Blije këtë produkt
1100 Lekë

Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur ( Botuar nga: Fan Noli në 2009 )

Përkthyesi:  Marzela Çelanji

Ishin të vrarë të vjetër. Fshati kishte ndërruar duar disa herë në nëntor, dhjetor, janar dhe tani së fundmi, në prill. Ishte marrë, braktisur, e prapë rimarrë, duke ua lënë vendin stuhive të borës që brenda disa orëve i kishin mbuluar kufomat me një qilim aq të trashë, sa infermieret s'i gjenin dot më. Çdo ditë shpaloste një shtresë të bardhë mbi peizazhin e shkretuar, si një infermiere që hedh një çarçaf të bardhë mbi një shtrat të përgjakur. Në romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur” E.M.Remarque, ngrihet kundër idesë së "luftës totale". Në të ai zbulon barbarinë që shkakton ushtria gjermane, tashmë e verbuar plotësisht nga propaganda hilteriane, në frontin e Lindjes. Kështu, ushtari Ernest Graber që në kundërshtim me natyrën e tij është i detyruar të luftojë në emër të Gjermanisë naziste, dëshmon për dilemën, në të cilën gjendet çdo individ në këto rrethana që do t'i qëndrojë besnik ndërgjegjes së tij.

Çmimi: 1100 Lekë
Blije këtë produkt
1100 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2009)
  • Botuar në: 2009
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-52-95-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 374
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 25 mm

Njihu me Autorin

Erich Maria Remarque -

Erich Maria Remarque (22 qershor 1898 - 25 September 1970), ishte një romancier gjerman, i cili krijoi shumë vepra në lidhje me terrorin e luftës. Romani i tij më të njohur All Quiet on the Western Front (1928), në lidhje me ushtarët gjermanë në Luftën e Parë Botërore, është bërë në një film fitues ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania