titleToAlt
Protagonisti i vogël i kësaj historie të famshme, David Koperfildi, lindi në Anglinë e shekullit të kaluar. Ai vinte nga një familje në gjendje të mirë, por vdekja e parakohshme e prindërve e la fëmijën të vetëm dhe të varfër, të braktisur në duart e të afërmve mizorë. Pas vështirësive të panumërta, të rrëfyera nga autori me dramacitet por edhe me një ironi të lehtë, djaloshi arrin të realizojë shpresat e veta dhe të kurorëzojë ëndrrën e dashurisë me Anjezen e ëmbël, vajzën që me aq dashuri dhe përkushtim i kishte qëndruar pranë në çastet e vështira.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga banda, Oliveri mëson, më në fund, të vërtetën se cila është origjina e vet: fiton një shtëpi, një trashëgimi dhe një familje!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Pipi shtatëvjeçar është shegert farkëtari, por ëndërron për një jetë më të mirë. Kush mund ta ndihmojë djaloshin që t'i shndërrojë rreckat në xhevahire? Një i dënuar i rrezikshëm që arratiset nga burgu, një plakë e kamur, apo një bamirës i fshehtë? Ndiqni aventurën pa fund dhe lexoni gjithçka rreth atyre, që për Pipin janë shpresa të mëdha.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër. Pikërisht ky lloj idealizmi e verbon të shohë thelbin e qenies së njerëzve që e rrethojnë, me pasoja të tmerrshme. Vetëm kur e bija, Luiza, e zënë në kurthin e një martese pa dashuri, bie pre e një joshësi bjerraditës, i ati shtrëngohet të rishikojë teorinë e fakteve dhe bindjet që e kanë drejtuar në jetë. Kohë të vështira është një prej romaneve që shënojnë pjekurinë artistike të Çarls Dikensit, një makineri bluese ku përzihen elementet e veprës së tij me një fund që ka karakterin e një përralle. Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të 19-të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Pasuria misterioze që fati i cakton bonjakut Pip, hedhja poshtë me mendjemadhësi e miqve të vjetër, brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së tij drejt pjekurisë së vetëdijshme, përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës themelohen me shenja groteske, në sajë të të cilave komedia merr ngjyrime therëse dhe mizore. Studimi i zhvillimit të personalitetit, kjo është vepra e Dikensit, në të cilën dallohet një thellim psikologjik i tillë që, bashkë me mjeshtërinë shprehëse të zgjedhur të autorit, na lejon të shijojmë gjer në faqen e fundit të librit një rrëfenjë të pasur me ngjarje dhe gjendje pezullie.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Libri, ”David Copperfield”, është romani i tetë nga Charles Dickens, botuar fillimisht si një roman në vitin 1850. Ashtu si shumica e veprave të tij, kjo vepër fillimisht u shfaq në formë serish një vit para botimit. Shumë elemente brenda romanit ngjasojnë me ngjarje nga jeta e vetë Dickensit dhe kjo është ndoshta vepra më autobiografike e tij. Në roman trajtohet jeta e David Copperfield-it që nga fëmijëria, tek mosha e rritur. Ky libër është vëllimi i parë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri, ”David Copperfield”, është romani i tetë nga Charles Dickens, botuar fillimisht si një roman në vitin 1850. Ashtu si shumica e veprave të tij, kjo vepër fillimisht u shfaq në formë serish një vit para botimit. Shumë elemente brenda romanit ngjasojnë me ngjarje nga jeta e vetë Dickensit dhe kjo është ndoshta vepra më autobiografike e tij. Në roman trajtohet jeta e David Copperfield-it që nga fëmijëria, tek mosha e rritur. Ky libër është vëllimi i dytë.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania