titleToAlt
Zëvendësimi i madhështores, së paqartës dhe mizores me imazhin njerëzor dhe nivelin njerëzor është, ndoshta arritja më themelore dhe që do të zgjasë më shumë nga të gjitha arritjet e Greqisë, si në letërsi edhe në art. Të "Iliada" kjo arritje shfaqet tashmë e përfunduar. Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit. Tipar karakteristik i mitologjisë greke është se në të kanë mbizotëruar heronjtë dhe historitë heroike. Kjo e bën atë unike midis mitologjive botërore. Në pjesën më të madhe të mitologjive, heronjtë janë ose të zakonshëm ose mungojnë krejtësisht. Pozicioni sipëran i poemave homerike në letërsinë greke është e lidhur me këtë, edhe pse ne nuk jemi në një fushë ku mund të gjejmë një marrëdhënie të thjeshtë shkak - pasojë.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania