titleToAlt
Ç'lidhje ekziston midis piramidës së madhe të Gizës, tempujve hindu të Angkor Vatit në Kamboxhia dhe piramidës së Diellit në Teotihuahakan? Çfarë misteresh ngërthejnë gjeoglifet e rrafshinës së Nazkës dhe megalitet gjigante të Stonhexhit? Arkeologu Julius Gabriel ia ka blatuar tërë jetën studimit të popullsive prekolombiane dhe është i bindur që këto vepra kolosale që i kanë bërë ballë, të pacenuara, rrjedhës së mijëvjeçarëve fshehin një sekret të zymtë. Pas vitesh të tëra kërkimesh është i bindur se ato monumente nuk janë ndërtuar për arsye fetare apo ceremoniale. Në fakt, janë hallka të një zinxhiri mesazhesh okulte të lidhur mes tyre, që do të çonin në zgjidhjen e enigmës më të madhe të historisë së njeriut. Sipas kalendarit të stërlashtë të majave, gjatë solsticit të dimrit të vitit 2012 pas Krishtit një apokalips i tmerrshëm do të pllakoste Tokën dhe ka vetëm një mënyrë për t'i shpëtuar katastrofës. I qendisur e i tallur nga kolegët e tij, Julius Gabrieli do të vdesë i harruar nga të gjithë. Por jo nga i biri, Majkëlli: i mbyllur prej njëmbëdhjetë vjetësh në një spital psikiatrik të Masaçusetsit, është ai i vetmi njeri në botë që zotëron kyçet e sekretit të shpëtimit të njerëzimit. Një roman i jashtëzakonshëm, i mbështetur nga një kërkim të përpiktë dhe në një rrëfim emocionues.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Romani i Dan Braunit na takon edhe një herë me simbologjistin e Harvardit, Robert Langdonin, këtë herë në Shtetet e Bashkuar, në garë për të zbuluar çelësa dhe për të zbërthyer kode që lidhen me sekrete, të cilët kanë ardhur deri në ditët tona. Por, çfarë është e vërtetë në roman dhe çfarë është fantazi e kulluar? Simon Cox, autor i bestsellerit "Sekretet e Kodi i Da Vinçit" dhe "Sekretet e Engjëj dhe Djaj", ofron udhëzuesin e parë shterrues për të gjithë misteret që shfaqen në "Simboli i Humbur". Bazuar në kërkime të gjerë, ky udhëzues i renditur nga A në Z, tregon për njerëz realë, për organizata dhe për tema që përmbahen në romanin e fundit të Dan Braunit, shpjegon teoritë dhe kuptimet e tyre, riprodhon dhe analizon vet simbolet dhe jep njohuri të thella të fituara në vite studimi të mundimshëm. Nga Monumenti i Uashingtonit, DC, në sekretet e Solt Lajke Sitit dhe në mjediset e fshehtë të Langlejit, Virxhinia, Cox zbulon se ku janë fshehur faktet mbi Frimasonët, mbi Albert Pajkun, mbi Rozikruçianët, mbi Etërit Themelues, e kështu me rradhë. Ky libër është i vetmi burim që ju duhet për të kuptuar dhe për të shijuar botën e re komplekse të “Simboli i Humbur”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Gjashtë vjet mbas librit shumë të lavdëruar me tregime, “Kafshë të trishta”, Jordi Puntí shfaq talentin e tij në gjininë e gjatë të prozës me këtë “roman rruge” të veçantë: një histori tronditëse, e thatë dhe e përshkuar nga një humor i hollë, që thellohet në jetën e një grupi të vogël personazhesh në një Barcelonë të asfiksuar nën mantelin gri të diktaturës dhe të dëshiruar për t’u përfshirë nga moderniteti europian. Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakrus – jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm – zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, “Kristoforët”, që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri-tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre. Dora-dorës që shtjellohet rrëfimi, tabloja komplekse e një jete fiton vazhdimisht thellësi duke i përftuar lexuesit po atë magjepsje që ushtron Gabrieli tek ata që kanë pasur të bëjnë me të, te femrat që e kanë dashur dhe tek të bijtë që kanë tërë jetën që e presin. “Valixhe të humbura” është një pasqyrë besnike e viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, e një kohe kur Spanja jetonte e izoluar nga një Europë që ziente nga energjia e madhe kulturore, sociale e politike. Me këtë portret jetësor të një figure dredharake dhe komplekse, realizuar me penelata mjershtërore humori, ngrohtësie e tragjedie, Puntí shfaqet si një nga zërat më interesantë në prozën letrare.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme, të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot. I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C. "Simboli i humbur" zhvillohet me shpejtësi në një mjedis befasues dhe shkon drejt një përfundimi të papërfytyrueshëm. Rrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, pak minuta pas mbërritjes së tij, nata merr një kthesë të çuditshme. Një objekt shqetësues - i koduar mjeshtërisht me pesë simbole - zbulohet në ndërtesën e Kapitolit. Langdoni e njeh objektin si një ftesë antike, që synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë. Kur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni, një mason e filantrop i mirënjohur, rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar atë është ta pranojë ftesën mistike dhe të shkojë kudo që ta shpjerë ajo. Në çast, Langdoni gjendet i zhytur në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur e të vendeve të papara ndonjëherë dhe të gjitha ato duket se e tërheqin drejt një të vërtete të vetme, të pabesueshme.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky libër trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestsellerit të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj. Për shembull: Sa i besueshëm është rindërtimi që i bën Brown-i historisë për reagimin e konklavës pas vdekjes së papës? Kush është varrosur vërtet nën varrin e Shën Pjetrit, kryepriftit të parë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. "Mashtrimi i madh" është një roman mbi të gjitha emocionues.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Një kod gjenial i fshehur në veprat e Leonardo Da Vinçit. Një vrap i dëshpëruar nëpër katedralet dhe kështjellat e Europës. Një e vërtetë që të lë gojëhapur fshehur në shekuj. Më në fund zbulohet. Sipas miliona lexuesve në mbarë botën leximi i Kodit të Da Vinçit është një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një luftë për jetë a vdekje - një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm... një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë një herë e përgjithmonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ajo është e hijshme joshëse, e zgjuar. Ai i bukur, sensual dhe pak misterioz. Takohen rastësisht... Afrohen me njëri-tjetrin deri në çmenduri...Më pas, një largim i beftë, një sekret i pathënë, një zjarr që përvëlon ende në ftohtësinë e krijuar... Çfarë ndodhi me ta? Asgjë dhe gjithçka.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fejt, endej pyllit duk vështruar sipër dritën e diellit, të përthyer tek kurorat e blerta të pemëve dhe mendonte se aroma më e mrekullueshme i përkiste Grej Rujardit. Ndjenjën e fshehtë ndaj tij, Fejt e ruante thellë në zemrën e saj vajzërore. Nuk arrinte ta takonte shpesh Grejin - së largu, natyrisht, - gjatë ardhjeve të tij të herë pas hershme në qytet, po për hir të këtyre çasteve të shkurtra ia vlente të jetonte. Kur deri tek ajo arrinte zëri i tij i burrëror dhe i fortë, Fejt dridhej e tëra nga lumturia. Kurse sot ajo ishte afruar me të aq, sa kishte arritur të ndiente erën dhe aromën e trupit të tij. Madje, më tepër se kaq, ai e kishte prekur atë! Ende Fejt i rrotullohej koka, ndonëse ai çast magjik kishte kaluar tashmë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë. Tre romane: Qyteti i qelqtë; Fantazmat; Dhoma e kyçur, të botuara fillimisht më vete, më pas të përmbledhura në një vëllim të vetëm, që tashmë konsiderohet një nga klasikët e letërsisë bashkëkohore amerikane. Ky është libri që e bëri Paul Auster-in të njohur, si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së sotme botërore. Duke përdorur mjeshtërisht formën klasike të romanit dedektiv, të organizuar rreth një misteri që duhet zbuluar, Paul Auster krijon një Nju Jork të tijin fantastik, ku personazhet, në vetminë e tyre, vihen të kërkojnë të zbulojnë disa prej të vërtetave thelbësore të jetës njerëzore, duke nisur që nga ajo e identitetit, deri te çështja e hapësirës, e gjuhës apo dhe vetë letërsia. Një vepër krejtësisht origjinale, në mos gjeniale. Një nisje e re për gjithë letërsinë amerikane.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar. Një mister që përpiqen ta zgjidhin një grup shkencëtarësh dhe arkeologësh të cilët bëjnë një udhëtim në kohë, duke shkuar në Francën e shekullit të XIII, ku befas e gjejnë veten në mes të luftës Njëqindvjeçare.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Labirinti është një Gral i Shenjtë për lexuesi ku legjenda, feja, histioria, e shkuara dhe e tashmja përzihen në një përrallë emocionuese që ë luan zemrën nga vendi. Një roman inteligjent dhe i këndshëm gjetjeje dhe humbjeje, i gjerë deri në bujari në tematikën e tij historike dhe fare personal në detajet e tij të ëmbla. Një gjëegjëzë me thellësi dhë forcë frymëgjatë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Emile Bouin është i sigurtë se gruaja e tij ka helmuar Joseph-in, maçokun e tij. Margarita nuk e kish dashur kurrë kafshën misterioze të burrit. Ajo do vetëm papagallin e saj. Dhe pas gjetjes së trupit të maces së ngordhur në bodrum, radhën e ka papagalli. Një buqetë me pupla shumëngjyrëshe të gjakosura në vend të trëndafilave është “dhurata” e zotërisë Bouin për dasmën e tij. Lufta është shpallur, në heshtje, me urrejtje, hamendje e trillime rreth e rrotull. Urrejtja do ta ndajë çiftin e vjetër të martuar vonë, apo do i bashkojë më shumë se kurrë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsebet Bathory, të cilën e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese. A ishte ajo vallë vërtet një shtrigë, një e çmendur, një vrasëse e pamëshirshme, siç e akuzuan? Apo e vërteta është ndryshe? A mos vallë Erzsebet Bathory në të vërtetë s'qe veç një grua që, e ndarë mes urrejtjes e pasionit, s'pranoi aspak t'i nënshtrohej kokulur fatit të vet?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të “Librit të xhunglës” dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot. Por më e magjishmja nga të gjitha, është historia që gjyshi nuk ia rrëfeu kurrë: “Legjenda e të shoqes së tigrit”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku çmimi më i madh është pafajësi fëmijërore. Në anën tjetër të botës, në Uashington, avokati Tomas Klark përballet me krizat e tij vetjake dhe profesionale. I rrënuar nga vdekja tragjike e të bijës dhe largimi i gruas, ai vendos të shkojë në Indi për të punuar disa kohë me një organizatë jofitimprurëse, që lufton kundër trafikantëve të njerëzve në atë vend. Në Bombei, i zgjohet ndërgjegjja, kur sheh me sytë e tij tmerret e tregtisë së seksit dhe sistemin e korruptuar gjyqësor, që e mbron. Kur mëson për fatin e Ahaljës dhe Sitës, Klarku i vë vetes detyrë t'i shpëtojë, duke futur veten në rrezik, në përballje me një rrjet ndërkombëta kriminelësh të pamëshirshëm. Duke përfshirë brenda tij tri kontinente e dy kultura, “Rruga përmes diellit”, është një kronikë e një udhëtimi të paharrueshëm në botën e errët të skllavërisë moderne dhe në qoshet më të fshehta dhe shpresëdhënëse të zemrës njerëzore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Wm. Paul Yong e ka shkruar romanin "Sreha" si dhuratë për fëmijët e tij. Kjo vepër arriti shumë shpejt në vendin e parë të klasifikimeve bestseller të Neë York Times-it, sepse pikëpyetjet që shtrohen në këtë roman, janë ato kryqëzime të cilat i dalin në jetë çdo qenieje njerëzore. Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak. Nën ritme të gjalla, romani "Streha" të trondit, të magjeps dhe të mëson se dhembja është shpeshherë rruga e vështirë për të njohur vetveten.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Oskari është një djalë i ëmbël, me dellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju-Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë të familjes së tij duke i ndjekur ata në emigrime epike drejt Shteteve të Bashkuara dhe sërish gjatë kthimit për në atdhe. "Një histori e frikshme, tepër energjike... ta ka ënda ta lexosh, por, sidomos, ta rilexosh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me këtë roman Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe të paqeta, që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve Tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit. Një mozaik i pasur me personazhe historike dhe të trilluara në letër ndizet me një dritë jashtëzakonisht të fortë; disa gjallërohen nga një mister i kobshëm apo nga njëfarë furie shkatërrimtare, kurse të tjerë të zotëruar nga demoni që pikon melankoli, kurajë apo thjesht një nevojë ulëritëse për hakmarrje. Por ky roman di sidomos të ndërthurë në mënyrë të pashoqe ngjarjet e burrave dhe grave në luftë me veten e tyre më parë sesa me botën, aq sa mundimi angështues i konfiikteve të tyre forcohet në mënyrë të mrekullueshme me tablonë më të gjerë të luftës që po shkatërron Mesdheun. Falë një rindërtimi historik të kryer me aftësi mjeshtërore, të vëmendshëm ndaj hollësive, madje edhe ndaj ngjyrimeve të veçanta, magjia e pamohueshme e këtij romani e tërheq lexuesin, përmes kthesave të ngjarjeve të mëdha, në fatin magnetik të secilit personazh.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania