titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija, por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve.I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t`i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron. Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!-Library Canaryn Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjerë gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit! -Vine Voice
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Arti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Apofisi është i lashtë sa gjithësia dhe vetëm një armiku i trembet: Rasë. Mund edhe të mos ia dilja mbanë ta riktheja Ranë, por instinkti më thoshte se ishte mundësia e vetme. Dhe, që ta them troç, fakti që të gjithë më thoshin pareshtur se po gaboja - Basti, Horusi, madje edhe Sejdi - ma mbushte edhe më shumë mendjen se isha në rrugë të mbarë. E pranoj, jam kokë më vete unë! Autor i suksesshëm për fëmijë dhe të rritur, është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme të gjinisë mystery. Pasi punoi si mësues anglishteje për pesëmbëdhjetë vjet, iu kushtua me kohë të plotë të shkruarit dhe jeton në San Antonio, Teksas, me të shoqen dhe dy fëmijët. Qëkur Zotat e Egjiptit të Lashtë u këshuan në botën modern, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së jetës, keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lane kohë që t’I praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin. Ndërkaq, Apofisi, gjarpri gjigant, armiku i tyre, po çlirohet nga forcat e të keqes. Nëse ata nuk arrijnë ta ndalojnë, brenda disa ditësh bota do të zhduket. Me fjalë të tjera, kjo mund të quhet një javë e zakonshme për familjen Kein. Shpresa e vetme për shpëtim është të ringjallin Ranë, zotën më të lashtë dhe më të fuqishme të egjiptianëve. Sipas mitologjisë, Raja, nën kanosjen e Apofisit dhe Isidës, ia lë fronin e zjarrtë Osiridit, dhe bie në një gjumë të përjetshëm. Që të mos zgjohet, e ka ndarë në tri pjesë Librin e Rasë, një papirus antik, që përmban sekretet dhe formulat magjike për ta zgjuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
SHOQËRIA E MBËSHTETUR TE GRUPIMET ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati. Ndoshta përtej gardhit, ajo dhe Tobiasi do të gjenin një jetë më të thjeshtë së bashku, pa gënjeshtrat e ngatërruara, besnikërinë e vështirë dhe kujtimet e dhimbshme. Por realiteti i ri i Trisit është edhe më alarmues se ai që la pas. Zbulimet e dikurshme tani i duken të pakuptimta. Të vërteta të reja e shpërthyese u ndryshojnë zemrën njerëzve që do. Edhe kësaj here, Trisi duhet të luftojë për të kuptuar natyrën e ngatërruar njerëzore - dhe të vetes së saj - ndërkohë që përballet me zgjedhje të pamundura që i vënë në provë guximin, besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë. I treguar nga një perspektivë e dyzuar, libri Besnikja i autores më të shitur sipas New York Times-it, Veronika Roth, përmbyll në mënyrë të fuqishme serinë “Divergjentja” duke zbuluar të fshehtat e botës imagjinare që tërhoqi miliona lexues me librat “Divergjentja” dhe “Kryengritësja”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë. Vjen si libër i ilustruar.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Mishel Ardani, Nikoli dhe Barbikani i mbijetuan shpërthimit të tmerrshëm, i cili i dërgoi në hapësirë. Pavarësisht nga frika, që u shkakton një asteroid, i cili mund t'i bënte pluhur e hi, këta festojnë me dinjitet realizimin me sukses të nisjes së tyre. Nga ana tjetër, fantazitë e aventurierit francez në këtë udhëtim, më interesantin e kohërave të lashta dhe atyre moderne, nuk janë në gjendje të frenojnë shpirtin praktik e shkencor të dy shoqëruesve të tij amerikanë, i cili shpaloset edhe në ato lloj lartësish të pakrahasueshme. Nikoli dhe Barbikani kryejnë këqyrje nga më interesantet në lidhje me temperaturën e hapësirës ndërplanetare, gravitacionin dhe efektet e mungesës së peshës. Por ata konstatojnë, gjithashtu, se kursi i tyre i udhëtimit ka devijuar për shkak të takimit me atë trupin qiellor endacak; dhe se do ta humbasin mundësinë e takimit me Hënën...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
I mërzitur e i vetmuar, djali i një milioneri gjendet në një udhëtim nëpër oqean. Duke u lëvduar e mburrur para pasagjerëve të tjerë, befas bie në ujë. Shpëtohet nga një barkë e vogël peshkimi, ku paratë e tij nuk kanë vlerë dhe përtesës nuk i njihet emri. Harvi duhet të punojë përkrah të tjerëve, në zanatin e tyre të rrezikshëm, për të fituar bukën e gojës. Ai njihet me një mënyrë jetese, ku paratë nuk blejnë gjithçka dhe vlera e njeriut qëndron në punën që ai bën dhe jo në pasurinë që zotëron. Mësimi, zbulimet, rreziqet, të tëra këto kontribuojnë në shndërrimin e tij nga njomëzak në burrë.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Me përfundimin e Luftës Civile Amerikane Klubi i Armëve i Baltimorës (i përkushtuar ndaj artilerisë) bie në depresion meqë ekspertiza e tij nuk i hynte më kujt në punë. Megjithatë, shpëtimi vjen kur presidenti i Klubit, Impej Barbikani, sfidon Klubin për.ta përdorur mjeshtërinë e shkencës së artilerisë në lëshimin e një mjeti drejt Hënës. Është lloji i sfidës, së cilës nuk mund t'i rezistojë dot asnjë amerikan, ndaj shumë shpejt bota përfshihet në orvatjen e parë për t'u larguar nga Toka.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
"Të gjithë për një e një për të gjithë!" Ejani me ne në Francën e shekullit të I7të me d'Artanjanin dhe tre miqtë e tij. Ata po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar mbretëreshën. Dhe armiqtë e saj po u hapin jo pak telashe. Bëhuni pjesë e një aventure të pareshtur, duke udhëtuar me “Tre Musketierët”...
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Aventura ju pret brenda çdo libri të serisë Shtëpia magjike mbi Pemë. Një aventurë që ju shkund! Këtë gjejnë Xheku dhe Eni, kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i rrëmben dhe i kthen ne vitet 1870. Ata zbarkojnë në stepë, afër një shkolle njëdhomëshe, ku takojnë një mësuese adoleshente, disa fëmijë të lezetshëm dhe një kokoroç të madh e të tmerrshëm. Po gjëja më e madhe e më e frikshme nuk ka ndodhur ende! Koka do t'ju vijë rrotull, kur të lexoni “Tornadoja e së Martës!”
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. "Mashtrimi i madh" është një roman mbi të gjitha emocionues.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Një kod gjenial i fshehur në veprat e Leonardo Da Vinçit. Një vrap i dëshpëruar nëpër katedralet dhe kështjellat e Europës. Një e vërtetë që të lë gojëhapur fshehur në shekuj. Më në fund zbulohet. Sipas miliona lexuesve në mbarë botën leximi i Kodit të Da Vinçit është një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një luftë për jetë a vdekje - një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm... një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë një herë e përgjithmonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të duash një burrë që e kalon gjithë jetën në udhëtime, është krejtësisht e mundur. Por të duash një njeri që tërheq drejt vetes si magnet rrezikun, për një gjë të tillë nuk është e aftë çdo grua. Policët, zjarrfikësit, naftëtarët, të gjithë këta kanë profesione të rrezikshme. Por të paktën ata jetojnë hapur, nuk fshihen nga askush. Ata ekzistojnë në botën reale. Ndërsa Xhoni gjithmonë shtiret, luan rolin e domosdoshëm për të kryer detyrën e radhës. Ai gati e ka humbur vetveten dhe gjithë kohës fshihet nën emrin e tjetërkujt. Ajo nuk do ta marrë vesh nëse është gjallë apo ka vdekur, dhe, në qoftë gjallë, nëse do të kthehet tek ajo apo jo. Ajo nuk mund të dashurojë kështu. Po as nuk mund të jetojë kështu.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Katër oficerë të Mbretit, me ndihmën e Klubit Bestion dhe Sinsters, luftojnë që të rrëzojnë një armik të rrezikshëm dhe të fitojnë dashurinë e të dashurave të tyre të zemrës. Gereth Hemiltoni çuditet kur në anijen e tij dallon Emili Ensuorthin. Veladoni i hollë që ajo kishte hedhur mbi krye, nuk mjaftonte që të mbulohej prej tij, apo prej burrit që kërkonte ta vriste. Gerethi kupton që Kobra e Zezë po i ndjek, dhe në mënyrë që të mbrojë Emilin, e lejon të bëhet pjesë e një komploti të rrezikshëm. Emili Ensuorthi nuk është aspak një lule delikate. Ajo e dinte që pakoja në dorëzim përmbante informacion të rëndësishëm dhe ka si qëllim që të jetë në duar të sigurta. Por gjithashtu kërkon që të sjellë para drejtësisë burrat që duan ta vrasin. Së bashku me Gerethin përpiqen që ta tërheqim si karrem Kobrën e Zezë dhe ta demaskojnë, dhe ndërkohë përpiqen që dashuria e tyre e sapolindur të çelë...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Pasioni u ndez shpejt, ashtu si flaka nga era. Ai e puthte me afsh që ta bindte, t'ia prishte mendjen, ta joshte. Delia u flashk gjithë epsh në krahët e tij. Ajo i ngriti duart, ia mbështolli qafën me to dhe iu përgjigj duke e puthur me zjarr. Teksa i jepej me tërë trupin, edhe bota e Dellit u mbyll. U përqendrua tek ajo, e cila iu ngjesh me besim dhe sinqerisht. Pasi mbylli sytë dhe tërhequr kokën mbrapa, pas çdo goditje të zemrës Delia thithte fuqinë mashkullore të saponjohur, ndiente se si duart e fuqishme kërkonin linjat dhe përthyerjet e figurës së saj, duke e eksituar, por pa e detyruar aspak. Dell dëgjonte frymëmarrjen e shtruar të së dashurës, ndiente me kënaqësi ngrohtësinë e trupit të saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Perandori”, i pari i një cikli prej katër romanesh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Qezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Duke ndërthurur në mënyrë të shkëlqyer historinë me aventurën, “Perandori” sjell historinë e një djaloshi ambicioz që përballet me sprovën e tij të parë të madhe në jetë, duke u përfshirë në atë konflikt të përgjakshëm për pushtet që ka vënë ballë për ballë vetë qytetarët e Romës, duke tronditur që nga themelet Republikën e Romës.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të dytë të serisë “Perandori”, shkrimtari Conn Iggulden, vazhdon rrëfimin e historisë së Jul Qezarit, ku ndërthuret mjeshtërisht historia me aventurën, ambicia me rivalitetin dhe trimëria me tradhtinë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Libri “Majkëlli, vëllai i Xherrit”, trajton historinë aventurë të një qeni në një udhëtim në det te hapur. Ky libër pason librin tjetër të Xhek London “ Xherri i Ishujve”. Xhek Londoni e shkroi këtë libër në udhëtimin e tij të dytë në Haëai në fund të vitit 1915, për të sjellë në vëmendjen e publikut “ Mizoritë ndaj kafshëve nëpërmjet të cilave ato detyroheshin të performonin para një audience e cila vendoste baste. Në fillim të librit trajtohet fenomeni i garave dhe trajnimit të kafshëve për të luftuar apo performuar para publikut. Aq efektive ishte indinjata e autorit, sa qinda klubeve londineze që i dedikoheshin basteve me kafshë, u mbyllën ose hoqën dorë nga ky lloj bisnesi.
Çmimi: 800 640 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania