titleToAlt
Për katër vjet me radhë, Patriku e kishte pyetur veten shpesh se si do të ndihej nëse do ta kapnin. Tashmë e kishte mbërthyer tmerri. Dikur ai ishte një ortak i shumë dëshiruar dhe i paguar mirë në një studio ligjore të pasur e me të ardhura rë majme në shtetin e Misisipit. Më pas, Patrik Lanigani, vodhi nëntëdhjetë milionë dollarë nga studioja ligjore ku punonte dhe mori arratinë për të shpëtuar kokën. Për katër vjet me radhë arriti t'u shmangej njerëzve të pasur e me pushtet, të cilët nuk do t'i ndalonte gjë për ra gjetur se ku fshihej. Më pas, në mënyrë të pashmangshme, ata ranë në gjurmet e tij, në skaj të xhunglës braziliane. Patriku po kthehet në atdhe. Teksa ortakët e tij të dikurshëm rrinë në pritje për të marrë hak, një tjetër histori po bëhet gati të zërë fill. Kjo ngaqë Patrik Lanigani, nëpunësi kriminal më i poshtëruar dhe më i nëpërkëmbur i kohës sonë, di diçka që askush tjetër në botë nuk e di. Ai di të vërtetën...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish-bashkëshorteve dhe të favorizuarve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish. Në testamentin e tij të ri, Troi Filani përmend vetëm një trashëgimtare, që do të marrë njëmbëdhjetë miliardë dollarët e pasurisë së tij: një grua të mistershme të quajtur Reiçëll Lein, një misionare që jeton në xhunglat e Brazilit. Neit është zgjedhur të gjejë me çdo kusht Reiçëll Leinin. Teksa familjarët e Filanit fluturojnë si grabitqarë mbi qiellin e Uashingtonit, Neiti depërton në xhunglën e Brazilit, në një botë ku paraja nuk ka asnjë kuptim, ku vdekja të merr sapo të bësh të parin gabim dhe ku një grua - e ndjekur si nga miqtë, ashtu edhe nga armiqtë - mban në duar diçka të mistershme...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1970 një nga gazetat më të suksesshme javore, "The Ford County Times", falimenton. Për habinë e të gjithëve pronësia e kësaj gazete i kalon një 23-vjeçari të flakur nga universiteti me emrin VVillie Traynor. Perspektiva e gazetës duket e zymtë deri në kohën kur një nënë e re përdhunohet brutalisht nga një vrasës që i përket familjes famëkeqe të Pexhitëve. Me të rrëfyer Willie Traynor-i aktin e shëmtuar deri në hollësi, gazeta fillon të eci. A do të gjykohet i paprekshmi Deni Pexhit? A është burgimi i përjetshëm realisht burgim i përjetshëm në Misisipi, sidomos për Pexhitët? Cili do të jetë gjykatësi i fundit i çështjes?
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Në këtë dramë përvëluese, që zhvillohet në sallën e gjyqit, shkrimtari i suksesshëm John Grisham, vërteton edhe një herë sa e thellë është ende dhuna e egër raciale. Në Klenton, Mississipi, jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatërrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor. Derisa babai i saj me ngjyrë merr një armë në dorë dhe hakmerret me duart e veta.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm: kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë. Firma i dha një BMW, i pagoi kreditë që kishte marrë për universitetin, i nxori edhe një kredi me interes të ulët për shtëpi, madje i pagoi edhe një arkitekt për dekorimin e saj. Miç Mekdiri duhej ta kishte mbajtur mend atë që vëllai i tij, Rei, e dinte tashmë dhe për këtë arsye po vuante pesëmbëdhjetë vjet burg në Tenesi: askush, asnjëherë, nuk të jep gjë kot. Ndërkaq FBI-ja i di poshtërsitë e firmës ku punon Miçi dhe i kërkon ta ndihmojë. Ai ndodhet në udhëkryq dhe, nëse dëshiron të jetojë, duhet të zgjedhë. Ky libër e mban lexuesin të mbërthyer që nga kapitujt e parë ngjethës, për të kaluar te kapitujt e mesit, që të mbërthejnë si me morsë e deri te finalja.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori. Kompania apelon në Gjykatën e Lartë të Misisipit. Nëntë gjykatësit e saj mund ta miratojnë ose ta anulojnë atë. Cilët janë të nëntët? Si do të votojnë ata? A mund të zëvendësohet ndonjëri, para se çështja të vendoset përfundimisht? Apelimi është një histori e fuqishme dhe tronditëse e kohës sonë, që tregon për intrigën politike dhe juridike.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal. Presidenti e ka lëshuar këtë amnisti vetëm pasi ka pasur shumë presion nga CIA. Me sa duket Bekmani në ditët e tij më të mira si ndërmjetës, mund të ketë marrë vesh sekrete që komprometojnë sistemin më të ndërlikuar në botë të mbikëqyrjes satelitore. Pyetja për të cilën CIA pret përgjigje është: Kush do ta vrasë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani i tij i fundit, "Klienti", ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Dëshira për të mësuar se çfarë vjen më pas, të bën të kalosh me padurim te faqja tjetër. Xhon Grisham është një mjeshtër i vërtetë i ndërtimit të ngjarjeve të ethshme. Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov, që kishte vetëm katër vjet punë si avokate. Prokurorët janë të gatshëm të thyejnë çdo rregull për ta bërë Markun të flasë. Asgjë nuk do ta ndalonte mafien për t'ia mbyllur gojën. Dhe Regi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur klientin e saj, madje duke vënë në lojë edhe jetën e të dyve.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania