Blije këtë produkt
1900 Lekë

Kodet Magjike ( Botuar nga: Bota Shqiptare në 2009 )

Autori:  Texe Marrs
Përkthyesi:  Alfred CakoAurel Manushi

Ata janë betuar se nuk do t'i mësonit asnjëherë. Ata kanë menduar se kurrsesi ju nuk do të mund t'i nxirrnit në shesh gjërat e neveritura që kanë pat fshehur. Por ja që gaboheshin. Tani, falë zbulimeve të pazakonta në këtë libër të mrekullueshëm, mund të zbuloni sekretet e tyre më të mëdha. Mund të identifikoni anëtarët e Mendjendriturve dhe zbuloni planin e tyre befasues për kontroll dhe manipulim. Ju mund ta zbërtheni kodin e Mendjendriturve. Vepra “Kodi Magjik”, është madhështore për sa i takon objektit që trajton dhe zbulesave që sjell. Ajo përmban pothuajse një mijë fotografi dhe ilustrime aktuale. Do të shihni me sytë tuaj sesi politikanët kryesorë dhe njerëzit më të shquar të planetit (në mes tyre edhe njerëzit më të pasur dhe më të pushtetshëm të Amerikës) janë kapur në flagrancë teksa kryejnë magji okultiste. Sapo të kuptoni sinjalet e tyre të maskuara dhe mesazhet e koduara figurative, bota juaj nuk ka për të qenë më ajo e para. Fati do të bëhet i dukshëm. Do ta mësoni të vërtetën dhe gjithçka do të bëhet e qartë.

Çmimi: 1900 Lekë
Blije këtë produkt
1900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare (2009)
  • Botuar në: 2009
  • ISBN-13: 978-99956-11-83-5
  • Nr. faqe: 636
  • Përmasat e librit: 160 x 235 x 35 mm
  • Pesha: 980 g

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania