titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ajo ishte gjyshja e dhembshur, që i këndonte aq bukur këngët në rusisht, që ecte me patina dhe fliste aq pak për të kaluarën e saj. Por kur nënë Dana vdiq, gjithë ç'mbeti prej saj ishte vetëm një pako e lidhur me një spango. Brenda saj kishte një palë puante të vjetra prej sateni, një medaljon ari dhe një tufë letrash të lidhura me fjongo. Aty ishte jeta e saj, që priste të zbulohej prej së mbesës që e donte aq shumë, por që kurrë nuk e kishte njohur në të vërtetë. Ishte fillimi i një historie që priste të shfaqej...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Etja për udhëtime”, tregon historinë e Audrey Driscoll e mbetur jetime në moshë të re. Audrey e kalon kohën duke u kujdesur për gjyshin e saj milioner dhe të çuditshëm dhe motrën e saj të vogël Anabelën, dhe duket sikur ka marrë përsipër që të jetë gjithmonë aty për ta. E ngarkuar me përgjegjësi që nuk i përshtaten me moshën dhe e stresuar nga e përditshmja, Audrey e cila është e etur për eksperienca të reja jetësore më në fund vendos të largohet. Kështu ajo largohet, me aparat në dorë, dhe krejt e vetme niset në zbulimin e botës së huaj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Adriana, të dua. E kuptoj se mund të të duket absurde dhe vetëm prej pak kohësh kam filluar ta ndiej, por kjo është e vërtetë. Nuk kam ndërmend të të ngus, dhe, nëse nuk është çasti më i përshtatshëm, unë jam gati të të pres. Të lutem, mos e kundërshto propozimin tim që në nisje, lërmë një dritare hapur! I shqiptoi këto fjalë si duke psherëtirë; mandej, duke mos arritur ta mbante veten, e puthi. Në momentin e parë, Adriana u përpoq t'i rezistonte, por pak çaste më pas u lëshua në krahët e tij, duke e ndier se edhe ajo, pak e nga pak, po dashurohej. Jo, nuk mundem! Nuk ishte e drejtë! Ishte pa frymë dhe, kur Billi u shkëput, ajo ndiente ankth. I buzëqeshi duke ia bërë sssssss dhe i preku buzët me majën e gishtave. "Tashmë jam i rritur dhe di të përballem me njerëzit. Mos ki frikë se më turbullon nga ana emocionale. Mund të pres deri sa të mbarojë gjithçka me Stivenin.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Xheremia Thërston ka krijuar i vetëm një perandori financiare, duke u bërë një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Kur martohet me Kamilën, një vajzë shumë e re dhe tepër joshëse, ai nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe një grua, me të cilën të ngrejë një dinasti të madhe e të fuqishme. Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Nga dhoma e Kezias nuk vinte as zhurma më e vogël. S'kishte as dhjetë minuta që ishte shtrirë në divan, por ndihej tepër i tensionuar dhe nervoz për të marrë një sy gjumë. Ishte sikur të kishte folur, biseduar, diskutuar ditë të tëra. Frika e tij më e madhe ishte se mos e trembte deri në atë pikë sa ta detyronte të ikte, të bënte ndonjë veprim të gabuar që ta detyronte t'ia përplaste në fytyrë derën e zemrës dhe të shpirtit të saj. Ja pse ishte atje i shtrirë në atë divan dhe u mjaftua vetëm ta puthte në njërën faqe. Kezia nuk ishte prej atyre grave, të cilave mund t'u vërsulesh vrullshëm. Njerëz të tillë humbasin që përpara se të sulmojnë. Por gjatë një nate, ama, ata përshkuan një rrugë shumë të gjatë. Duhej të kënaqej vetëm me kaq.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si të shkoi dita sot, shpirt? Argëtohej çmendurisht kur e ngacmonte, duke i hedhur batuta, duke e pickuar, duke e marrë hopa, duke e gudulisur në gushë, duke e joshur sa herë që ajo kthehej nga puna. Sa ndryshe ishte kur ndodhej në zyrë, e zënë deri në grykë me punë! Herë pas here, Endrju kalonte andej për ta përshëndetur, por ajo mbante një qëndrim aq serioz dhe të qetë sa gati e kishte trembur! Endrju e puthi në qafë dhe ajo ndjeu të fërgëllonte.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në thellësitë e ujërave oqeanike u zhduk "Titaniku" i pambytshëm, duke marrë me vete jetët e qindra udhëtarëve. Atë natë të tmerrshme Eduina Uinfilld humbi prindërit dhe të fejuarin. Për shumë vite atë e mundonte një pyetje; pse e ëma kishte parapëlqyer të vdiste së bashku me të shoqin, duke lënë jetimë gjashtë fëmijë. Vetëm kur më në fund vetë Eduinës i lind një dashuri e madhe, e kupton të ëmën dhe e fal.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lizi dhe Xheku janë një çift i martuar prej vitesh, me pesë fëmijë, që kanë ditur gjithnjë ta ndajnë jetën private nga ajo e punës, shpesh e rënduar, sepse ata janë avokatë për divorcet. Të dy janë të njohur për profesionalizmin dhe ngarkesën e tyre, por shtëpia në Rrugën e Shpresës përfaqëson për të gjithë një ishull lumturie. Derisa një ditë, mëngjesin e Krishtlindjeve, Xheku hidhet një vrap në studio, dhe zhduket përgjithmonë. Në një çast Lizi humbet të shoqin e adhuruar, babain e dashur, bashkëpunëtorin e shkëlqyer. Por ajo është një grua që di të vlerësojë mrekullitë e vogla dhe të besojë te të mëdhatë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Eni Ferguson ishte një arkitekte e re e shkëlqyer në Manhatan. E bukur, e talentuar, me një punë të mirë, apartament të ri dhe të dashur, dukej sikur e kishte botën në pëllëmbë të dorës… derisa një zile telefoni ndryshoi rrjedhën e jetës së saj përgjithmonë. Brenda natës ajo u bë nëna e tre fëmijëve jetimë të motrës së saj, duke mbajtur kështu një pretim për të cilin nuk u pendua kurrë, edhe pse do të thoshte të hiqte dorë nga jeta e saj. Tani, në moshën 42-vjeçare e më e pavarur se kurrë, me një karrierë të kënaqshme dhe me një familje që është e shenjtë për të, Eni ndihet mirë me të qenit pa partner. Me nipërit e saj tashmë të rritur, Eni përballet me sfida të reja. Më e madhja nga mbesat, 28- vjeçarja Liza, një editore e palodhur për “Vogue”, nuk ka lejuar kurrë asnjë burrë t’i afrohet aq shumë sa të ketë mundësi ta lëndojë. Ted, 24-vjeçar, një student i shkëlqyer i juridikut, është përfshirë në një marrëdhënie me një grua më të madhe në moshë dhe me fëmijë. Dhe më e vogla, Keti 21-vjeçare, është studente arti dhe një vajzë paksa rebele, që është gati të bëjë një zgjedhje që do t’i hapë një botë krejt të re, për të cilën nuk është përgatitur. Dhe atëherë kur nuk pritej, një takim i rastësishëm do të ndryshojë jetën e Enit në mënyrën më të paparashikueshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Telefonata erdhi në një ditë të nxehtë korriku, një ditë si gjithë të tjerat për shkrimtaren e pavarur Tania Harris. Por kjo telefonatë nga agjenti i Tanias nuk ishte e zakonshme, pasi po i ofrohej një shans i jashtëzakonshëm për të shkruar një skenar hollivudian: një ëndërr të cilën e kishte lënë mënjanë me kohë, për t'iu kushtuar familjes. Por këtë herë, Tania e di që nuk mund të refuzojë, edhe pse është e pavendosur për të lënë bashkëshortin dhe të bijat. Në momentin që hyn në hotelin Beverly Hills, Tania përballet me një botë të re, që e bën të ndihet e rilindur dhe plot frymëzim. Ajo nis të punojë me aktorë të mëdhenj dhe një legjendë Hollivudi: producentin fitues të çmimit "Oscar", Douglas Wayne, një burrë që arrin gjithmonë të marrë atë që do. Pavarësisht fluturimeve drejt shtëpisë në pauzat mes xhirimeve, Tania e ka të vështirë të lidhet sërish me familjen e saj. Dy jetët e saj përplasen me njëra-tjetrën dhe Tania fillon të mendojë nëse mund të jetë shkrimtare, nënë dhe grua në të njëjtën kohë. Në këtë libër, Daniel Still e çon lexuesin në botën e famës dhe pasurisë, të aktorëve dhe personazheve të njohur, duke guxuar të tregojë jetën e vërtetë dhe ëndrrat nën shkëlqimin e Hollivudit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një roman që ndërthur jetët e dy grave: një shkrimtare që punon në zemër të akademisë moderne dhe një e re indiane e Amerikës, në një udhëtim të jashtëzakonshëm në shekullin e 18. Rezultati është një histori e paharrueshme e kurajës përballë të panjohurave. Në moshën 38-vjeçare, Brigitte Nicholson ka një punë që e pëlqen, një burrë që e do dhe një libër mbi lëvizjen e grave që pretendon ta përfundojë... një ditë. Një ditë është fjala kyçe e saj: një ditë ajo dhe Ted, një arkeolog i njohur, do të qartësojnë marrëdhënien e tyre; një ditë ajo do të ketë fëmijë... Pastaj, një ditë të ftohtë me dëborë në Boston, jeta e saj tronditet. Papritur gjithçka tek e cila besonte ka ndryshuar dhe ajo vë në pikëpyetje çdo zgjedhje që ka bërë në jetë. Ndërsa përpiqet të vërë balancë në jetën e saj, Brigitte vendos të ndihmojë të ëmën në një projekt për pemën gjenealogjike të familjes. Gjatë kërkimeve ajo bën një zbulim të mrekullueshëm, që shkon deri te aristokracia franceze. Si ia bëri një paraardhëse misterioze, një indiane amerikane, të udhëtonte drejt oborrit francez të Luigjit XVI? Si mund të martohej në familjen e saj? Brigitte shkon në Dakotën e Jugut, më pas në Paris, e magjepsur nga kjo grua që ka jetuar shekuj më parë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të mrekullueshëm të autores. Karol Barbër ka ardhur në Parisin me shi e me rrugë pa fund, për të shkruar librin e saj – e për të rigjetur vetveten, pas një jete të tërë, që ka kaluar në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Një legjendë e filmit në ekran, Karoli është shumë tërheqëse dhe e hirshme, vazhdimisht i është përkushtuar familjes dhe çështjeve të ndryshme botërore. Por në atë natë të ftohtë nëntori, ndërkohë që taksia e saj nxiton për të hyrë në tunelin pranë Luvrit, një shpërthim terrorist trondit qindra jetë njerëzish – dhe e lë Karolin vetëm, pa vetëdije e të pa identifikuar, në një dhomë spitali në Paris. Në hotel "Ritz" të gjithë pyesin se ku shkoi mysafirja e tyre e famshme. Nga Kalifornia në Londër, miqtë dhe familja e Karolit fillojnë ta kërkojnë. Pastaj vjen një çast tronditës, ndërkohë që ajo ndodhet larg shtëpisë dhe po lufton për të mbijetuar. Por paparacët gjurmojnë si bletët. Një i huaj misterioz, i famshëm në sferën e tij, e viziton Karolin në spital fshehurazi, për të parë gruan që dikur kishte dashur e që s'e kishte harruar. Dy fëmijët e saj i qëndrojnë pranë shtratit, duke pritur e duke u lutur – derisa ndodh... Ky tregim për mbijetesën e dinjitetin, i surprizave të mëdha dhe i mrekullive të vogla, krijon një portret të paharrueshëm të një figure publike, shpresat, frikat dhe zemërthyerjet, të cilat janë kaq reale, sikur të qenë tonat...
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania