titleToAlt
Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko-sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh dhe jeton e lumtur e pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan, së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë. Por, pas këtij propozimi, jeta e saj merr një tjetër drejtim. Nëna e Bekit këmbëngul që dasma të bëhet në kopshtin e shtëpisë së saj, në periferi të Londrës, e rrethuar nga familjarë dhe miq të vjetër; nga ana tjetër, nëna e tmerrshme e Lukut bën plane të tjera në qytetin vezullues të Nju Jorkut. Beki nuk do të zhgënjejë asnjë, mirëpo, si pa dashur, bëhet pjesë e përgatitjeve të dasmës në Plaza të Nju Jorkut, argëtohet duke provuar fustane nusesh, shijon torta dhe harton lista për dhuratat e dasmës. Por koha kalon, në të dyja anët e oqeanit përgatitjet vazhdojnë dhe papritur Beki kupton se gjendet sërish në telash.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeta e Bekit po ecën për mrekulli. Ajo punon në dyqanin më të ri të Londrës, The Look, dhe së bashku me të shoqin, Lukun, po kërkojnë shtëpi (dëshira e saj e fshehtë është të ketë një dhomë këpucësh) ... dhe është shtatzënë! Nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, veçanërisht kur mësoi se të bërit pazar të ndihmon për të larguar ankthin që të kap sa herë zgjohesh në mëngjes! Ajo dëshiron që çdo gjë për fëmijën e saj të jetë e përsosur, duke filluar nga mobilimi i dhomës ... karroca, që duhet të jetë model i fundit ... e deri te mjekja e famshme obstetre, të cilën çdokush do të ëndërronte ta kishte. Por kur zbulon se mjekja e famshme obstetre, intelektuale dhe magjepsëse, kishte qenë e dashura e Lukut, bota e saj e përsosur fillon të shembet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për Beki Blumvudin, jeta nuk mund të shkojë më mirë se kaq: ka një të fejuar që e adhuron, një punë për t’u admiruar si konsulente në një emision televiziv dhe është duke shkruar librin e saj të parë. Dhe, si të mos mjaftojnë këto, i jepet mundësia për t’u transferuar në Nju Jork. Është një mundësi të cilën e kishte pritur prej vitesh, të niste një jetë të re, ta bënte ëndrrën realitet. Beki është e ekzaltuar nga Muzeu i Artit Modern, Guggenheim-i... e mbi të gjitha nga mijëra drita vezulluese të dyqaneve. Në Bloomingdale, Tiffany, Fifth Avenue: kudo ka oferta të papara. “Bli vetëm ato që të duhen”, është motoja e saj. Sigurisht, kur bëhet fjalë për ujdi që me të vërtetë ia vlejnë...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje, që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake... Blerja për të "është si dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit". Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë, për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot. Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron. Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar. £ fiksuar pas dyqaneve është një roman rrezëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania