titleToAlt
Dita e opriçnjikut është një roman  fanta-politik , një skenar që transplantohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit. Autori ia ka kushtuar ironikisht këtë roman njërit prej prijësve më famëkëqinj të opriçnjinës, Skuratov-Maljutës. Opriçnjikët e Sorokinit veprojnë në një dekor tjetër dhe në një realitet politik të ndryshëm nga ai i shekullit XVI, në një Rusi  kibernetike , me një zhvillim të sofistikuar të mjeteve të informimit dhe përgjimit në një Rusi të veçuar nga Perëndimi i kalbur përmes një Muri të Madh Rus, i ngjashëm me Murin e Madh të Kinës, tashmë aleati dhe mbështetësi i fuqishëm i carit të shekullit XXII. Peripecitë ditore të opriçnjikut Komjaga janë filli përmes të cilit autori tregon dhe paralajmëron arbitraritetin dhe egërsinë e një pushteti autoritar të veshur me maskën e nacionalizmit, fetarisë dhe moralitetit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi  Z në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen. Disa nga përfaqësuesit e organeve shtetërore në roman paraqiten me emra të tillë, si: Përbindëshi, Vampiri, Tigri, duke simbolizuar një realitet-xhungël të Greqisë së asaj kohe, kur kishte një luftë të ashpër politike mes së Djathtës dhe së Majtës. Vrasja e Z-së në atë kohë tronditi Greqinë dhe pati një ndikim në ngjarjet që rrodhën më pas, dhe vetëm pak vite më vonë në Greqi u vendos diktatura e kolonelëve (1967). Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“A është, vallë, njeri…” është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër, ai rrëfen përvojën e një viti të tërë, nga shkurti 1944 deri më 27 janar 1945, të kaluar në lagerin e Buna-Monovicit. Buna ishte një ndër 44 kampet satelitë të Aushvicit, në Silezinë e Sipërme, në territorin polak. Historia fillon me internimin e autorit në kampin për hebrenj në Fosoli dhe përfundon me çlirimin e kampit të Aushvicit nga ushtria ruse. Levi arriti të mbijetonte falë ushqimit shtesë, që një punëtor italian, Lorencoja, arrinte t’ia kalonte fshehurazi. Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim. Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë s’ka emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës. Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh, në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit, i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie, dhe një grup të interesuar për vendosjen e drejtësisë, por jo duke përdorur ligjin. Të gjithë kërkojnë diçka: një dosje të fshehtë, në të cilën një burrë i ndershëm, Jorgo Nushi, ndryshe ngagjithë kasta shoqërore së cilës i përket, ka mbledhur me durim të dhënat që tregojnë qartazi korruptimin, zvetënimin e krerëve më të lartë të shtetit dhe lidhjet e shumëfishta mes policisë dhe kriminelëve. Në gjithë këtë tollovi, ku nuk mungojnë kërcitjet dhe shkëmbimet e plumbave në mes të Tiranës, Bardhyli, një tip në dukje indiferent dhe apatik, që parapëlqen ta kalojë kohën mes konjakut, lojës së dominosë dhe batutave të humorit, do të përpiqet të vërë në vend drejtësinë. Sipas mënyrës së tij, duke ia lënë kundërshtarit dopio gjashtën në dorë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kim Fillbi u komprometua. I dërguar nga SIS-i ai përfundoi në Bejrut, si korrespondent në Lindjen e Mesme i dy gazetave londineze, The Observer dhe The Economist. Mbasi ai, nga ana e tij, iku në Bashkimin Sovjetik, më 1963, Engwllton-i la të kuptohet se çështja Fillbi ishte më e ndërlikuar nga ç 'paraqitej në të vërtetë. Një mënyrë për t'u shfajësuar, me sa duket. Por vallë ishte vetëm kjo?
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania