Faqja e autorit

Johann Thunmann


Johann Thunmann lindi në 23 gusht 1746 në Toresund Sodermanland, Suedi dhe vdiq në 17 dhjetor 1778 në Halle, Gjermani. Thunmann-i ishte historian, pedagog dhe albanolog, studiues i rumanistikës dhe popujve të Veriut. Ai mësoi gjuhët e vjetra, latinishten, greqishten e vjetër dhe arabishten, si dhe studioi teologji në Universitetin e Uppsala-s. Më pas punoi si pedagog në Mecklenburg. Nga viti 1772 deri në momentin e vdekjes, në moshën 32-vjeçare, dha mësim në Universitet në Halle, Gjermani, si pedagog filozofie dhe zhvillues simpoziumesh. Ai botoi dy libra të rëndësishëm për historinë, gjeografinë dhe shkencën e gjuhësisë. Përsa u përket gjuhëve të Europës Jugore, ai u interesua shumë shpejt për gjuhën shqipe.
Në lidhje me romanistikën, duhet thënë se ai ishte njohës i gjuhës rumune (të cilën e konsideronte si gjuhën e vllehëve) dhe për më tepër, i gjuhës arumune quajtur ndryshe maqedono-rumune. Shkoi në Ballkan për të thelluar studimet e tij, ku e ndihmoi për njohjen e këtyre gjuhëve Kostantin Çekani (1740-1800), i cili i dhuroi atij një kopje të fjalorit tregjuhësh: shqip, greqishte e re dhe gjuhën arumune, përgatitur mga profesori i tij, Teodor Kavalioti nga Voskopoja. Ai bëri një përkthim nga latinishtja dhe botoi pjesën për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe vllehëve në librin e tij: "Studime mbi Historinë e Popujve të Lindjes" - "Untersuchungen uber die Geschichte der ostlichen europeischen Volker" Leipzig 1774.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania