titleToAlt
Biografia e plotë e yllit më të dashur të filmave Amerikanë. E gjithë bota e adhuron për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe mënyrën se si i jep dritë ekranit me filma si "Erin Brokoviç", "Buzëqeshja Mona Liza" dhe sigurisht, "Gruaja e Bukur". Por deri më sot gazetat sensacionale kanë botuar vetëm copëza nga jeta e vërtetë e Xhulia Robertsit. Biografi i njohur Xhejms Spada ka krijuar një portret të pasur dhe të hulumtuar deri në hollësi të Xhulias si aktore dhe si grua. Spada ka rrëmuar deri në zanafillën e prindërve të Xhulias në Xhorxhia për të nxjerrë në dritë të dhëna që të lënë me gojë hapur për prejardhjen e saj nga një familje e çrregullt, për fëmijërinë e saj të trazuar dhe jetën e hershme dashurore. Zbulimet që ka bërë mund të shpjegojnë arsyen se përse Xhulia i kaloi të njëzetat dhe fillimin e të tridhjetave duke u dashuruar pas një aktori në çdo film ku ka luajtur.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t'ia ndryshojë jetën kujtdo që do ta përjetojë. Në këtë libër do të mësosh si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës, me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. Sekreti përmban mençurinë e mësuesve të ditëve moderne, burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohjet e "Sekretit", ata sjellin në dritë histori mahnitëse, ku zhduken sëmundje, fitohen pasuri të mëdha, kalohen pengesa dhe arrihen gjëra që shumëkush i cilëson si të pamundshme.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Gra që dashurojnë me shpirt”, një libër shumë i kërkuar, që jep plot raste, ku janë vënë në dukje me shumë qartësi arsyet për të cilat shumë femra bien në dashuri me një mashkull të përshtatshëm për to dhe harxhojmë më kot energjitë e veta për ta ndryshuar. Dhe ndërkohë që shpresojmë që “ai” të ndryshojë, në të vërtetë janë femrat që përfshihen gjithnjë e më shumë në mekanizmin e të përshtaturit me këtë gjendje. Robin Norwood, tregon me simpati dhe kompetencë profesionale të padiskutueshme , rrugën për të njohur vetveten dhe për të vendosur ekuilibrin e ndjenjave .
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka si tematikë jetën praktike moderne dhe mënyrat e të sjellurit sot. Në këtë vepër do të gjeni: Si të përshtatemi me situatat e jetës moderne? Si të kujdesemi për veten, për familjen, për shtëpinë? Si t'i ndërtojme marrëdhëniet më të tjerët/ Si të komunikojmë e sillemi me këdo, pa lënë mënjanë aspektet e jetës profesionale, festat, hidhërimet, fenë, etiketat, këshilla për çdo aspekt të jetës njerëzore në këndvështrimin e kulturës moderne europiane, duke u futur në hollësitë më të imta të çdo qëndrimi.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Libri, “Të folmet qëndrore te shqipes së veriut” i autorit Bahri Beci, përmban disa kapituj të ndarë në: Të folmen e Mirditës, Matit, Luznisë së Dibrës dhe të Grykës së madhe të Dibrës. Për çdo kapitull trajtohen çështje si:fonetika, zanoret, bashkëtingëlloret, fenomenet fonetike, emri, folja, përemrat, format veprore, format jo veprore dhe format e pashtjelluara karakteristike për çdo dialekt të përmendur më sipër.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë i drejtohet një publiku frëngjisht-folës, të interesuar të mësojë shpejt e pa vështirësi gjuhën shqipe. Libri përmban një paraqitje të përgjithshme të veçorive strukturore të gjuhës shqipe, të alfabetit, të morfologjisë dhe sintaksës së saj dhe gjithashtu 15 mësime praktike me temë nga jeta e përditshme. Libri ofron një leksik tematik plotësues me rreth 1000 lema dhe shprehje të gjuhës së folur dhe tabela të zgjeruara gramatikore të lakimeve dhe zgjedhime në gjuhën shqipe. Libri synon të realizojë aftësi komunikuese të kënaqshme, formimin e automatizmave gjuhësorë dhe komunikim të rrjedhshëm me shqipfolësit në jetën e përditshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë ju ofron: • Një paraqitje të përgjithshme të veçorive strukturore të gjuhës shqipe, të alfabetit, të morfologjisë dhe sintaksës së saj. • 15 mësime praktike me temë nga jeta e përditshme. • Një leksik tematik plotësues me rreth 1000 lema dhe shprehje të gjuhës së folur. • Tabela të zgjeruara gramatikore të lakimeve dhe zgjedhime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Rritja e fëmijës botohet në bashkëpunim me Practical Parenting, revista për prindër më e lexuar në Britani. Ai ju ndihmon në shumë prej shqetësimeve më të zakonshme prindërore. Libri mbulon gjithçka që doni të dini, që nga përkudesja ndaj toshnjës deri te ndihma në zhvillimin e fëmijës për të qenë aktiv dhe i përgatitur për veprimtaritë parashkollore. • Këshilla nga ekspertët e Practical Parenting të cilave mund t'i besoni plotësisht. • Përgjigje të qindrave pyetjeve, duke filluar nga shëndeti, të nxënët, zhvillimi dhe sjellja. • Zgjidhje të suksesshme të problemeve të zakonshme, si përshembull përgjumja e foshnjës, mësimi me oturakun dhe kalimi i krizave të inatit.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Besojmë se ky botim në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të luajë rolin e tij njohës dhe edukativ, si një përpjekje pozitive në afirmimin e vlerave, fakteve e dokumenteve historike. Është një nderim dhe mirënjohje ndaj përkushtimit të asaj pjese të kujtesës kombëtare, e cila mbas epokës heroike skënderbejane të shekullit XV, përbën një kulminacion të ri të historisë në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, afirmon dinjitetin, forcën krijuese, kuptimshmërinë e sakrificave, vetëmohimin dhe shikimin largpamës të shqiptarëve, dashurinë e tyre për atdheun dhe kombin e vet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kërkesa për të hequr dorë nga iluzionet rreth gjendjes së vet është kërkesë për të hequr dorë nga një gjendje që ka nevojë për iluzione. Kritika ka flakur tej nga vargonjtë lulet false që i zbukuronin ato, jo që njerëzimi të vazhdojë t'i mbajë këta vargonj në formën e tyre të zhveshur nga çdo lloj gëzimi e çdo lloj kënaqësie, por që t'i flakë këta vargonj e të zgjatë dorën drejt një luleje të gjallë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në vizionin e Oshos, Zarathustra është, si të thuash, një njeri i përparuar dhe i shquar: njeri, i cili mund të qeshë e të derdhë lot njësoj si secili prej nesh, i cili mund të përjetojë tmerrin dhe teprinë e ndjenjave, krenarinë dhe vetëmohimin, dobësinë dhe fuqinë. Ai flet me ne fare haptas, duke ia lënë plotësisht gjykimit tonë, të jemi dakord apo jo, ta mbështesim atë apo të ecim në rrugën tonë. Dhe çdo gjë që na ka mësuar ai, na e ka mësuar si mik, duke çarë përmes të gjitha hyrjeve dhe daljeve drejt rrugës së të vërtetës, duke parë me vëmendje të përqendruar çdo hap dhe kthesë. Kështu që çdo bisedë e Oshos bëhet mësim për një temë të veçantë, kurse çdo temë është një hap në thellësi të udhëtimit. Kështu lindi "Perëndia që mund të vallëzojë" - njeriu që bëhet Perëndi, njeriu që guxoi të hiqte të gjitha prangat e virtyteve të rreme e të vlerave, i cili merr guximin të vallëzojë në pafajësinë tokësore dhe nga gëzimi i tepërt, duke kënduar "të shenjtën" po të vetë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njerëzit e arsyeshëm, të ndjeshëm, krijues, synojnë ta ndiejnë atë parajsë, të cilën dikur e kanë njohur dhe për të cilën u kanë mbetur, fatkeqësisht, kujtime të dobëta. Ata fillojnë ta kërkojnë atë përsëri. Kërkimi i parajsës është një kërkim i ri i fëminisë. Natyrisht, trupi juaj tanimë nuk do të jetë më asnjëherë fëminor, mirëpo vetëdija juaj mund të jetë aq e pastër, si vetëdija e fëmijës. Këtu qëndron i gjithë sekreti i ngjitjes mistike: të bëhesh përsëri si fëmijë, i pafajshëm, me dituri të pafëlliqur, që nuk di asgjë, që çdo gjë që ndodh rrotull e vështron me kureshtje të madhe dhe me ndjesinë e së fshehtës, të cilën është e pamundur ta humbasësh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Marrëdhëniet e ndërsjella midis njeriut dhe shoqërisë qysh prej shumë kohësh kanë tërhequr vëmendjen e filozofëve që përpiqeshin të përcaktonin se cili nga elementët e kësaj opozite të dyfishtë është parësor. Të jetë, vallë, antisocial individi nga vetë natyra e tij, siç thoshte Z. Frojdi, apo, në të kundërtën, njeriu është kafshë shoqërore, siç mendonte K. Marksi? Orvatje për t'i pajtuar këto pikëpamje të kundërta ka bërë themeluesi i "psikoanalizës humaniste" Erich Fromm. Shoqëria është e infektuar me zvetënimin e individit: kultura masive, arti masiv, politika masive, kushtëzohen nga tërësia e të gjitha kushteve të jetës së shoqërisë industriale të kohës sonë. Kjo sëmundje mund të shërohet vetëm duke fituar lirinë pozitive, lirinë jo në vetvete, jo shkatërruese, por "lirinë për diçka", duke kaluar nga gjendja "të kem" në gjendjen "të jem". Dhe vetëm një shoqëri, pjesëtarët e së cilës gëzojnë liri pozitive mund të quhet e shëndoshë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në dashuri ka tri përmasa. Një përmasë është ana shtazore: ky është vetëm epshi. Përmasa tjetër është ana njerëzore: ajo është mbi epshin, seksualitetin, ndjeshmërinë. Dashuria nuk është shfrytëzim, por shkëmbim i ndërsjellë i qenies, gëzimeve, muzikës, poezisë së kulluar të jetë. Kjo është bujari e ndërsjellë. I pari krijon skllavëri, i dyti të jep liri. Dhe përmasa e tretë e dashurisë është ana hyjnore: kjo ndodh kur nuk ka objekt dashurie, kur dashuria, në përgjithësi, nuk është marrëdhënie, kur dashuria bëhet gjendje e qenies tënde. Ti thjesht dashuron, jo i dashuruar në diçka në veçanti, por thjesht je në gjendje dashurie dhe çfarëdo që të bësh, ti e bën atë me dashuri; cilindo që të takosh, e përshëndet me dashuri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve. Përkundrazi, jam i mendimit se shumë gjëra flasin në të mirë të atyre njerëzve (për mua, edhe ata janë një lloj filozofësh), që janë mosbesues ndaj filozofisë akademike. Sidoqoftë unë jam një kundërshtar i vendosur i teorisë që qëndron e pashprehur dhe e paverifikuar në themel të esesë brilante të Waismannit. E kam fjalën për teorinë lidhur me ekzistencën e një elite intelektuale dhe filozofike. Autori
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nëse arrini të jetoni çastin e volitshëm, pikërisht atë që ekziston vërtet i plotë, vetëm atëherë mund të dashuroni. Dashuria është një lulëzim i rrallë dhe ndodh vërtet rrallë. Miliona njerëz jetojnë me iluzionin e rremë se gjoja dashurojnë. Përkundrazi, ata besojnë se dashurojnë, por nuk dashurojnë përnjimend. Dashuria është lulëzim i rrallë. Njerëzit që e shijojnë bukurinë e dashurisë janë të rrallë, sepse kjo ndodh vetëm nëse nuk ekziston frika. Kjo do të thotë që dashuria mund të ndodhë vetëm te njeriu besimtar dhe me botë të ndjeshme shpirtërore. Seksi është i mundur për të gjithë, njohja është e mundur për të gjithë, por jo dashuria.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ajo që duhet të mësojmë është kjo: Mund të jetosh kaq gjatë, por sapo mendon për vdekjen, fillon e dridhesh përsëri. Mos ki frikë dhe mësoje mirë këtë gjë, vdekja mund të vijë në çdo çast dhe ti duhet ta mirëpresësh. Ti do të jesh absolutisht gati në çdo çast për të shkuar. Para një njeriu të tillë edhe vdekja do të mposhtet. Vdekja mposhtet vetëm prej atyre njerëzve që janë gati në çdo çast pa kundërshtuar. Ata bëhen të pavdekshëm, ata bëhen Buda
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pjesa më e madhe e njerëzimit duhet ta mësojë nevojën e kuptimit të drejtë të botës. Vetëm atëherë njeriu mund të bëhet me të vërtetë njeri. Tani njeriu mbetet njeri vetëm nga emri; në fakt ai ende nuk është shndërruar në njeri, meqenëse i mungojnë cilësitë e nevojshme: nuk ka dhembshuri, nuk ka dashuri, i mungon meditimi. Mungojnë lutja, mirënjohja, as festë nuk ka. Kryesorja është të kuptohet drejt e gjithë situata. Po si ka vepruar deri më tani njeriu? Çfarë nuk ka bërë drejt? Pse ka aq vuajtje rreth e rrotull? Pse nuk e shohim kurrë thelbin e vërtetë të problemit?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeta është aventurë: Shkohet vetiu rrugës, gjithnjë larg e më larg. Dhe sa më larg shkon, aq më i vuajtur dhe më i mjerë bëhesh. Vihesh në kërkim të lumturisë, por sa më shumë që e kërkon, aq më shumë largohesh prej saj. Ju mund ta shikoni këtë në jetën tuaj! Kjo nuk është filozofi. Ajo është thjesht një fakt. Secili është në kërkim të fatit, në kërkim të lumturisë. Por sa më shumë largohesh, aq më i varfër bëhesh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Historia i përket atij që jeton në marrëdhënie të trefishtë: si qenie që vepron e që përpiqet, si qenie që ruhet dhe që respekton, dhe më në fund si qenie që e ruajnë dhe që ka nevojë të çlirohet. Kësaj tresheje marrëdhëniesh i përgjigjet edhe një treshe llojesh të historisë, sipas së cilës ne mund të dallojmë këto lloje historish: monumentale, antike dhe kritike. Para së gjithash historia i përket njeriut veprimtar dhe të fortë, atij që bën një luftë të madhe e që ka nevojë për modele, mësues, ngushëllues dhe nuk mund t'i gjejë këta midis bashkëkohësve dhe në kohën e tashme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Cila është rëndësia e vërtetë e tempullit? Pse ujërat e Gangut zotërojnë veti të veçanta shëruese? Si ta shfrytëzosh fuqinë e "syrit të tretë"? Dhe çfarë të fshehtash mund të na zbulojë astrologjia? Autori i fton lexuesit në udhëtimin e habitshëm drejt dijeve të lashta, prej burimeve të të cilave kanë dalë të gjitha shkencat e sotme. A do të mundemi ta shfrytëzojmë ndihmën e mjeshtrit të përndritur? Gjithçka varet prej nesh.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania