titleToAlt
I di rregullat.Heshtja është mikesha ime.Dhe kur kam frikë, zëri im je ti.Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë,po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten.Albertoja takon Kamilën, dashurinë e madhe të rinisë së tij, që ishte zhdukur pa dhënë shumë shpjegime për të ndjekur ëndrrën e saj dhe i mjaftojnë vetëm pak sekonda për të zbuluar se ndodhet ende atje, midis bankave të shkollës, duke ëndërruar midis buzëqeshjeve dhe puthjeve të saj. Por Albertoja nuk është vetëm. Ai është babai krenar i Lizës, një adoleshenteje me ide shumë të qarta, babai i frikësuar i Mateos, një djalë i mrekullueshëm i shurdhër, si dhe bashkëshorti i Sandrës, një gruaje që ka duruar ferrin e heshtur që ka mbështjellë të birin dhe që do të ishte gati të bënte çfarëdolloj gjëje për ta shpëtuar familjen e saj.Në një botë në dukje normale, gjithçka ndryshon. Liza e sheh të atin duke puthur Kamilën dhe për të mbrojtur të vëllanë, zhduket pa thënë asnjë fjalë. Të gjithë nisin ta kërkojnë, secili duke bartur me vete të vërtetën e tij. Albertoja bart ndjenjën e fajit që tradhtoi familjen dhe Sandrën, frikën se do të përjetojë një makth tjetër. Vetëm Mateoja i vogël mund ta gjejë, sepse falë saj ka mësuar të mos ketë frikë nga bota. Liza mund të jetë fshehur vetëm në strehën e tyre, në vendin ku e ka mësuar të lexojë buzët dhe të luajë shah, sepse vëllaçkoja i saj nuk do të jetë kurrë ndryshe nga të tjerët. Duke zbuluar një të fshehtë të vogël dhe duke iu mësuar të gjithëve se jeta dhe familja jote kanë më shumë rëndësi se vështirësitë që has, Liza dhe Mateoja do t`i shpëtojnë të ëmën dhe të atin duke iu treguar atyre se për t`u rritur duhet të jesh i madh qysh i vogël.Me një ndjeshmëri delikate, Sara Rattaro sfidon stilin dhe publikun e saj dhe futet në psikikën e një burri që duhet të vërë rregull në jetën e tij. Por të vësh rregull do të thotë të bësh patjetër një zgjedhje dhe të humbasësh diçka,apo dikë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një autor i ri shqiptar që jeton jashtë Atdheut, një vepër me një rrëfim tërheqës që sjell një natyrë të re interesante të perceptimit të botës. Boshti narrativ i autorit sillet rreth kryeprotagonistit Ylli, që është një emigrant shqiptar dhe rreth të cilit, në formë thriller-i, ai zbraz të tërë etosin e tij fabuloz e që ka të bëjë me një dashuri fatale... U mbetet lexuesve ta lexojnë duke u ndarë të kënaqur.-PROF. DR. NEHAS SOPAJ UNIVERSITETI I SHKUPIT Autori, ngaqë i njeh më së miri mekanizmat e diktaturës dhe jo vetëm duke dashur të bëjë një akt intelektual, por përmes një frymëzimi dhe realizmi artistik, bën një monument detajor të saj, një muze virtual të dhunës shpirtërore dhe formave të tjera saj. Makrotema e këtij romani është raporti i individit me atdheun, me atdheun komunist, raport që, si një rrjet, ngulfat gjithë aortat e jetës.-PROF. ASOC. DR. DIJE DEMIRI-FRANGU, Universiteti i Prishtinës
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t`u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë. U fut në stacion, zbriti poshtë disa palë shkallëve, për të arritur në platformën uptown pikërisht në momentin kur një zë, nga altoparlanti, po lajmëronte se të gjithë trenat e veriut po qarkullonin në orar. Ajo psherëtiu: do të kishte dashur, në fakt, që treni të vonohej pak, për t`i dhënë pak kohë që të bënte paqe me veten; për çka një aksident i vogël në Brooklyn do të kishte mjaftuar. Përfytyroi si njerëzit, në atë rast, do të ishin larguar nga platforma dhe pyeti veten nëse një pritje dy-orëshe, vetëm ajo në stacion, do t`i kish mjaftuar. Dy orë plot, pa opsionin e të shkuarit gjëkundi por kushedi po i kërkonte shumë jetës. Pastaj treni uptown u fut në platformë, ajo u fut në vagon përmes dyerve që u hapën para saj dhe harresa e urrejtshme iu fut në mendje.E pamë këtë person kur zbriti shkallët teposhtë dhe pastaj eci në platformën uptown, të stacionit në rrugën 40 dhe avenynë e 7-të; pasi na kishin lajmëruar tashmë se ai kish blerë një gazetë te kioska në hyrje të stacionit, sikurse edhe pritej. Ishte i veshur me një pardesy të hirtë, mbante një borsalinë dhe sytë i kish të mbuluar me syze dielli si të ish arratisur nga një noir bardhezi, por edhe kjo pritej. Zuri vend në platformë pranë një kolone dhe u orientua në mënyrë të tillë që imazhi t`i kapej i plotë nga kamerat e sigurisë, sikurse edhe na kishin informuar paraprakisht; pastaj hapi gazetën dhe u hodhi një sy të shpenguar kryetitujve, por pa u përqendruar vërtet në lexim. Edhe pse na kishin udhëzuar ta vëzhgonim këtë person që nga platforma përballë dhe na ndanin prej tij katër palë binarë, në dy prej të cilave kalonin herë pas here me zallahi trenat ekspres, arritëm të dëgjojmë, përmes altoparlantëve të platformës, njoftimin publik se trenat uptown përkohësisht nuk po qarkullonin, për shkak të një tromboze në Brooklyn. Asgjë tjetër nuk ndodhi meqë asgjë tjetër nuk pritej që të ndodhte; si edhe herë të tjera, ishim bërë pjesë e një mos-ngjarjeje, ose e një zbrazëtie të mërzitshme në rrjedhën e kohës; por a nuk janë vallë....
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija, por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve.I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t`i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron. Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!-Library Canaryn Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjerë gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit! -Vine Voice
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Irma Kurti ka nisur të lëvrojë e të botojë poezi që në moshë të hershme. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35- vjetorit të revistës Pionieri. Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio - Tirana me rastin e 45- vjetorit të çlirimit të Atdheut.Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere dhe shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime.Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar Universum Donna për letërsinë dhe emërtimin ,Ambasadore e Paqes nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Jeton në Bergamo, Itali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku mbizotëron shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm. Është stina e dhimbjes, por dhe rruga e mundimshme në kërkim të vetvetes. Është guximi për t`ia nisur sërish nga fillimi. Është forca për t'u ringritur.Një libër që, pa frikë, mund të zgjidhet ndër librat që meritojnë të lexohen patjetër, madje edhe duke lënë mënjanë punë të rëndësishme. Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur. Vërtet është romani i parë i Geverinës, por është një debutim dinjitoz e me shumë përgjegjësi krijuese. Geverina Muzhaqi ka lindur në Patos në vitin 1984.Është diplomuar në degën e studimeve gjuhësore dhe filologjike pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Aty ka mbrojtur me rezultate maksimale edhe masterin shkencor për gjuhësi të përgjithshme me temën "Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane". Po në Romë punoi për tre vjet si mësuese e adoleshentëve me aftësi të kufizuara.Është fituese e disa çmimeve me poezi në qytetin e saj të lindjes, si dhe në rrethin e Fierit. Aktualisht shkruan poezi, prozë e tregime. Ky është romani i saj i parë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Historia dhe trillimi shkrihen në një të vetme në këtë roman të shkëlqyer me vizion artistik dhe tallaze sensuale, që përftohen nga sytë e një gruaje të re, e cila u bë muza e njërës prej pikturave më të mrekullueshme të Vermeer-it. Me detajet më mbresëlënëse të kohës, duke evokuar një vend dhe një kohë të largët, “Vajza me vath margaritari” rrëfen historinë e një vajze të re në kulmin e feminitetit të saj, jeta e së cilës transformohet krejt papritmas nga një takim i shkurtër me gjeniun, pra mjeshtrin e pikturës dhe në këtë çast e tërë qenia e saj bëhet e pavdekshme në kanavacë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pa kurrfarë orvatjeje për tu shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati” Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë. Aty njeriu gjen dëshminë e pamohueshme se në të vërtetë dhimbja dhe jeta janë një. Përmes brengave dhe hidhërimeve, ai mëson të vërtetën lakuriqe. Brenda fatkeqësisë, ai arrin të nuhasë edhe diçka që i përngjan fatlumësisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur së Spartak Kangonit, i mbiquajtur "Korsari’, për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe të anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën. Por për Lenën, bashkëshorten e tij, tashmë tetëdhjetë vjeçare, gjëja që ka më shumë rëndësi është të shpëtojë nga ankandi ku po shiten pasuritë e familjes, një karficë në formë trëndafili të cilin ajo e konsideron si fatndjellëse. Dhe ndërsa lufton për ta shtënë sërish në dorë xhevahirin e çmuar dhe për të shpëtuar fatet e familjes, ajo përjeton edhe njëherë gjithë historinë e saj, që nga vitet '30 deri në ditët tona.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror. Hija e një incesti, krijimi i një perandorie të madhe industriale, ngjyrimet e përgjakura të luftës, bota vezulluese e modës, plogështia e sensualitetit dhe të fshehtat e patreguara të njerëzve të pushtetshëm - këto janë pjesët përbërëse të këtij romani të dhunshëm e romantik, që e josh lexuesin dhe e përfshin në thellësitë e veta.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Trashëgimtari i fundit i njërës prej familjeve më të vjetra siçiliane, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, thirret nga të gjithë si "Baroni". Shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ai ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka që shkëlqen është e vërtetë. I përfshirë në bizneset e princërve të naftës, mes njerëzve më të pushtetshëm të botës, historia e tij kapërthehet me atë të tre grave shumë të bukura e të largëta njëkohësisht. Një roman i madhërishëm dhe i pazakontë në një botë ku pasuria dhe prestigji vlejnë më shumë se jeta vetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkojnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. Nga prindërit ka mësuar të ruajë dinjitetin e saj dhe të kërkojë të drejtat në një shoqëri ku më dobëtit pësojnë shpesh padrejtësi. Ndërkaq kohët ndryshojnë me shpejtësi: janë vitet e bumit ekonomik, të revoltave, vitet e errëta të terrorizmit, në një Milano ku ndërthuret politika me biznesin. Liliana djeg etapat: një sukses i jashtëzakonshëm në jetën e saj profesionale, një martesë e mrekullueshme me një burrë të dashur, të kuptueshëm dhe pastaj fundi i karrierës së saj të gjatë. Edhe një herë një formulë që të siguron fitoren dhe shumë vullnet për t'ia dalë mbanë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur "Mjellma e Zezë", i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të. Bashkë me forcën e ndjenjës që i bashkon, do të arrijnë t'ia kthejnë dinjitetin dhe prestigjin emrit të Montaltove. Një roman plot patos e suspansë, i shkruar me mjeshtëri.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. E kaluara e tyre ka ecur përmes historish të ndryshme dhe është e mbushur me sakrifica, suksese dhe dështime. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr, kalon përmes një beteje rraskapitëse. Ky roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura, ka fituar çmimin "Selezione Bancarella", 1987, dhe ka frymëzuar serialin televiziv që mban të njëjtin titull.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj, por mbi të gjitha me atë të të atit; një udhëtim nëpër kohë, ku historitë pasionante të dashurisë pleksen me ngjarje misterioze dhe dramatike. Një histori e ngjeshur, e mbushur me ngjarje mbresëlënëse dhe e treguar në mënyrë të shkëlqyer.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë, kishte qenë një nga gratë më të famshme të Nju Jorkut, madje që synonte deri edhe kolltukun e kryetares së bashkisë. Por mbi të kaluarën e saj rëndon hija e gjatë e Koza Nostras, ndërsa e tashmja nuk ngjan aq e qartë dhe e kthjellët... Një roman mbresëlënës.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
"E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku" nuk është vetëm një roman formues, nuk është vetëm rrëfimi për një vit shkollor, por është një tekst kurajoz, që përmes monologut të Leos - herë joserioz dhe komik, herë më intim dhe i shqetësuar - tregon se çfarë ndodh në çastin kur në jetën e një adoleshenti vërshojnë vuajtja dhe tronditja, ndërsa bota e të rriturve duket se nuk ka asgjë për të thënë
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë. Ajo përbën kërcënim: nëse ndokush rrëmon në jetën e saj dhe dëgjon atë që ajo ka për të thënë, organizma të fuqishme sekrete do të rrëzohen si kështjella prej letre. Duhet të zhduket përgjithnjë; më e mira do të ishte sikur të mbyllej në çmendinë. Konspiracioni në qendër të të cilit ndodhet, ndonëse pa dëshirën e saj, dhe që nisi kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçe, vazhdon ende. Ndërkaq, gazetari Mikael Blomkvist ka arritur t'i afrohet së vërtetës mbi të kaluarën e tmerrshme të Lisbetës dhe është i vendosur të botojë në Milenium një artikull denoncues, që do t'i bëjë të dridhen shërbimet e fshehta, qeverinë dhe mbarë vendin. Nuk do të ketë kompromise. Kapitulli i fundit i trilogjisë së Stig Larsson-it - një nga rastet më të bujshme në botën e botimeve ndërkombëtare të viteve të fundit - është një përshkrim i mahnitshëm i shoqërisë së sotme në trajtën e një romani policor. Një roman emocionues për komplote të errëta dhe shërbime të fshehta të devijuara, që ngërthen ritmin e kohës sonë dhe zbulon se ku mund të çojnë perversitetet e një sistemi të sëmurë. Një histori që, besnike ndaj shpirtit të autorit, rrëfen për dhunën kundër grave dhe për burrat që e bëjnë të mundur atë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vrasje e dyfishtë në një apartament në Stokholm. Gjenden dy të vdekur. Pranë vendngjarjes zbulohet arma e dyshuar e krimit. Policia çoroditet nga vrasjet profesioniste në lagjen e banuar. Lisbetë Salanderi kërkohet nga të gjitha forcat policore në Suedi. E dyshuara kryesore për tri vrasje, ish-analistja e sigurimit, Salander, i shmanget kërkimit mbarëkombëtar. Inspektor Bublanski udhëheq skuadrën e Stokholmit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kanë kaluar shumë vjet që kur Harieta, mbesa e dashur e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger, është zhdukur pa lënë gjurmë. Që atëherë dërgimi i përvitshëm i një dhurate anonime e hap përsëri çështjen.Një rit që përsëritet me përpikëri dhe zgjon sërish shqetësimin për një enigmë të pazgjidhur kurrë. Tashmë shumë plak, Henrik Vangeri vendos të bëjë një përpjekje të fundit për të hedhur dritë mbi misterin që ka shënjuar gjithë jetën e tij. Detyra për kërkimin e së vërtetës i besohet Mikael Blomkvistit. Një dyzetvjeçar mjaft tërheqës, Blomkvisti është gazetar i suksesshëm, që drejton revistën Milenium, e specializuar për reportazhe që denoncojnë korriupsionin dhe bizneset e dyshimta të botës së sipërmarrësve. Në brigjet e Detit Baltik, me ndihmën e Lisbetë Salanderit - një hacker-e e re dhe e zonja, protagonistja,femër e paharrueshme përkrah tij, rebele dhe e shqetësuar, Blomkvisti heton me themel historinë e familjes Vanger . Dhe sa më shumë që heton, aq më të frikshme janë zbulimet. I pritur në debutimin e tij si një zbulim, Stieg Larsson-i ka shkruar një thriller që të emocionon dhe njëkohësisht një roman që, përtej hetimit dhe kthesave të papritura, përmban një mesazh për kohën tonë. Një libër i verdhë, që veprimin dhe dramën i kombinon me një histori tejet njerëzore dhe tragjikisht moderne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"A ekziston 'përgjithmona'?" më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave, pulovrave dhe xhupit, kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm 'përgjithmona'”, të isha përgjigjur.Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës, filli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre.E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri?Po kush është Zoti? Një rrugëtim i brendshëm, që na tregon se sa shumë një njeri mund të përhumbet në dhimbje dhe se si forca ripërtëritëse e natyrës dhe misteri i jetës së përmbajtur në gjërat më të vogla mund ta përkundin, ta shërojnë dhe ta çlirojnë duke ia kthyer botës. Me këtë roman, autorja e "Thuaji zemrës po" na dhuron një histori origjinale dhe pabesueshmërisht poetike, që bën të kumbojnë sërish telat e dashurisë, të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet përballë jetës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Romani më i fundit i shkrimtarit Nasi Lera, "Të gjallë dhe të vdekur", përmban gjithçka që duhet të ketë një roman, po të kemi parasysh kriteret për romanet e autorëve më të shquar: të vërtetën, të bukurën, tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë. Romani të trondit me natyrshmërinë e vet paradoksale, është tragjik, edhe pse i shkruar poetikisht, me skena makabre, por pa e humbur besimin te njeriu, nostalgjik, ndonëse ngjarjet janë ato të më të fundit, që shpeshherë i lexojmë në gazetat e ditës. Oskar Uajlldi pat paralajmëruar se, ashtu si arti imiton jetën, po ashtu edhe jeta imiton artin e vërtetë. Jeta shqiptare ka për t'i imituar kokëfortësisht, për një kohë të gjatë, sidomos librat si romani i Nasi Lerës, që flasin përmes imagjinatës dhe kujtesës, për zhgënjimin dhe brutalitetin, për neverinë ndaj politikës dhe politikanëve, për absurdin e dramave ballkanike dhe për butësinë e përhershme të shpirtit njerëzor. "Të gjallë dhe të vdekur" është ndër romanet më të bukur dhe më seriozë që kam lexuar deri më sot. Dramaciteti që mbart ai është i natyrshëm e, kësisoj, i besueshëm. Pohimi i njërit prej personazheve se "të gjithë e ndiejmë veten të dënuar duke qenë të lirë të shkojmë ku të duam", është edhe piktura më e hidhur, por dhe më e vërtetë e realitetit të sotëm.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania