titleToAlt
Akseli dhe Beatrisi janë një çift pleqsh, që nisen në kerkim te djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që ua ngaterron dhe fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, perballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: nje barketar i ngjashem me Karontin. qe shpie çifte si ata drejt një "ishulli me eilësi të veçanta", duke lënë shpesh ne toke vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga perbindesha dhe pre e superstieioneve mizorë; elf. kukudhë. dragonj. sheronjes dhe murgj te pabesë. nje kalorës. sër Gavinin. me sjellje kaloresiake dhe donkishoieske, nje luftëtar trim e te paepur dhe nje djale riosh të pambrojtur... Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së basbku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime te bukura dhe dhembje te thella, një dashuri qe ka kapëreyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mire dhe kaq të thella, saqe asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin te flasë qartë per to. Ky udhetim do t'i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fortë të thellë dhe të pazgjidhshme. "Gjiganti i fjetur" eshtë një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën ,si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm ne jetën e individëve, por edhe të vendeve e popujve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Regjimi totalitar mund të fillojë me censurën, por vetëm duke e çuar më tej - sepse nuk kërkon aq t'u imponojë qytetarëve çfarë nuk duhet thënë në publik, sa t'i stërvitë këta për ta riprodhuar veten në publik duke thënë ato që duhen thënë, pra nëpërmjet indoktrinimit. Indoktrinimi paraqitet si e kundërta e censures, sepse ka natyrë (logjikisht) pozitive; të bën të thuash gjëra të caktuara dhe, përkatësisht, të marrësh fjatën në rrethana të caktuara, të skriptuara. Individi gjuhësisht i indoktrinuar flet në publik me para fabrikate, ose me fraza të përdorura prej të tjerëve, duke e lejuar veten të flitet nga ligjërimi i tjetrit. Qytetarët të cilëve liria e fjalës veç u mohohet, okupojnë nivelet më të ulëta të hierarkisë sociale; për të bërë përpara, nuk mjafton të mos thuash atë që nuk i pëlqen pushtetit, por duhet të thuash atë që i pëtqen pushtetit. Kjo e dyta i kërkon qytetarit edhe punë ligjërimore për konstituimin e rendit publik totalitar. Puna ligjërimore është punë e mirëfilltë, që angazhon trupat dhe mendjet e folësve publikë: zërin dhe aparatin e nyjëtimit të fjalës, frymën, duart - në rastin e të shkruarit -sytë dhe veshët; vëmendjen dhe mendjen. Njerëzit komunikojnë mes tyre për të shkëmbyer informacion dhe emocion; për të riprodhuar komunitetet dhe veten si subjekt social; per t'u organizuar në punë dhe në kohën e lire. Njerëzit e indoktrinuar punojnë për të siguruar hegjemoninë e doktrinës - duke e kthyer komunikimin publik në një lloj radioje intertekstuale, ku veç rimerren dhe risillen në vëmendje blloqet e gatshme të thënieve të tjetrit
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç'thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur. Pikërisht ky merak do të bëhet shkas që ajo të bëjë një gabim të pafalshëm, i cili do të sjellë vërdallë një qytet të tërë dhe do ta detyrojë edhe Stelën, moskokëçarësen më të madhe që keni njohur ndonjëherë, ta mbajë të fshehtë burrin që dashuron. Por cili është ma'shkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën asaj dhe si do t'ia dale Stela të sabotojë planet e së ëmës?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me poshtë do të gjeni thjesht shënimet e një kompozitori për shkrimtarin më të madh të letrave shqipe, me një fokus të vetëm: muzika në procesin krijues dhe në krijimtarinë letrare të Kadaresë, përmes një leximi muzikologjik dhe etnomuzikologjik të saj. Është një proces i vështirë, pasi duke pasur në thelb të kuptuarit e procesit shumëpërmasor të krijimit, jemi të një mendjeje me Helena Kadarenë kur thotë se "zanafillën e rrënjëve të një vepre shkrimtari nuk donte ta shpjegonte, sepse edhe të donte, s'do të dinte, edhe të dinte, s'duhej se kjo bënte pjesë në urdhrat e artit"
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij. Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale? Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë. Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin. Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri përbëhet nga 26 krerë, të radhitur simbas tematikës në vijimësi të proceseve teknologjike. ri.enderime gjithashtu Shtëpii Fillohet me 'lëndën e parë", me rrushin, në vështrimin e përbërjes kimike dhe përmbajtjes së lëndëve ushqyese - të pjekjes - të vjeljes së tij. Vijohet me përpunimet e mushtit dhe me biologjinë e tharmeve/fermenteve e tharmimet/fermentimet alkoolore dhe ato mollore-qumështore/malolaktike me veçantitë e prodhimit të verërave të kuqe, të bardha etj., me proceset e verëzimit siç janë zbrujtja/macerimi, rienësimet/toçitjet, filtrimi, stabilizimi, pjekurimi/maturimi, moshimi; për të përfunduar me sëmundjet në verë. Libri përmbyllet me krerët për prodhimin e verërave biologjike dhe të atyre shtëpiake, për shishezimin e verërave dhe ngjërimet/degustimet e tyre. Lëndët shtesë dhe ndihmëse në proceset verëtare, aparaturat, mjetet, pajisjet etj. që përdoren në venari/bodrum/kantinë, paraqiten në përmasat që i takojnë këtij lloji libri.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Krahina e Gollobordës (Kalabardhës) është e njësuar me Dibrën që në lashtësi, kur banohej nga fisi ilir i penestëve. Në mesjetë feudalët arbërorë dhe ngjarjet historike, për këtë krahinë, kanë qenë të njëjta me Dibrën e epërme. Sot, kur shkruajmë për historinë, duhet të paraqesim saktë të kaluarën, në mënyrë që në të ardhmen të mos fshihet nga kujtesa, nga brezat që do të vijnë. Globalizmi gjithnjë e më i madh i shoqërisë, imponon ndryshime të shumta në jetën e secilit prej nesh, ku kulturat e ndryshme po deterritorializohen dhe konvergjohen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka një qëllim serioz: të nxjerrë në shesh supozimet që qëndrojnë pas dogmave mbizotëruese ekonomike të sotme.Ekonomisti I duartrokitur, Ha-Joon Chang na tregon me mprehtësi e me një mendje ironike se të gjitha zgjedhjet ekonomike janë edhe zgjedhje politike dhe ka ardhur koha të jemi të ndershëm për to. 23 Çështje për Kapitalizmin të Cilat Nuk ua Thonë, zbulon se si funksionon kapitalizmi global dhe se si nuk funksionon ai.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Takimet nuk janë shpërdorim i kohës në rast se ato menaxhohen siç duhet. Duke u nisur nga përvoja e tij në fushën e e konsulencës, Brian Tracy, ka mësuar në praktikë se çfarë funksionon në takime dhe se çfarë jo. Tani në këtë udhëzues konciz, ai zbulon idetë për ti bërë takimet një mjet më të fuqishëm për të zgjidhur problemet, marr vendimet, shkëmbyer ide dhe për të arritur rezultate shpejt. Këtu do të mësoni se si të : Përcaktoni një axhendë të arritshme. Strukturoni takime në bazë të llojit, vetëm për vetëm apo në grup, informuese ose për zgjidhjen e problemeve, të brendshme ose të jashtëme, Mbani në rend diskutimet. Shmangni mendimin e grupit, Kërkoni me ngulm të përmbyllni, Arrini pajtimin për hapat e veprimit, caktimin e përgjegjësis dhe afateve. Maksimalizoni përfitimin nga koha e investuar.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Teksti që po ju paraqitet, është përmbledhje e mësimeve që kemi zhvilluar mbi këtë lëndë me studentë dhe mjekë, që prej vitit 1956. Ky libër mbi Tuberkulozin osteoartikular është zhvilluar pas përvojes sime 60-vjeçare si specialist në këtë fushë. Teksti i përgjigjet kryesisht programit të luftës kundër T.B.Q mbas diskutimit dhe konsultimit të PKT. Besoj se do t'u vlejë jo vetëm studentëve, por edhe çdo mjeku për t'u konsultuar, sa herë që do ta shohë të nevojshme. Ai mund t'u shërbejë si 'Vademekum' edhe mjëkeve pneumologe; që të njohin Tuberkulozin si sëmundje të organizmit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
« Deri te nënshkrimi i memorandumit erdhëm fale vullnetit të shefes së redaksisë së gjuhës shqipe, drejtorit Wang Gengnian dhe ambasadores Jiang Yu. Të gjithë ishim të motivuar për të institucionalizuar bashkëpunimin, si një nevojë e re komunikuese dhe i kaluam shpejt procedurat administrative e zyrtare, që jane pjesë e arsyeshme e komunikimit mes shteteve. U hap dritarja jone në CRI, po ashtu edhe dritarja e CRI në faqen e ATSH-se, u rrit shkëmbimi i lajmeve, fotot tona shpërndaheshin në mediume të ndryshme kineze dhe Shqiperia kishte një prezencë të shtuar në rrjetin mediatik kinez. Informacionet përcilleshin të drejtpërdrejta, refererencat ishin CRI dhe ATSH. CRI është një institution mediatik mjaft prestigjioz. Ajo transmeton në mbi 65 gjuhë të botës dhe mbetet një referencë mediatike e patjetërsueshme. Por edhe redaksia e vogël e shqipes, ku drejtonte Vera, ka peshën dhe rëndësinë e një mediumi që nuk përcaktohet fare nga numri. Ajo çfarë transmeton ka një vlerë të konsiderueshme jo vetëm për rëndësinë e lajmit, por edhe për diafragmën e madhe të transmetimit. Kjo redaksi i ka ndjerë mbi lekurë rete kalimtare të politikës, por ka ditur të orientohet mirë për të ruajtur ndjenjat e mirëkuptimit e të miqësisë. Mund të duket paksa patetike, por në fakt është në thelbin e punës së redaksisë, që seksioni shqip ka qenë gjithnjë në vullnetin pozitiv për të kontribuar në afrimin e dy popujve me njëri-tjetrin. E kam konsideruar një pedanë të fuqishme, hapin qëe hodhëm për t’i zgjeruar marrëdhëniet dhe çdo ditë që mbushej me informacione nga vendet tona respektive e dëshmonte këtë...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundershtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës. Në këtë libër, ajo tregon se ç'do të thote të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç'sfida duhet të kalojë një grua për t'u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjërë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë. Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i papreçedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi "I" Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t'i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh më shumë se 20 artikuj, ligjërata dhe biseda të prof. Fei Xiaotong, nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Tema e tyre qëndrore është se si qytetërimet do të bashkëjetonin në kontekstin e globalizimit të shpejtë. Fei propozon konceptin e tij "të vetëdijes kulturore", të përmbledhur shkurtimisht në aksiomën secili vlerëson më të mirën e vet, vlerëson më të mirën e të tjerëve, të gjithë vlerësojnë së bashku më të mirën për një harmoni më të madhe të të gjithëve". Ky koncept është rezultat i një pune studimore shumëvjecare në këtë fushë, dhe përfaqëson një sintezë të formimit të tij perëndimor dhe mendimit tradicional kinez.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nuk e dimë as pse u lindëm dhe as se çdo bëhet me ne pas vdekjes. Jemi të gjithë të humbur. Pyetjes çfarë bëj unë në këtë botë? përpiqet t'i japë pergjigje ky manual xhepi, që nuk ka ambicie tjetër veçse të përshkruajëme guxim, naivitet e ngazëllim, këtë botë që duket si e pavërtetë e ku na kanë flakur pa na pyetur. Manuali synon gjithashtu të japë sa të jetë e mundur edhe udhëzime të shkurtra nëmenyrë që të nxjerrim prej kësaj bote pak kënaqësi e në qoftë e thënë, edhe pak fisnikëri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vrasja e Sokolit ,jeta ,politika dhe vdekja e politikanit .Intervista dhe dëshmi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Anija hapesinore Toka ndjek me shpejtesi te larte rrugetimin e saj ne suazen e nje procesi me tri pamje: mondializim, oksidentalizim, zhvillim. Tashme gjithçka eshte e ndervarur, por njeherazi gjithçka eshte e veçuar. Njesimi tekno-ekonomik i globit shoqerohet nga konflikte etnike, fetare, politike, nga ngerçe ekonomike, nga degradimi i biosferes, nga kriza e qyteterimeve tradicionale por dhe te modernitetit. Nje mori krizash gershetohen kesisoj ne krizen e madhe te njerezimit, i cili nuk po ia del dot te behet njerezim. Ku po na çon rruga qe po ndjekim? Drejt nje perparimi te panderprere? Kjo eshte diçka qe nuk mund ta besojme me. Vdekja e oktapodhit totalitarzgjoi oktapodhin e fanatizmave fetare dhe nxiti ate te kapitalizmit financiar.Ata po e mberthejne perhere e me fort boten me tentakulat e tyre. Ulja e varferise po kryhet jo vetem me nje rritje te mireqenies materiale, por dhe me nje rritje tejet te madhe te mjerimit. Mos po shkojme valle drejt katastrofave te njepasnjeshme? Kjo ka gjase te ndodhe nese nuk ia dalim te ndryshojme rruge. Edgar Morini vendos ketu piketat e nje "Rruge" shpetimtare, e cila do te mund te formesohej permes nderthurjes se nje morie rrugesh reformatore dhe do te na çonte drejt nje metamorfoze me te habitshme se ajo qe krijoi shoqerite historike nisur nga shoqerite arkaike te gjuetareve mbledhes frutash dhe bimesh.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
... Deri sot në arkivat osmane nuk ishin gjendur dokumente mbi Sabatai Zevin. Kjo është edhe arsyeja që mbi Sabatai Zevin ishin thurur aq shumë teori konspiracioni, saqë është pretenduar se i gjithë dokumentacioni mbi Zevin që ndodhej në arkivat osmane ishte zhdukur. Libri që keni në dorë provon se teza të tilla nuk qëndrojnë dhe se, nëse Arkivi Osman do të hulumtohet me imtësi, do të jetë e lehtë gjetja e dokumenteve tëe shumta mbi Sabatai Zevin. Në këtë punim gjithashtu janë trajtuar edhe çështje si emigrimi i hebrenjve në Turqi, aktivitetet e tyre në vendin tonë dhe personalitete të njohura hebrenjsh që dolën në skenë. Të gjithë këta u trajtuan sipas periudhave përkatëse. Ndërsa pjesa që flet mbi mjekët hebrenj është edhe e para e llojit të vet të cilën e kemi përpiluar në mënyrë të detajuar duke shfrytëzuar burimet e dorës së parë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pas kapitullimit të Gjermanisë në Luftën II Botërore, James Milano, oficer i shërbimit sekret të ushtrisë amerikane/ drejtoi një grup te cilit iu besua detyra e shërbimeve sekrete, në periudhën e pasluftës në Austri. Duke shpikur teknikat e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dhe duke improvizuar metoda inteligjente, majori dhe grupi i tij krijuan konfuzion në forcat sovjetike dhe hapën rrugën e arratisjes per dezertorët Nga rrëfimet mahnitëse të James Milanos del në dritë një botë e errët, protagonistët e së cilës janë spiunët, prostitutat, kriminelët, refugjatët dhe heronjtë. "Ato ishin goditje që rvuk u dëgjuan askund, breshëri të Luftës së Ftohtë/ të shtëna në heshtje dhe me mjeshtëri nga oficerët e shërbimit sekret ushtarak, që vetëm pak muaj më pare kishin qene ne front. J. Milano ishte arkitekt i "Shtegut të minjve", këtij rrjeti tepër sekret, që i çonte dezertorët sovjetikë në një vend të sigurt në Perëndim. Zotësia e oficerëve e veprimet e guximshme përzihen me doza humori në këtë tregim të vërtetë e tërheqës, që jep mjaft të dhëna, që historia i ka lënë jashtë/' - Joseph P. DeSario Bashkautor i Crusade: Undercover Against the Mafia and KGB Koloneli James V. Milano, oficer i shërbimeve sekrete gjatë Luftës II Botërore, komandoi Shërbimin e Fshehtë të Ushtrisë për një vit e gjysmë pas luftës. Nga viti 1947 deri më 1950 ai ishte shef i operacioneve të forcave të dislokuara amerikane. Milano u tërhoq nga Ushtria më 1966. Patrick Brogani është korrespondent nga Uashingtoni për The Herald (Glasgou). Eshtë autor i një sërë librash të tjerë si: Deadly Business: The Story of Sam Cummings and Interarms, The Fighting Never Stopped dhe Captive Nations: Eastern Europe, 1945-1989.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kuvendi i Mukjes, ose siç u quajt në atë kohë "Lidhja e Mukajt", për analogji me Lidhjen e Prizrenit (1878), u mblodh në datat 1-2 gusht të vitit 1943, në fund të pushtimit Italian dhe në prag të pushtimit gjerman të Shqiperisë, pra, në një moment kyç të historisë dhe arriti të bashkonte të dy anët antagoniste politike dhe ushtarake të asaj kohe, organizatën e Ballit Kombëtar dhe Këshillin e Peëgjithshëm Nacionalçlirimtar, duke prodhuar Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, një nga më të rëndësishmet e më të veçanta në historinë moderne të Shqiperisë.Marrëveshja e Mukjes lindi si një nevojë për bashkëpunim mbarëkombëtar gjatë Luftës Antifashiste, për vetëmbrojtje e çlirim dhe për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore, siç u vendos atje. Marrëveshja e Mukjes është simbol i bashkimit, por edhe i ndarjes, i kompromisit historik, por edhe i mosmarrëveshjes, i unitetit kombëtar, por edhe i tradhtisë, i shansit historik, por edhe humbjes së këtij shansi, i fjalës së bekuar, por edhe i fjalës së mallkuar (siç u shkrua në atë kohë ), i luftës së përbashkët të të gjithë faktorëve politikë e ushtarakë shqiptarë kundër pushtuesve nazifashistë, por edhe të luftës civile brenda vetes, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Arbër Xhaferi është si një udhëkryq, që i bashkon rrugët shqiptare per të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotëmen e të ardhmen e shqiptarizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gure sig \mmk e meritori. Duket sikur të gjithë pajtohen me qënien e tìj në një pozicion si të ndërmjetëm mes të gjithëve e shumëçkaje, personazh me një status krejt unikal, i cili i ka lejuar vetes të synojë sintezën e shumëlakmuar po asnjëherëmbërritur të Shqipëriberjes, duke u marrë njëkohësisht edhe me histori, edhe me filozofi, eshe me kritikë, edhe me politikë, edhe me diplomaci, e gjithëhere duke ruajtur një distance higjenike nga të gjithë lëvruesit shqipfolës të këtyre lëmeve, ku ai ka parapëlqyer të bëjë rolin e bletes së urtë nektarëmbledhëse, pa u ndalur kurrë të bëjë grenxën e zhurmshme që pickon për t'u imponuar. Edi Rama Shkrimet dhe prononcimet e Arbenit kane pas influncë të madhe dhe shpesh kanë ngjall debate dhe polemika, te cilave ai nuk i ikte sepse besonte se shoqëria nuk mund të lëvizë dhe të zhvillohet pa konfrontime dhe konkurencë mendimesh. Por ndihej nevoja që ato të ribotohen të përmbledhura për të kuptuar më mirë terësinë, shtresimet dhe peshën e jashtëzakonshme jo vetëm politike të mendimit të tij. Shkelzen Maliqi
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Arbër Xhaferi është si një udhëkryq, që i bashkon rrugët shqiptare per të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotëmen e të ardhmen e shqiptarizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gure sig \mmk e meritori. Duket sikur të gjithë pajtohen me qënien e tìj në një pozicion si të ndërmjetëm mes të gjithëve e shumëçkaje, personazh me një status krejt unikal, i cili i ka lejuar vetes të synojë sintezën e shumëlakmuar po asnjëherëmbërritur të Shqipëriberjes, duke u marrë njëkohësisht edhe me histori, edhe me filozofi, eshe me kritikë, edhe me politikë, edhe me diplomaci, e gjithëhere duke ruajtur një distance higjenike nga të gjithë lëvruesit shqipfolës të këtyre lëmeve, ku ai ka parapëlqyer të bëjë rolin e bletes së urtë nektarëmbledhëse, pa u ndalur kurrë të bëjë grenxën e zhurmshme që pickon për t'u imponuar. Edi Rama Shkrimet dhe prononcimet e Arbenit kane pas influncë të madhe dhe shpesh kanë ngjall debate dhe polemika, te cilave ai nuk i ikte sepse besonte se shoqëria nuk mund të lëvizë dhe të zhvillohet pa konfrontime dhe konkurencë mendimesh. Por ndihej nevoja që ato të ribotohen të përmbledhura për të kuptuar më mirë terësinë, shtresimet dhe peshën e jashtëzakonshme jo vetëm politike të mendimit të tij. Shkelzen Maliqi
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania