Blije këtë produkt
2000 Lekë

Kujtimet e një firmëtari ( Botuar nga: Onufri në 2017 )


Libri i firmëtarit të Deklaratës së Pavarsisë Hajredin bej Cakrani me titull "Kujtimet e një firmëtari" është botimi më i ri që vjen tashmë në duart e lexuesve të apasionuar të ngjarjeve historike. E shkruara nga një prej dëshrnitarëve historikë të shumë ngjarjeve, si ajo e Pavarësisë por jo vetëm, ato vijnë për lexuesin në një mënyrë si nuk e kemi parë ndonjëherë. Hajredin bej Cakrani, një përfaqësues i denjë i aristokracisë shqiptare, nuk është thjesht një dëshmitar i ngjarjes më të rëndësishme të historisë 500-vjeçare të Shqipërisë, por si një pjesëmarrës aktiv në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe mëvetësisë nga Perandoria Otomane, ai përshkruan në mënyrë realiste përpjekjet e mëdha të të gjithë atyre që kërkonin një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe natyrisht më të mirë. Si rrallëkush nga dyert e bejlerëve, Hajredin bej Cakrani kishte kuptuar se mëvetësia nuk ishte thjesht një çështje politike, por në radhë të parë edhe iluminimi i popullsisë së prapambetur shqiptare të kohës dhe dituria e brezit të ri. Së bashku me të vëllanë, një tjetër figurë mjaft interesante por ende pak e njohur, Bektash bej Cakranin, ata hapën një prej shkollave të para në shqip duke financuar jo vetëm për ngritjen e saj, por edhe për një sërë mësuesish. Në historiografinë tejet të varfër shqip¬tare të fillimshekullit të XX rrallëkush ka lënë dëshmi kaq të qarta, interesante dhe personale mbi përpjekjet që sollën Pavarësinë.

Çmimi: 2000 Lekë
Blije këtë produkt
2000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928261700
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 486
  • Përmasat e librit: 166 x 235 x 33 mm

Njihu me Autorin

Hajredin Bej Cakrani -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania