Blije këtë produkt
350 Lekë

Këngët e Sibilave (dhe vargje të tjera) ( Botuar nga: Pakti në 2019 )

Autori:  Pjetër Bogdani

"Në të 11 ligjëratat shoqëruar me poezi, Autori ndalet në mënyrë të veçantë në kryeprofecinë e ardhjes së Shelbuesit, Jezu Krishtit që arrin një përsosmëri stilistike në poezinë e Ligjëratës VI, të Sibilës së Eritresë (Sibilës së Kosovës). Në" këtë poezi më të gjatën e Shkallës (Kreut) IV dhe më të stilizuarën, me 29 vargje 11 rrokëshe, forma artistike përmes leximit vertikal të nistoreve të vargjeve, dekriptohet duke u vënë në funksion të adhurimit mistik emri i shelbuesit, Jezu Krishtit. Poezia është një përkthim i reduktuar me dy vargje (29) i 31 vargjeve origjinale shkruar në latinisht, në monokolonë dhe varg të zgjidhur. Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.

Çmimi: 350 Lekë
Blije këtë produkt
350 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pakti (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-129-352
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 64
  • Përmasat e librit: 154 x 204 x 5 mm

Njihu me Autorin

Pjetër Bogdani -

Pjetër Bogdani (Gur i Hasit, 1625 - Prishtinë, 1689) njohur në italisht si Pietro Bogdano, ka qenë prift, ipeshkëv i Shkodrës, arqipeshkëv i Shkupit, shqiptar nga Hasi. Është autori i parë origjinal i letërsisë shqiptare, autor i Çetës së Profetëve (lat. Cuneus Prophetarum), 1685, e para vepër në ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania