titleToAlt
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare. Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve më të njohur, në Amerikë dhe Evropë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër u bë President i Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Libri më i ri publicistik i përkthyesit, shkrimtarit dhe publicistit Amik Kasoruho, “Pa mëri” (publicistika e jetës sime)”, përmbledh shkrime dhe intervista të autorit të dhëna gazetarëve të ndryshëm shqiptarë. Libri ka strukturë të ndërtuar vetëm përmes shkrimeve, letrave dhe intervistave. Vlera e këtij libri është se një përkthyes i ri mundet të gjejë këshilla të thjeshta dhe të mençuna për të ardhmen e tij, një gazetar i ri mundet të mësojë si të eksplorojë në botën e një njeriu që për shkak të jetës, rrethanave, punës dhe vullnetit ka krijuar një profil të veçantë dhe të tejmbushur me tituj librash të përkthyer, libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Komente editoriale Redaktori i këtij libri, Alfred Lela, për autorin thotë se, si i tillë me dhimbjen, por i papërkulur, me moshën, por i paplakur, Amik Kasoruho na dëshmon me anë letrash dhe gjestesh se ai është “Nji njeri i letrave dhe një gentëllmen”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Menstruacionet, gjinekologu, seksi, kontraceptivët, riprodhimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, aborti, menopauza...Të gjitha këto çështje si dhe shumë të tjera, vijnë në këtë libër-manual si një bisedë miqësore midis një mamaje gjinekologe dhe vajzës së saj gazetare. Stili praktik e bën këtë manual të nevojshëm për të gjithë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme? Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty. Në botën e gjerë të letërsisë jo-artistike, Malcom Gladwell-i është një talent pothuajse i jashtëzakonshëm. “Sekretet e Suksesit” është një libër shumë i këndshëm që të bën të mendosh mbi teoritë e tij origjinale me ditë të tëra pasi ta kesh lexuar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Faza e vështirë e tranzicionit e shënjuar nga shthurja e shtetit (në Shqipëri) dhe lufta (në Kosovë e Maqedoni) nuk ka përfunduar në hapësirën gjuhësore shqiptare. Strukturat e shoqërisë civile arritën të formohen vetëm në kushte pikënisjeje nga më modestet. Në thelb në Shqipëri elitat e vjetra e ruajtën pushtetin e tyre. Kjo do të thotë, se ato, si instrument i rëndësishëm pushteti, nuk e lëshuan nga dora as kontrollin mbi të kaluarën. Shkenca historike shqiptare vijoi edhe tradita të tjera të epokës komuniste. Ajo nuk e merr parasysh fare ose thuajse fare shkencën ndërkombëtare, por izolohet sa mundet prej saj. Historianët shqiptarë marrin pjesë shumë rrallë në tubime ndërkombëtare. Për këtë arsye nga ana metodike studimet kanë mbetur në pjesë të madhe në gjendjen e fillimviteve pesëdhjetë, kur studimet shqiptare u ngritën me ndihmën e Bashkimit Sovjetik; edhe më të vjetra janë metodat që etërit themelues të historiografisë shqiptare patën mësuar më së shumti në Austrinë e viteve tridhjetë. Në përputhje me këtë, studiues të jashtëm, rezultatet e të cilëve nuk përkojnë me kuadrin nacional-stalinist të historisë, ashtu si dhe intelektualë vendas që përfaqësojnë mendime të ndryshme, përgojohen shpesh me argumente apo sajesa jashtëshkencore. Një kulturë debati shumë e dobët, shenjë e një mungese të ndjeshme të shoqërisë civile, vështirëson mjaft shkëmbimin shkencor. Kësaj i shtohet fakti që studiuesit e specializuar e kanë humbur prej kohësh epërsinë interpretuese mbi historinë. Nga revistat e pakta, që pasqyrojnë më së miri ngurtësinë mendore dhe armiqësinë ndaj diskutimit të historiografisë, në masmediat dhe në forumet e internetit është depozituar debati që shpesh nuk plotëson as edhe kriteret minimale të cilësisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky është një album i cili i kushtohet 100-vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarsisë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Veprimet që veprojnë përmbi kombet, kaq të shumta janë, të largëta e të mpleksura, sa shumë herë, shkoqitja e këtyre është e pamundshme. Por megjithëkëtë, kjo gjë s'na ndalon dot të mejtohemi për shkoqitjen e tyre. Se historia e kombeve të sotëm dhe ajo e kombeve të shkuar që kanë ardhur mbi faqen e dheut, studimi i klimës, i vendit, mbi njerëzit, mbi kombet, na kanë zbuluar mjaft të vërteta, për të dhënë kurajo të shkoqitim këto ngjarje. Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e tij, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë, se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot? Arbëri e vjetër, meqenëse fjala Shqipëri është fjalë e re, ndaj vjetërsisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri; se kjo fjalë i kap të gjitha viset që kanë pasë ndenjur qëmoti, gjithë vëllazëritë arbnore. Arbëria ndahej në tri pjesë të mëdha: Iliria, Epiri, Maqedonia.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të djelë për të djelë çunat e asaj Korçës jetike Shqiptare i merrnin dhe i çonin në Bobushticë edhe u mësonin marrshin e Greqisë. "se gnorizo apo tin kopsi" "tu spathiu tin tromeri" "se gnorizo apo tin opsi" "pu me via metra ti gji". Kur dilte Hoxha në minare, oficeri grek mështillte çunat dhe u thoshte: Këta u kanë vrarë, e u kanë prerë, përgatituni për ti luftuar deri sa të zhduken. Po të vërejmë një hartë etnografike të shtypur nga Ministria e arsimit e Greqisë për shkollat greke, shohim me ngjyrë greke jo vetëm Korçën, Gjirokastrën, e Çamërinë, por edhe Durrësin edhe Elbasanin. Më 1885 një grup idealist frëng- italian edhe anglez, vendosën që të bëjnë propagandë për një konfederatë Ballkanike. Grumbull u nisën e shkuan në Athinë; një grup politikanësh grek të kryesuar nga një politikan i famshëm i quajtur Vurgari. Kur anglezët biseduan për krijimin e shtetit shqiptar, kryetari grek me gjak në fytyrë thotë: Ç' është ajo Shqipëri! Shqipëria është e destinuar të jetë me Greqinë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Romiti i bën Paolo Madron-it një rrëfim të kthjellët dhe herë pas here të pamëshirshëm, që duke ripërshkuar fillin e kujtimeve na lejon t'i lexojmë nën një dritë të re 50 vitet e ftindit të kapitalizmit italian në mënyrë që të rimarrim hovet pozitive duke shmangur gabimet e bëra gjatë rrugës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky studim me vlera shkencore, është i pari i këtij lloji, që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme. Është e para herë, që në librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit, që prej pesë shekujsh.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, doku-mentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar. Jeta dhe veprimtaria e Sali Butkës gërshetohet me ngjarjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare e demokratike të cerekut të parë të shekullit të njëzetë. Ata që e njohën mirë e nga afër Sali Butkën, që e shikojnë veprimtarinë e tij nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë kombëtare gjatë pushtimit turk e në vitet 1912-1920, si edhe nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë demokratike në vitet 1920-1924, e vënë patriotin e shquar në radhën e atyre që shkrinë gjithë jetën për lirinë e pavarësinë e atdheut. Një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim jep edhe kjo vepër e Sabri Godos.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sabri Godo e shkruan Skënderbeun e tij për ta bërë më të qartë atë që është paraqitur e mjegulluar; për ta kthyer për së mbari atë që, si e thotë vetë, është paraqitur së prapthi dhe për ta bërë të shumëkutimshme atë që është thjeshtuzuar kuptimisht. Ai hulumton të vërtëtën historike duke shfrytzuar dokumentet , aty ku dokumentet nuk mungojnë; duke përdorur fiksionin; aty ku dokumentet nuk janë lënë dhe duke e përdorur me dhunti të rrallë magjinë e fjalës- Si në rastin e parë ashtu dhe në rastin e dytë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër i Umberto Galimbertit është një hetim i thellë dhe i kthjellët i situatës së të rinjve. Është një libër për të rinjtë sepse të rinjtë, megjithëse nuk e dinë, ndihen keq. Dhe jo për shkak të krizave të zakonshme ekzistenciale që skërpitin me yje rinie, por sepse një bujtës turbullues, nihilizmi, sillet mes tyre, depërton në ndjenjat e tyre, u ngatërron mendimet, u fshin perspektivat dhe horizontet, u ligështon shpirtin, u trishton pasionet duke i bërë këto të zbërdhulëta.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale. Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrize, vlerat e së cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politike për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shkruar nga një grup ekspertësh - doktorë, mami, kujdestarë të shëndetit dhe studjuesish nën drejtimin e një obstreteje në detyrë. Ofron këshilla praktike dhe të sigurta në të gjithë aspektet e shtatëzanisë dhe prindërimit të hershëm, nga kujdesi paralindjes për të cilin keni mjaft nevojë dhe deri te konsideratat emocionale, se si të kujdeseni per të sapolindurin tuaj dhe trupin tuaj pas lindjes. Tregon zhvillimin fizik të bebes në uterus javë pas jave - duke përfshirë ilustrime me përmasa jetësore. Një seksion special që mbulon momentet kyçe të secilit tremujor dhe ju ndihmon të mbani shënime per kontrollet e rëndësishme pa problem kujtese.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe. Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. Për fillimet e shtetit shqiptar është folur dhe do të fiitet shumë. Por udhëtimi i Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë do të mbetet fara e asaj historie të re, prandaj nuk do të harrohet kurrë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që të torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo, ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë, ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por, gjithsesi, unë në këtë Vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por, kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe, më në fund, me krijimin tënd.Trishtimi në fakt, është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde; kurse, gabimi, është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, po në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar. Që të mund ta arrijë këtë ajo duhet të mbështetet në fakte të pakundërshtueshme e të dokumentuara me akte e dëshmi të besueshme dhe me një analizë të mirëfilltë shkencore e me ndershmëri. Publikimi i dokumentacionit historik do të pamundësojë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Ky ka qenë edhe synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi, t'i japë lexuesit, mbështetur në dokumente autentike, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinonet apo kujtimet e protagonistëve, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh dhe jo të njëjta. Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizjeje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave. Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të vendosim saktësisht në kohë ngjarjet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmitarët që dëshirojnë të flasin. Dhe dëshmitë janë të besueshme kur thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe që gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell profilin e figurave kryesore të shtetit tonë nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu; nga Fatos Nano tek Sali Berisha. Njëqind vjet më pas, koha ende s'i ka fashitur pasionet dhe kontraditat që shoqëruan krijimin e shtetit shqiptar. Njëqind vjet më pas, shqiptarët do të festojnë të gjithë bashkë krijimin e Shtetit të Shqipërisë. Do të nderojë ata që kontribuan për krijimin e këtij shteti dhe ata që i dhanë atij formë dhe jetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndonjëherë një libër i vetëm mund të ndryshojë një burrë të tërë. Që sot vendosjani këtë libër mbi jastëk! E pra, kështu është! Njeriu nuk ka pse të jetë çmendurisht i pasur apo tejet i bukur për të bërë një femër të lumtur. Nuk është e thënë të kesh një makinë sportive apo gjithë kohës të jesh në humor të mirë për t'i rënë në sy të dashurës. Gjithashtu nuk ke pse t'i biesh pianos, megjithëse kjo e fundit me raste të veçanta nuk është aspak e gabuar. Por janë vetëm disa gjëra, të cilat një burrë duhet t'i ketë përzemër. Janë gjëra të thjeshta. Shumë shpesh madje fare të vogla. Gjëra, të cilat një gruaje i thonë: Të dua! Të mendoj seriozisht. Ti je princesha ime. Dhe unë do të ta fus makinën në garazh, kur ti të jesh tepër e lodhur. Ky këshilltar i nevojshëm për meshkujt dhe i këndshëm për femrat tregon atë çfarë duan në të vërtetë gratë. Që nga takimi i parë deri te për të fundit herë "Të dua". Kur i bën një dhuratë, e ngushëllon, e pyet, e ndihmon, në krevat, në natyrë dhe sido e kudo që të jetë!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
I konceptuar në formën e një teksti hyrës në fushën e shkencave ligjore, përmes një stili të qartë, një gjuhe të thjeshte e të drejtpërdrejtë, shembujve të huazuar nga përvojat vetjake dhe praktika e pasur mjeko-ligjore vendase dhe e huaj, ky libër synon të jetë një ndihmës e bashkudhëtar i punonjësve të organeve të drejtësisë gjatë punës së tyre në administrimin e drejtësisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë tekst Daniel Ndreu ka shtjelluar për studentin një panoramë të përgjithshme të globalizimit në të tre nivelet e analizës: individuale, të shtetit dhe sistemit ndërkombëtar. Ai i tërheq lexuesit duke analizuar të gjithë procesin e globalizimit dhe avantazhet ekonomike, si dhe pasojat që priten për shkak të këtij procesi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Duke lexuar këtë libër, "Dritëhije mbi marrëdhëniet ndërkombëtare", njeriu nuk mund të mos befasohet dhe njëkohësisht të mos e ndjejë veten se ka përpara një punim jo aq të zakonshëm. Studimi në fjalë është një grup artikujsh dhe analizash të shkruara në një hark kohor relativisht të shkurtër, të cilat i transmetojnë lexuesit një varg mesazhesh politike që kanë vlerë për të ardhmen dhe të sotmen. Prej tyre mund të mësojë një specialist i politikës ose diplomati, ashtu sikurse dhe një intelektual apo lexuesi i thjeshtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Teme Sejko: “Qëllimi kryesor i këtij takimi, me Haki Rushitin dhe Panajot Plakun, ishte përgatitja e tyre për mbledhjen që duhej të zhvillohej në Greqi dhe në të cilën do të shqyrtohej plani i kryengritjes së armatosur. Pastaj Panajoti na tha diçka për idenë e kryengritjes së armatosur që përgatitej këtu dhe për ndërhyrjen ushtarake, e cila përgatitej jashtë vendit. Mendohej se Shqipëria veriore do të kalonte në sferën e ndikimit material dhe moral të jugosllavëve, atëherë kur Shqipëria jugore do të kalonte në sferën e ndikimit material dhe moral të grekëve, rajonit të Çamërisë do t'i jepej autonomia brenda kufijve të shtetit grek".
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania