Blije këtë produkt
700 560 Lekë

Ku është Ana ? ( Botuar nga: Ombra GVG në 2015 )

Përkthyesi:  Hygerta Sako

Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze. Kështu fillon kjo dramë familjare tashmë për lexuesin edhe si roman, sepse në vitin 1976, seriali i titulluar ‘’Ku është Ana’’, mbërtheu me emocione të shumta para ekranit miliona spektatorë, dhe jo vetëm italianë.Hetimet e policisë vazhdojnë mbi tre muaj pandërprerë në kërkim të Anës. Karloja është në gjendje ankthi, nga pritja e gjatë pa shenja shprese, pa asnjë dëshmi nëse ajo ka vdekur, është rrëmbyer apo larguar me dëshirë. Përballë dështimit të policisë, ai vendos të shkojë i vetëm në kërkim të saj.Ditët dhe netët e Karlos në kërkim do ta çojnë në zbulimin e një misteri: Inxhinier Lari gjendet i vdekur brenda një makine. Kush është vrasësi po Ana është e dashura apo vrasësja e tij.Në këtë rrugëtim të rrezikshëm Karloja zbulon anën e errët të Romës, metropolit të populluar me personalitete interesantë, të trazuar e të frikshëm. Karloja, njeri kokëfortë dhe thellësisht i vetmuar, i dashuruar marrëzisht me Anën, është i bindur për ta çuar deri në fund kërkimin deri në kufijtë e të pamundshmes për te e vërteta tragjike.Mbi njëzet milion spektatorë ishin mbërthyer fort pas ekranit të televizorit për të mësuar se ku gjendej e gjora Ana. Bashkëshorti i saj i dëshpëruar prej më shumë se një muaji udhëtonte nga njëri qytet në tjetrin në kërkim të ndonjë gjurme jete të saj.

Çmimi: 700 560 Lekë
Blije këtë produkt
700 560 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-06-115-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 252
  • Përmasat e librit: 135 x 204 x 20 mm

Komente editoriale

Komente nga Shtepia Botuese

Një  aventurë e gjatë me shumë ankth. Në fund të romanit televiziv  Ku ështa Ana dënesa e njëzet milion teleshikuesve arriti në ato përmasa sa shkaktoi  tronditje sizmike..

Alvaro Gili, La Stampa, 25.02.1976...

një roman kyç, një puzzle i vështirë, ndjenja e veçantë e të cilës paraprihet nga pyetja e drejtëpërdrejtë që rëndon mbi titull si një trase mbi pejsazhin që na rrethon.

Solo libri, 04. 2015.

Pas telefilmit  kult të transmetuar në vitin 1976 dhe ndjekur nga një audiencë prej 24 milion e gjysmë shikuesish (episodi i fundit arriti madje në 28 milion), rikthehet në formën e një romani të mbështetur mbi suksesin televiziv, autorët e të cilit ishin Biagio Proietti dhe bashkëshortja Diana Crispo.

La Voce di Pistoia, 05.2015.

Njihu me Autorin

BIAGIO PROIETTI -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania