Blije këtë produkt
600 Lekë

Kritika e arsyes instrumentale ( Botuar nga: Fan Noli në 2008 )

Autori:  Max Horkheimer
Përkthyesi:  Gaqo Karakashi

Problemet ekonomike dhe shoqërore të kohës së sotme janë trajtuar hollësisht nga shkencëtarët kompetentë. Ky studim zgjedh një rrugë tjetër. Këtu synimi është që të hulumtohet koncepti i racionalitetit, koncept që qëndron në themel të kulturës sonë të tashme industriale. Në momentin kur po shkruhet ky studim, popujt e kombeve demokratike ndodhen para problemit se si duhet të përfundojë fitorja e tyre e arritur me anë të armëve. Ata duhet të përpunojnë parimet e humanizmit, në emër të të cilit u bënë sakrificat e luftës, dhe t´i zbatojnë në praktikë. Mundësitë e tashme lidhur me përsosjen shoqërore ua kalojnë pritshmërive të të gjithë filozofëve dhe burrave të shtetit, të cilët kanë skicuar ndonjëherë në programe utopike idenë e një shoqërie vërtet njerëzore. Dhe megjithatë sundon një ndjenjë e përgjithshme e frikës dhe e zhgënjimit. Shpresat e njerëzimit duken se sot janë më larg nga përmbushja e tyre, sesa ishin madje në epoka që dukeshin ende si të pasigurta, kur ato u formuluan për herë të parë nga humanistët.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-52-52-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 168
  • Përmasat e librit: 147 x 207 x 12 mm

Njihu me Autorin

Max Horkheimer -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania