Blije këtë produkt
1250 Lekë

Kanli Musolini ( Botuar nga: Dituria në 2016 )

Autori:  Antonio Pennacchi
Përkthyesi:  Diana Kastrati

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm. Historia fillon në vitin 1926, por kthehet mbrapa në kohë përmes rrëfimit të njërit prej trashëgimtarëve të familjes Peruci, argatë venetë në fund të shekullit XIX, një fis i tërë fshatarësh që vijnë në Agro Pontino. Duke treguar historinë dhe fatkeqësitë e fisit Peruci, përkrahës e simpatizantë të hershëm të fashizmit, Pennacchi na sjell në këtë libër një poemë të madhe epike që tregon historinë e Italisë, përmes rrëfimit të njerëzve të thjeshtë e të përulur, episodeve dramatike dhe ndonjëherë komike, duke përshkruar kështu ngjarje të mëdha historike, pjesë jo shumë të njohura të saj dhe origjinat e kontradiktat e një populli. Histori të vogla  të vërteta të një eksodi të madh historik shpesh të harruar ose të keqkomentuar. Një poemë që në frymën e rrëfimeve të mëdha, gërsheton ngjarje dramatike dhe të habitshme të protagonistëve të saj me ato, jo më pak të trazuara, të një gjysmë shekulli të historisë italiane.

Çmimi: 1250 Lekë
Blije këtë produkt
1250 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: ISBN 978-9928-217-01
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 464
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 30 mm
  • Pesha: 550 g

Njihu me Autorin

Antonio Pennacchi -

Antonio Pennacchi lindi në Latina, më 1950. Që në moshë fare të re u përfshi në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), por u përjashtua pas disa vjetësh për shkak të një manifestimi antiamerikan kundër uftës në Vietnam. Më vonë vendosi të aderojë në radhët e marksistëve të "Servire il Popolo". ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania