Blije këtë produkt
1000 Lekë

Kafe e hidhur ( Botuar nga: Dudaj në 2018 )

Përkthyesi:  Adrian Beshaj

Sytë e mëdhenj dhe të thellë në formë bajameje, fytyra me tipare të rregullta, flokët e dendur ngjyrëgështenjë: bukuria e Marisë është nga ato që e magjepsin atë që hedh sytë mbi të, pikërisht ashtu siç i ndodhi Pietro Sales - që bië në dashuri me të me shikim të parë dhe kërkon dorën e saj pa pyetur për pajën - dhe, në mënyrë më pak të dukshme, mikut Xhozue, që është rritur nga babai i saj, dhe që Maria e konsideron një farë vëllai të madh. Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha por me mjete të kufizuara. Megjithatë, martesa me Pietron rezulton një zgjedhje e lumtur: jashtë mureve të shtëpisë Maria zbulon një kuptim më të gjërë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për tëe pëlqyer dhe për t'u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë. Gjatë një pushimi në Tripoli, Maria zbulon edhe se nga çfarë përbëhet marrëdhënia, që deri atëhere në errësirë, e kishte lidhur me Xhozuenë. Fillon një histori e zjarrtë dashurie që mbulon më shumë së njëzet vjet takimesh, ndarjesh,kuvendesh të fshehta në pritje të një paqeje tëre. "Ishte bërë flakë ajo dorë, edhe pëllëmba e saj të përvëlonte. E kuptuan".

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-552-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 384
  • Përmasat e librit: 140 x 201 x 25 mm

Njihu me Autorin

Simonetta Agnello Hornby -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania