titleToAlt
 Magjistari i panaireve përmban tregime me dashuri të përmbushur dhe të papërmbushur, me dukuri që janë të dukshme në jetën e përditshme dhe vlera që perceptohen vetëm në momente të jashtëzakonshme. Narracioni lëviz nga realizmi në dukje në zhanre të tjera; nga narracioni policesk ose thriller te proza erotike. Kujtimet, intimitetet dhe parandjenjat injektohen qetësisht në këto tregime që e pranojnë atë çka fati sjell, madje edhe kur bëhen përpjekje për ta ndryshuar, siç ndodh në tregimet Xhepat plot me gurë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt. Ai përpiqet ta harrojë vajzën, mirëpo përfshihet në një furtunë emocionesh që nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk mund t’u rezistojë. Ndryshe nga çdo grua që ka njohur më parë, Ana e druajtur dhe e papërvojë duket se sheh tejpërtej tij... përtej gjeniut të biznesit dhe stilit të jetës luksoze... sheh zemrën e akullt dhe të lënduar të Kristianit. A do t’i davaritë bashkimi me Anën tmerret e fëmijërisë që i faniten çdo natë Kristianit? Apo dëshirat e tij të errëta seksuale, fiksimi për të pasur gjithçka nën kontroll dhe vetëpërçmimi që mbush shpirtin e tij do ta largojnë vajzën dhe do të shkatërrojnë shpresën e brishtë që ajo i ofron?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Bukuroshja Rovena Bellem duhet të ketë një trashëgimtar, përndryshe do të jetë pre e zemërimit të vëllait të saj të pamëshirshëm nga njerku, të cilit i rrezikohet nga konfiskimi pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme. Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhëtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e Rovenës. Tashmë ai po planifikon të hakmerret.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Eshtë viti 1942. Uili Trusdeli arrin në Hong Kong në kërkim të një jete të re dhe menjëherë bie në dashuri me Trudi Liangun, një grua magjepsëse, që shkakton skandal me sjelljen e vet në shoqërinë e lartë të kolonisë angleze. Midis tyre lind një pasion i madh, por shpërthimi i luftës dhe kërcënimi i një pushtimi japonez e minojnë lidhjen e tyre. Uili do të jetë i detyruar të niset, duke e lënë Trudin ta përballojë vetëm, dhe shtatzënë, të ardhmen e saj të pasigurt. Dhjetë vjet më vonë, Klara Pendëltoni arrin në Hong Kong dhe gjen punë si mësuese pianoje e Lokit Çenit, vajzë e një çifti të pasur të qytetit. E mësuar me jetën në provincën e përgjumur angleze, Klara joshet shpejt nga shoqëria e lartë dhe nga shkëlqimi i saj, gjersa bëhet, Madamë Bovari e dytë, dashnore e shoferit të shtëpisë, që zbulohet se është po ai, Uili Trusdeli. Por kjo nuk është e vetmja e fshehtë e familjes Çen. Në një kreshendo rrëfyese në sfondin e atmosferave sensuale të Lindjes, Klara do të gjendet e detyruar të zgjedhë, pa mundësi apeli, midis dashurisë dhe sigurisë, midis guximit dhe mbijetesës, midis të tashmes dhe të kaluarës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Pesëdhjetë Hijet e Greit” një roman romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja, derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë. Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull. Dhe, kur ai e paralajmëron t'i qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë. Po Grei torturohet nga demonë të brendshëm dhe digjet nga nevoja për kontroll. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
E tmerruar nga sekretet e errëta, që torturojnë biznesmenin e ri Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Po dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar, të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo ...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romantik, çlirues dhe kryekëput pëfthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve. Ana e kishte ditur gjithmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Ana duhet të mësojë të ndajë stilin e pasur të jetës së Greit pa sakrifikuar integritetin dhe pavarësinë e saj; ndërsa Grei duhet të mposhtë dëshirën për kontroll dhe të varrosë fantazmat, të cilat akoma e përndjekin. Tani, së bashku, më në fund, ata kanë dashuri, pasion, intimitet, pasuri dhe një botë mundësish të pafundme. Po pikërisht kur duket se kanë vërtet gjithçka, fatkeqësia dhe risku ndërthuren dhe kthejnë në realitet makthet më të këqija të Anës...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Alauija Sobh u lind në Bejrut në vitin 1955. Studioi Letërsi Arabe e Angleze në Universitetin Kombëtar të Libanit. Sot është kryeredaktore e revistës kulturore më të shitur të botës arabe, krijuar prej vetë asaj. Romani më i fundit, “Emri i Saj Është Pasioni”, konsiderohet një revolucion i vërtetë në letërsinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës së botës arabe dhe është botuar në mbi dyzet gjuhë të Lindjes dhe Perëndimit, sadoqë në disa vende radikale islamike censura e ka bllokuar botimin. “Kur ai burrë qe ulur përballë saj dhe e kishte vështruar drejt e në sy, i tërë trupi i qe përshkuar nga dridhma. I qenë paralizuar këmbë e duar dhe nga koka sikur i dilte zjarr. Duart zakonisht të ftohta, madje akull, i zienin. Pëllëmbët i digjnin si prush. Shpina sikur do t'i thyhej në dysh dhe ndërsa vëzhgonte buzët e tij, përfytyronte t'i mbyllte e t'i fshihte nga shikimet e padëshiruara me një puthje. Diçka e mistershme po ndodhte në trupin e saj. Diçka që i ngjasonte dhimbjes, po nuk ishte dhimbje. Diçka që i ngjasonte një trilli gëzimi, po nuk ishte gëzim i pastër. Me sytë në lot, më pyeti nëse ajo që ndiente quhej pasion."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Si vetë qyteti i Nju Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj "Mëndafshi francez" që prodhon të brendshme grash në një sukses të përbotshëm. Por një ditë, një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse. Ndihmës prokurori i qarkut Robert Kesidi e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por, as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr. Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë... 600 faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie që lexohen me një frymë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ditar dashurie i një shkrimtari", është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij refleksive."Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotikën. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit thyejnë mjaft tabu dhe paragjykime që kanë të bëjnë me dashurinë dhe seksin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal. Presidenti e ka lëshuar këtë amnisti vetëm pasi ka pasur shumë presion nga CIA. Me sa duket Bekmani në ditët e tij më të mira si ndërmjetës, mund të ketë marrë vesh sekrete që komprometojnë sistemin më të ndërlikuar në botë të mbikëqyrjes satelitore. Pyetja për të cilën CIA pret përgjigje është: Kush do ta vrasë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ajo kishte gjithçka: para, sukses, bukuri. Askush s'mund ta merrte me mend se nën maskën verbuese tulatej një femër që vuante marrëzisht nga vetmia e që ëndërronte për lumturi. Dikur ajo kish takuar një mashkull, i cili në vend që të bëhej armiku i saj, u bë i vetmi burrë i shumëpritur, i dashuruar kokë e këmbë pas saj dhe një mbrojtës që do ta bënte të lumtur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dmitri ia nguli sytë Ketrinës, por ajo po ashtu i shmangej vështrimit të tij. Ajo shihte ngado, por vetëm në drejtim të tij jo. Po ç'po ndodhte me të? Ai nuk e kish parë Ketrinën pothuajse një vit. Një vit! Dhe tani luftonte me fuqitë e fundit me impulsin këmbëngulës që ta rrokte në krahët e tij. Dhe vetëm të mendosh pikërisht ajo e ndryshoi temën e bisedës kur Dmitri u përpoq t'i thoshte se e dashuronte atë! Po asaj aq i bënte. Me të vërtetë asaj aq i bënte!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pasioni u ndez shpejt, ashtu si flaka nga era. Ai e puthte me afsh që ta bindte, t'ia prishte mendjen, ta joshte. Delia u flashk gjithë epsh në krahët e tij. Ajo i ngriti duart, ia mbështolli qafën me to dhe iu përgjigj duke e puthur me zjarr. Teksa i jepej me tërë trupin, edhe bota e Dellit u mbyll. U përqendrua tek ajo, e cila iu ngjesh me besim dhe sinqerisht. Pasi mbylli sytë dhe tërhequr kokën mbrapa, pas çdo goditje të zemrës Delia thithte fuqinë mashkullore të saponjohur, ndiente se si duart e fuqishme kërkonin linjat dhe përthyerjet e figurës së saj, duke e eksituar, por pa e detyruar aspak. Dell dëgjonte frymëmarrjen e shtruar të së dashurës, ndiente me kënaqësi ngrohtësinë e trupit të saj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Njerëzit flasin për erotizmin, pa droje dhe vazhdimishit. Kështu që ajo për të cilën po nis të flas dhe unë është tashmë e njohur. Desha vetëm të kërkoja kohezionin mes larmisë së fakteve të paraqitura. Desha vetëm të ndërtoja tablonë koherente të një tërësie sjelljesh.” - Kështu shkruan në paraqitjen e këtij libri në 1957 Georges Bataille. Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh "Erotizmi" i G. Bataille vazhdon të mbetet një përvojë trasgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Detyrimisht, mbetet vetëm kujtesa e trupave tanë për t'u provokuar, eksploruar, inspektuar, kontrolluar e gërmuar thellë, deri në palcën e saj që rrezaton tinëzisht jashtë kohës e hapësirës, por, mjerisht, kujtesa e kurmit tënd, tani që nuk të kam më pranë fizikisht e ndihem shpirtërisht i verbër, shurdh, memec e cung, nuk mund të më ndihmojë në këtë drejtim çoroditës por të dobishëm, kështu që do të bëj çmos ta detyroj trupin tim të lodhur, ndoshta të velitur, por asnjëherë të ngopur nga dashuria hon e thellë që ka njohur, provuar, shijuar, përvetësuar e përjetuar. Edmond Tupja në librin e tij “Tingujt e trupit tënd”
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Gidion Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësitë më të errëta. Nuk mund t'i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe. E shkuara ime ishte po aq e mbushur me dhunë sa e tij dhe unë isha e lënduar. Ne nuk mund të funksiononim kurrë si çift. Ishte shumë e vështirë, shumë e dhembshme... me përjashtim të çasteve kur çdo gjë ishte e përkryer, çaste kur dashuria e dëshpëruar dhe pasioni i tërbuar ishin çmenduria jonë më e madhe. Neve na mbante bashkë nevoja për njëri-tjetrin. Dhe pasioni do të na çonte përtej limiteve tona në tehun më të ëmbël e më të mprehtë të fiksimit...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi ynë nisi mes zjarrit. Gidion Krosi hyri në jetën time si vetëtima në errësirën e natës: i bukur dhe i shkëlqyer, i ashpër dhe përvëlues. Unë u dhashë pas tij siç nuk isha dhënë kurrë në jetën time pas ndokujt. Isha e dëshiruar për prekjet e tij edhe pse e dija se ato do të më bënin më të dobët. Isha e dërrmuar dhe e rrënuar dhe ai i hapi me kaq lehtësi portat brenda meje. Gidioni e dinte. Ai kishte demonët e vet. Dhe ne do të shndërroheshim në pasqyra që do të reflektonin plagët personale të njëri-tjetrit, sikurse edhe dëshirat. Prangat e dashurisë së tij më shndërruan plotësisht, ndërsa lutesha që pështjellimet e së shkuarës sonë të mos na ndanin nga njëri-tjetri. Kur është fjala për të përshkruar skenat e nxehta erotike, Sylvia Doy ka pak shkrimtarë rivalë. Sylvia Day jo vetëm që arrin t'i ndezë lexuesit, por edhe i përthith ata me një histori të fuqishme që nuk e lëshon dot nga dora.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani tregon historinë e Humbert Humbertit, një mesoburri, kritiku letrar. Pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një vendi ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Duke kërkuar për një dhomë në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e saj Dolorezën, një 12-vjeçare të rritur para kohe, pas të cilës ai lë mendjen. Për të ndenjur afër nimfëzes së tij ai pranon të rrijë në dhomën e ofruar madje më vonë martohet me zonjën Hejz, e cila zbulon nga shënimet e ditarit të shoqit, që ai është dhe lakmitari i së bijës. Ngjarjet do të precipitojnë dhe ai e gjen veten si njerku dhe dashnori i vajzës së re Lolitës, status ky që do ta çojë në një spirale ngjarjesh dhe emocionesh. “Lolita” është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak, e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa kënga e Beatlesve “Pylli norvegjez”. Ky roman tregon historinë e Toru, një student i urtë e serioz në Tokio që i është kushtuar Naokos një vajze tepër melankolike dhe e bukur, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre para disa vitesh. Toru fillon me jetën e universitetit, kurse Naoko tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e saj të brendshme. Toru e gjen veten duke ju kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale. Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe erosit, që kanë dominuar udhëtimin romantik të një studenti të dashuruar.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Aleksandër Portnoi, është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij, për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë, rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varur plotësisht nga seksi. “Ankimi i Portnoit” është romani më popullor i Philip Rothit dhe u rendit ndër 100 romanet më të mirë të shekullit XX. Ai cilësohet si emblematik për kohën që u botua dhe si libri komik më i pamëshirshëm rreth seksit i shkruar deri tani.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania