Blije këtë produkt
500 Lekë

Klienti ( Botuar nga: Albas në 2019 )

Autori:  Mirela Kanini

Ana, 29-vjeçarja, pas një disfate në dashuri, është në përpjekje të vazhdueshme të gjejë sërish lumturinë e saj dhe t’i shkëputet së kaluarës. Autorja na fut nëpër labirintet e shpirtit të Anës dhe në luftën e saj me vetveten, mentalitetin ballkanik të të atit të saj, si dhe të tabuve të prapambetura. Dukej sikur gjërat po merrnin drejtimin e duhur dhe Ana do të merrte në dorë biznesin e suksesshëm të prindërve të saj, një kafene komode diku në Çikago. Ndërkohë jeta e Anës merr jo vetëm kthesa të papritura, por edhe tragjike. Ajo është në listën e të dyshuarve për një vrasje dhe për zhdukjen e Karlosit, të dashurit të saj të ri, me të cilin ka pak kohë që është lidhur. Nëpërmjet ngjarjeve e zbërthimit psikologjik të karaktereve të personazheve, autorja përcjell mesazhin se si natyra jonë, në bashkëpunim me mjedisin ku dhe si jemi rritur, ndikojnë në formimin individual njerëzor. Ashtu si dhe në libra të tjerë të autores, ky triller është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse, plot ngjarje që të mbajnë pezull e plot shtjellime ku ndonjëherë gjejmë përgjigjet e duhura.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-300-01-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 80
  • Përmasat e librit: 125 x 210 x 8 mm

Njihu me Autorin

Mirela Kanini -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania