Blije këtë produkt
800 Lekë

Lahuta e Malcis ( Botuar nga: Botime Françeskane në 2013 )

Autori:  Gjergj Fishta

Më 1902 Fishta ishte dërguar në një fshat të vogël për të zëvendësuar përkohësisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqësua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, të cilin do ta përjetësonte më vonë në vargje. Në mbrëmjet që i kalonin së bashku Marash Uci i rrëfente priftit djalosh për betejat heroike midis malësorëve shqiptarë dhe malazezë, në veçanti për betejën e famshme në urën e Rrzhanicës, ku Marash Uci kishte marrë pjesë vetë. Pjesët e para të “Lahuta e malcís”, me titullin “Te ura e Rrzhanicës”, u botuan në Zadar më 1905 e 1907, e u ribotuan më pas të zgjeruara më 1912, 1923, 1931 dhe 1933. Botimi përfundimtar i veprës në tridhjetë këngë u paraqit në Shkodër më 1937 në kremtim të njëzet e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Me gjithë suksesin e “Lahuta e malcís” dhe personalitetit të shquar të autorit, kjo vepër dhe të tjera të Gjergj Fishtës u ndaluan pas Luftës së Dytë Botërore kur komunistët erdhën në pushtet. Megjithatë, kjo poemë epike, e ribotuar në Romë më 1958, në Lubjanë më 1990 dhe në Romë më 1991, gjendet edhe në përkthime në gjermanisht dhe italisht. Shumica e këngëve trajton heroizmin e malcorëve, sepse edhe vet vepra lidhet me një periudhë historike duke filluar nga ngjarjet e mëdha te Lidhjes se Prizrenit, kur mbahet Kongresi i Londrës e deri në kohën kur copëtohen tokat shqiptare. Këtu përshkruhen edhe luftërat e popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane gjithashtu edhe lufta kundër shteteve fqinje të cilat tanimë veç kishin marrë disa pjesë të tokave shqiptare, konkretisht Mali i Zi dhe Serbia.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Françeskane (2013)
  • Botuar në: 2013
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-97-33-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 602
  • Përmasat e librit: 140 x 206 x 34 mm

Njihu me Autorin

Gjergj Fishta -

“Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”. - Zef Valentini Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publicist, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania