titleToAlt
Ankthi, frika dhe përpjekjet për afirmimin e unit paraqiten përmes një vizatimi realist të jetës së personazheve origjinale të pesë novelave. Autori vjen para lexuesit si filozof dhe si shkrimtar i fortë. Në pesë novelat e përfshira në këtë vëllim, mjeshtri francez i ekzistencializmit shpalos në mënyrë të shkëlqyer forcën e tij të rrëlimit, gërshetuar me vëzhgimin psikologjik. Karakteret dhe situatat e Sartrit pasqyrojnë konlliktet, kompleksitetet, neurozat dhe sensualitetin e shekullit të njëzetë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Qershori i vitin 1940 shënoi verën e disfatës për ushtarët francezë, të braktisur nga oficerët e tyre, të demoralizuar dhe duke pritur armëpushimin. Ditë pas dite, orë pas ore, “Vdekje në shpirt” shpalos ato që burrat menduan, ndjenë dhe bënë ndërkohë që Franca binte. Burra që qëndruan, burra që ikën, burra që luftuan dhe burra me fate tragjike si Methju, i cili ia kishte dedikuar jetën gjetjes së lirisë personale, por tashmë është i mbushur me hidhërim dhe pendim. “Vdekje në shpirt” është një përshkrim pikëllues i luftës dhe se çfarë do të thotë të humbësh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Rrugët e lirisë”, është një seri e novelave nga Jean-Paul Sartre. E menduar si një tetralogji, ajo u la e paplotë me vetëm tre nga katër vëllimet e planifikuara për publikim. Romanet, janë shkruar kryesisht në përgjigje të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit nazist të Francës, dhe paraqesin ndryshimet në mendimin filozofik dhe pozitën filozofike të Sartrit. Kjo seri e romaneve është konsideruar se ka disa karakteristika autobiografike ku, Mathieu personifikon Sartrin, dhe Ivich përfaqëson Olga Kosakieëicz.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani i parë në serinë monumentale “Rrugët e Lirisë” të Sartrit, Mosha e arsyes është vendosur në vitin 1938 dhe tregon për Mathieu, një profesor francez i filozofisë i cili është i fiksuar me idenë e lirisë. Ndërkohë që hijet e Luftës së Dytë Botërore afrohen më afër - edhe pse jeta e tij personale është e komplikuar nga shtatzënia e zonjës së tij - kërkimi i tij për një mënyrë që të mbetet i lirë bëhet gjithnjë e më i fortë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
...S'mund të pranoja që qënia na vinte nga jashtë, që ajo mbahej për inerci dhe që lëvizjet e shpirtit ishin pasojë e lëvizjeve të mëparshme. Po pse e kaluara duhej të më pasuronte me çdo kusht? S'më kishte krijuar ajo, përkundrazi isha unë ai që, duke rilindur nga hiri im, e shkëpusja nga hiçi kujtesen time falë një krijimi që filionte gjithmonë nga e para. Vdekja, gjithmonë e më e afert, më ndriçonte më fort me dritën e saj të errët. E ula poshtë të kaluarën para së tashmes dhe këtë të fundit para së ardhmes....
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Sa e ruan pastërtinë tënde, djalosh!. Sa frikë ke të ndyesh duart Mirë pra, qëndro i pastër! E kujt i duhet kjo dhe ç't'u desh që erdhe midis nesh? Pastërtia është ide e fakirëve dhe e murgjërve. Ju intelektualët, anarkistët borgjezë, nxirrni shkaqe për të mos bërë asgjë. Për të mos bërë asgjë, për të qëndruar mënjanë, pa luajtur gishtin, me duart ngjitur pas trupit, veshur me doreza. Duart e mia janë të ndyra deri në bërryi. I kam zhytur në mut dhe në gjak”. - E shkruar më 1948, “Duar të ndyra”,është një dramë me përmbajtje të theksuar politike, është një nga veprat teatrore më të shquara të autorit.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania