Blije këtë produkt
800 Lekë

Kolaboracioni dhe genocidi në Çamëri 1944-1945 ( Botuar nga: UETPRESS në 2017 )

Autori:  Arben P. Llalla

Nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim kolektiv të popullsisë çame me pushtuesit italian dhe gjermanë, qëllimi i Genocidit grek ishte për të spastruar Çamërine-Epirin e Jugut nga shqiptarët myslimanë, grabitja e pasurisë si dhe vendosja e refugjatëve ortodoksë të ardhur ndër vite nga Azia e Vogël. Gjatë operacionit në shpërnguljen e hebrenjve të Janinës për në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes, gjermanët në bashkëpunim me xhandarmërinë greke shpërngulën edhe dhjetëra çam antifashistë. Kjo tregon qartë se shqiptarët e Çamërisë ishin në anën e partizanëve grek. Konservimi nga ana e shtetit grek, të shtëpive dhe tokës private që pronarë të vërtetë janë shqiptarët, tregon qartë se spastrimi etnik i Çamërisë nga elementi shqiptar ka patur prapavijë politike e pa mbeshtetur në asnjë fakt për akuzën e bashkëpunimit me gjermanët. Mendoj që mbi pasionin të dalë vlerësimi objektiv shkencor i dukurive dhe fakteve që parashtroj e analizoj, po botojmë fotografitë origjinale ku tregohet qartë bashkëpunimi i shtetit grek dhe klerikëve të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Greqisë me pushtuesit italian dhe gjermanë. Historia e vërtetë nuk quhet ajo histori që shkruhet nga gjysma e vërtetë e përzier me gjysmë gënjeshtre. Historia e vërtetë është ajo histori që shkruhet mbi baza të dokumenteve të vërteta, sado të hidhura të jenë ato.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-236-15-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 162
  • Përmasat e librit: 164 x 236 x 12 mm

Njihu me Autorin

Arben P. Llalla -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania