titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga banda, Oliveri mëson, më në fund, të vërtetën se cila është origjina e vet: fiton një shtëpi, një trashëgimi dhe një familje!
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
I mërzitur e i vetmuar, djali i një milioneri gjendet në një udhëtim nëpër oqean. Duke u lëvduar e mburrur para pasagjerëve të tjerë, befas bie në ujë. Shpëtohet nga një barkë e vogël peshkimi, ku paratë e tij nuk kanë vlerë dhe përtesës nuk i njihet emri. Harvi duhet të punojë përkrah të tjerëve, në zanatin e tyre të rrezikshëm, për të fituar bukën e gojës. Ai njihet me një mënyrë jetese, ku paratë nuk blejnë gjithçka dhe vlera e njeriut qëndron në punën që ai bën dhe jo në pasurinë që zotëron. Mësimi, zbulimet, rreziqet, të tëra këto kontribuojnë në shndërrimin e tij nga njomëzak në burrë.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Çmimi: 620 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania