Faqja e autorit

José Saramago


José Saramago lindi në vitin 1922 në një familje fermerësh në një fshat të vogël të Azinhagës (Rbatejo) në veri të Lisbonës. Për shkaqe financiare, i ndërpreu studimet dhe punoi si mekanik. Pasi kishte provuar punë të ndryshme në sektorin e shërbimit civil, punoi për dymbëdhjetë vjet për një kompani botuese dhe më pas për një gazetë dhe një herë si ndihmësredaktor i "Diário de Notícias", një pozicion të cilin u detyrua ta linte pas ngjarjeve politike të vitit 1975.Midis viteve 1975-1980 Saramagoja e mbajti veten duke punuar si përkthyes, por pas suksesit të viteve '80 iu është kushtuar librave. Kulmi i suksesit të tij në rang botëror erdhi në vitin 1982 me historinë humoristike dhe blasfemuese "Perëndia dorace", një ngjarje e vendosur në shek. XVIII në Portugali. Vepra e Saramagos prej 30 romanesh përfshin jo vetëm prozë, por edhe poezi, ese dhe drama. Ndër çmimet e tij përfshihen edhe çmimi "Cikadja e Lisbonës" 1980 , Çmimi i Madh i Romanit dhe Novelës së Pen Klubit" 1983 etj.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania