Blije këtë produkt
600 Lekë

Kam shumë për të thënë ( Botuar nga: Botime Pegi në 2019 )

Përkthyesi:  Irena Rama

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanavetë pashmangshme, nis ti shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar ështe ti tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre. Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ja dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botoje atë. Nga ana tjetër, dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori. Autorja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë -një tjetër historie, një varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt fillimisht "hakmarrës shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë. Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, një anë të një historie dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah kontradiktat themelore të idealit dashuror. Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo struktures formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor. "Kam shumë për të thënë" fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjik dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-233-62-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 140
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 12 mm

Komente editoriale

Komente nga Shtëpia Botuese

Dashuria nuk mungon si temë në veprat letrare, por  janë të paktë ata që  kanë arritur  të shkruajnë për të në një mënyrë kaq të zgjuar sa i riu flamand, Christophe Van Gerrewey... Duket i aftë të sjellë në jetë edhe gurët.

Volkskrant

 

Ky mjeshtër i stilit shk ëmben, pa u sforcuar, deklarata lirike dashurie e urrejtjeje me kritika shoqërore e letrare thumbuese.

NRC Handelsblad

Njihu me Autorin

Christophe Van Gerrewey -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania