titleToAlt
Libri “Gjuetari i Balonave” tregon historinë e Amirit, një djali të ri nga Akbar Khan Ëazir e Kabulit, i cilit kishte mik të ngushtë Hasanin, shërbëtorin e ri të të atit Hazara. Historia është vendosur kundrejt një sfondi ngjarjesh të trazuara, nga rënia e monarkisë së Afganistanit gjatë pushtimit sovjetik, tek eksodi i refugjatëve në Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe shpjegon krijimin e regjimit Taleban në Afganistan.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Është e pamundur të përfytyrosh se sa të vështirë e ka pasur Hosseini botimin e ri "Një mijë diej vezullues", pas librit të tij të bujshëm "Gjuetari i balonave". Debutimi me këtë roman i një autori pothuajse të panjohur, ka sjellë me vete një fakt: shitjen e miliona kopjeve në mbarë botën. Por, kur kopjet e para të romanit "Një mijë diej vezullues" filluan të publikoheshin në Amazon.com, lexuesit reaguan me një entuziazëm të tillë që pak mund ta kemi rastisur më parë. "Gjuetari i balonave" është botim i veçantë, por "Një mijë diej vezullues" është edhe më i veçantë."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pas botimit të romanit “Rrugët e ferrit” ose burgologji për Spaçin, vjen romani tjetër i autorit Visar Zhiti i titulluar “Ferri i çarë”, burgologjia për Qafë-Barin, një rrëfim tronditës, plot me episode befasuese, me mesazhe të thella njerëzore, me emocionin e bukur që përçon arti i lartë. Libri të përthith të gjithin duke ta mbajtur frymën pezull, ndërkohë është dokument i gjallë që dëshmon dhunën e madhe e të gjithanshme të diktaturës dhe qëndresën ende më të madhe të atyre që i dolën përballë. Në këtë roman na bëhet i njohur një tjetër burg, minierë tjetër, komandë tjetër, por po ajo përditshmëri e pabesueshme ferri, e cila kulmon me revoltën e të burgosurve, me shtypjen e dhunshme të saj, me pushkatimet e nismëtarëve. Është e vetmja vepër që na e jep qartë dhe dhembshëm këtë kryengritje të burgosurish, si nisi, pse, si u përhap, si veproi, çfarë kërkohej, si veproi diktatura, etj. Autori, i pranishëm në revoltë, i shkrin të dyja revoltat në një si palimpsest të vetëm, që fërgëllon i përgjakur në ajër. Pas ardhjes së helikopterit qeveritar me shefat e Ministrisë së dhunës, revolta shtypet me terror dhe përfundon me tragjedi
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një kënaqësi absolute që nuk duhet ta humbisni. Ndoshta është e vërtetë se nuk ka libra të përkryer, por, kur mbaron së lexuari këtë libër, ndryshon mendim. Metaforat që të lënë pa fjalë, dhe karakteret realiste janë kaq prekëse, sa nuk mund t'i mbani dot lotët. Thjesht: Libër shumë i bukur... Gjuhë mahnitëse... Të ofron bukuri, mister, zgjidhje, dhe të gjitha në të njëjtin sfond. Kidd ka shkruar një roman triumfues, drejtuar të gjitha moshave, rreth nevojës së të gjithëve për dashuri. Romani prek majat e "realizmit magjik", që harmonizojnë të mrekullueshmen me të zakonshmen, duke mbartur një rrëfim të jashtëzakonshëm.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Lugina e kukullave", është klasifikuar një ndër dhjetë librat më të shitur të të gjitha kohërave dhe është një kujtesë se historitë e bukura, janë gjithmonë të bukura. "Lugina e kukullave", u bë një fenomen në botimet letrare dhe suksesi i jashtëzakonshëm i romanit bazohet te njohja e femrave dhe e ëndrrave të tyre nga ana e Jacqueline Susann-it, si dhe në përvojën e saj si aktore.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
I bazuar në historinë e vërtetë të Alexander Selkirk, i cili mbijetoi vetëm për afro 5 vjet në një ishull të pabanuar në brigjet e Kilit. Romani i Vernit tregon historinë e pesë burrave dhe një qeni, të cilët zbresin me balonë në një ishull fantastik dhe mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ajo do të dukej e çuditshme edhe në fytyrën e një vajze njëmbëdhjetëvjeçare, kurse Sara Kru ishte vetëm shtatë vjeçe. Puna është se Sara nuk ngjante me fëmijët e tjerë. Ajo gjithnjë mendonte dhe ëndërronte për diçka të pazakontë dhe gjithmonë, për sa kohë e mbante mend veten, interesohej për të rriturit dhe jetën e tyre. Asaj i dukej sikur Jetonte në këtë botë prej shumë, shumë vjetësh.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Gidion Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësitë më të errëta. Nuk mund t'i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe. E shkuara ime ishte po aq e mbushur me dhunë sa e tij dhe unë isha e lënduar. Ne nuk mund të funksiononim kurrë si çift. Ishte shumë e vështirë, shumë e dhembshme... me përjashtim të çasteve kur çdo gjë ishte e përkryer, çaste kur dashuria e dëshpëruar dhe pasioni i tërbuar ishin çmenduria jonë më e madhe. Neve na mbante bashkë nevoja për njëri-tjetrin. Dhe pasioni do të na çonte përtej limiteve tona në tehun më të ëmbël e më të mprehtë të fiksimit...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi ynë nisi mes zjarrit. Gidion Krosi hyri në jetën time si vetëtima në errësirën e natës: i bukur dhe i shkëlqyer, i ashpër dhe përvëlues. Unë u dhashë pas tij siç nuk isha dhënë kurrë në jetën time pas ndokujt. Isha e dëshiruar për prekjet e tij edhe pse e dija se ato do të më bënin më të dobët. Isha e dërrmuar dhe e rrënuar dhe ai i hapi me kaq lehtësi portat brenda meje. Gidioni e dinte. Ai kishte demonët e vet. Dhe ne do të shndërroheshim në pasqyra që do të reflektonin plagët personale të njëri-tjetrit, sikurse edhe dëshirat. Prangat e dashurisë së tij më shndërruan plotësisht, ndërsa lutesha që pështjellimet e së shkuarës sonë të mos na ndanin nga njëri-tjetri. Kur është fjala për të përshkruar skenat e nxehta erotike, Sylvia Doy ka pak shkrimtarë rivalë. Sylvia Day jo vetëm që arrin t'i ndezë lexuesit, por edhe i përthith ata me një histori të fuqishme që nuk e lëshon dot nga dora.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Wm. Paul Yong e ka shkruar romanin "Sreha" si dhuratë për fëmijët e tij. Kjo vepër arriti shumë shpejt në vendin e parë të klasifikimeve bestseller të Neë York Times-it, sepse pikëpyetjet që shtrohen në këtë roman, janë ato kryqëzime të cilat i dalin në jetë çdo qenieje njerëzore. Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak. Nën ritme të gjalla, romani "Streha" të trondit, të magjeps dhe të mëson se dhembja është shpeshherë rruga e vështirë për të njohur vetveten.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Rojë në thekërishtën buzë greminës", protagonisti i të cilit, Holden Kolfild, bëhet prototipi i rebelit në kërkim të së vërtetës. Mbas botimit të disa tregimeve në revista, Salingeri vendosi të dilte nga skena e letrave e të mos botonte më asgjë.Fillimisht i botuar për të rriturit, romani u bë pjesë e librave të këshilluar për shkollat e larta dhe kolegjet në të gjithë botën anglisht-folëse; gjithashtu është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: "Fantazitë e një gruaje" e "Një histori amerikane", janë të nominuara në Rusi për çmimin prestigjioz "Bukerov” dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Në romanin "Tej cakut të dashurisë", Anatoli Toss ngre probleme të rëndësishme jetësore, siç janë jeta e vdekja, pasioni, dashuria dhe tradhtia. Subjekti i romanit e mban lexuesin në tension, që nga faqet e para të librit e deri në fund të tij, duke e befasuar me ngjarjet dinamike të mbarsura me plot të papritura dhe duke e mbyllur në një fund krejt të paimagjinueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Autori # 1, më i shituri në Nju-Jork, Khaled Hosseini, vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri- tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë, reflektohen brez pas brezi. Në këtë roman, Hosseini shpalos mënyrat e larmishme se si familjet mbështetin, lëndojnë, tradhtojnë, nderojnë dhe sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Duke ndjekur hap pas hapi personazhet e tij, zgjedhjet dhe dashuritë nëpër botë - nga Kabuli në Paris, më pas në San Fransisko dhe në ishullin grek Tinos - historia zgjerohet duke u bërë më e ndërlikuar emocionalisht, më tërheqëse dhe më e fuqishme pas çdo faqeje që shfletojmë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohor amerikan, e ka realizuar këtë. Ai rrëfen historinë e mësuesit që ia ndryshoi atij jetën, duke i treguar arsyet e vërteta pse kemi ardhur në këtë botë dhe gjërat të cilave duhet t'u gëzohemi. Kur ishte diplomuar, Mitch Albom-i, rrëfyesi, i kishte thënë profesorit të vet të parapëlqyer, Mori Shvarcit, se do t'i ruanin lidhjet. Megjithëkëtë, Mitch-i nuk merr vesh asgjë për profesorin e vjetër, derisa një ditë mëson nga një intervistë në televizion se mësuesi i tij i parapëlqyer në kolegj, Mori, vuan nga ALS, një sëmundje vdekjeprurëse. Ai përshkon shumë milje, takohet me mësuesin e vjetër çdo të martë dhe Mori, profesori i moshuar, i mëson gjëra të reja rreth jetës dhe se çfarë duhet të kërkojmë në të vërtetë. Mitch-i nis të kuptojë se si fillon të përmirësohet jeta e tij me ndihmën e Morit. “Të martat me Morin" është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Mureja, pronar i një dyqani të madh mode, njeri me iniciativë dhe me një guxim dhelprak për t'i tunduar, për t'i shtënë në ngasje damat e Parisit, ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit nën dritën e reklameve marramendëse e nën shtytjen e ingranazheve të luftës së egër të konkurrencës. Murenë përherë e rrëmbente vala e dashuriçkave të reja, mund të thuhej se ai përfshinte me një përkëdhelje gjithë seksin femëror, për ta dehur më mirë dhe për ta mbajtur nën thundrën e vet. Dikush e paralajmëron: Ato do të hakmerren... Ta dish se ato do të hakmerren... Përballë Muresë, në roman shpaloset dhe rritet figura e Denizës, vajzë 20-vjeçare e ardhur nga provinca, e ëmbël, me hire të fshehura dhe mishërim i virtytit.
Çmimi: 780 Lekë
titleToAlt
“Robinson Kruzo”, është novela e parë e Daniel Defoe, e shkruar më 1719, dhe korri një sukses të menjëhershëm dhe të paparë ndonjëherë. Daniel Defo për romanin Robinson Kruzo është mbështetur në historinë e vërtetë të një detari i këtilluar Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandez, një ishull i vogël në oqeanin Pacifik. Ai jetoi atje, i vetmuar, për 28 vite me radhë dhe arriti të largohej së andejmi me ndihmën e një anijeje në vitin 1709. Robinson Kruzo kishte jetuar dikur i qetë një periudhë kohe në shtëpinë e tij në Angli. Mirëpo, ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjithë detet e botës mbarë. Aty nga viti 1659 papritur e pakujtuar ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili për në Afrikë dhe një ditë të bukur shpërtheu stuhia e cila e çau anijen dhe kështu Robinsoni së bashku me shokët e tij u gjendën në mes të dallgëve. Bënë aq e aq shumë përpjekje për të shpëtuar por u mbytën mizorisht, ndërsa Kruzo shpëtoi nga dallgët të cilat e hodhën në breg të një ishulli të vetmuar. Ky ishte një vend i çuditshëm, i egër. Kështu ai mbeti i vetëm pa ushqim, pa shokë, pa anije dhe pa asnjë mjet shpëtimi. Aty ai ndenji e jetoi për njëzet e shtatë vjet. Aty takoi edhe shokun e tij të egër Premtin.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Kimi", është një histori e thjeshtë që përshkohet nga morali i cili, edhe pse të ndryshëm ndërmjet tyre bashkon Perëndimin dhe Lindjen e pasur me sugjestionime magjike e me informacion edukativ, me përshkrime të shkëlqyera të peizazheve indiane e të kostumeve, bashkon mendësitë e dy popujve të mëdhenj: britanik dhe indu. Personazhi i lamës dhe ai i Mahbub Aliut, janë skalitur në mënyrë të përsosur me një baraspeshë të përkryer ndërmjet mënyrës së tyre të sjelljes dhe botës së brendshme. Kimi është një djalë që burrërohet nëpërmjet situatave, pengesave, frikës, gëzimit, zgjedhjeve që i vë përpara jeta.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Ky roman është një triller psikologjik, nga të paktët të mirëfilltë shkruar prej një shkrimtari shqiptar. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë. "I çmenduri i pavionit 3" është një vepër që shquhet per frymëmarrjen e gjerë, brenda së cilës ndeshen misteri dhe realiteti, pasioni dhe imagjinata, ambicia dhe pamundësia. Ngjarjet që zhvillohen në roman nuk shfaqen si qëllim në vetvete, por ato burojnë natyrshëm nën peshën e kohës në të cilën ndodhin. Mos përcaktimi i një vendi të caktuar gjeografikisht, dhe mënyra e trajtimit të veprës i japin asaj një përmasë të madhe. I dëshmuar më herët si një shkrimtar me profil të krijuar qartë, Leonard Veizi na sjell me këtë roman një vepër të nivelit të lartë duke treguar në të njëjtën kohë se ai vazhdon të jetë një shkrimtar i veçantë në stil dhe temat që sjell.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njulend Arçeri, xhentëlmen jurist dhe trashëgimtar i një prej familjeve më të mira të Nju Jork Sitit, po realizon para kohe, për lumturinë e tij të madhe, një martesë të mezipritur me të bukurën Mej Uelland. Por ai ka arsye që të dyshojë për zgjedhjen që ka bërë pasi shikon Elen Olenskën, kushërirën ekzotike e të bukur tridhjetëvjeçare të Mejit, e cila jetonte në Europë. Elen është kthyer në Nju Jork pas ndarjes skandaloze (sipas fjalëve të përhapura) nga një martesë e palumtur. Në fillim, mbërritja e Elenës dhe dëmi që mund t'i sjellë ajo familjes së nuses së ardhshme e shqetëson Arçerin, por pastaj atë e intrigon lirshmëria e Elenës. Ndërsa admirimi i Njulendit për Olenskën rritet gjithnjë e më shumë, po kështu rritet edhe dyshimi që ka ai për t'u martuar me Mejin. Bashkimi me Mejin nuk është më për të fati ideal që kishte përfytyruar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
I njohur në vendin tonë, me romanet e suksesshme "Fantazitë e një gruaje", "Një histori amerikane" dhe "Tej cakut të dashurisë", ai i vjen përsëri lexuesit shqiptar me romanin e tij më të fundit: "Manjola. 12 ditë". Në Rusi, Anatoli Toss është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Ajo që përpiqem të bëj te "Manjola", është të përshkruaj jo vetëm kronologjinë e ngjarjeve, por edhe vetë kohën, nëntekstin e saj shoqëror e shpirtëror, dhe një përpjekje e tillë gjithmonë është e lidhur me rininë... ...nga rinia nuk mund të shkëputesh, atë nuk e ndan dot nga vetja, nga e gjithë jeta tjetër, jotja. Si mund ta ndash veten nga shoqëria, dashuria, ndjesia e lehtësisë, nga synimet për të ardhmen? Rinia është gjithmonë mrekullisht e bukur, pavarësisht nga koha, vendi, rendi politik e shoqëror, vështirësitë dhe mungesat. Ç'të bësh, nëse rinia ime qëlloi në një segment kohor tejet të veçantë të dhjetëvjetëshave të fundit të shekullit të njëzetë? Rëndësi ka të di të tejçoj botën shpirtërore, shqetësimet, synimet, ndjenjat e heronjve të mi. Rëndësi ka që lexuesi t'i matë ato me kutin e tij, t'i krahasojë me të vetat, dhe t'i ndajë me heronjtë e mi, madje edhe lexuesi të cilit nuk i qëlloi ta përjetonte atë kohë. Sepse shqetësimet, synimet, ndjenjat... janë të pandryshueshme dhe nuk varen nga shekulli, viti, madje as edhe nga vendi ose sistemi politik nuk varen shumë. Substanca, thelbi i njeriut, natyra e tij qëndrojnë më lart se veçori të tilla.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani nis me periudhën e pushtimit fashist, ku ata që e quajnë veten fitimtarë (pushtuesit italianë) jepen në një moment humbjeje. Ata po varrosin një nga drejtuesit e tyre. Ndërsa nëpër rrugët e Vlorës ndihet atmosfera dhe reagimi i shqiptarëve. Kalohet më pas në jetën e çetave që luftonin në mal, në jetën partizane, dashuritë që mund të lindnin etj. Dhe të gjitha këto, Petro Marko i përshkruan me realizëm, duke realizuar personazhe të skalitura, ku nuk mungon humori i hollë e mjeshtëror. Kjo skalitje nuk bëhet përmës përshkrimeve, por përmes dialogut dhe veprimeve, gjë që është karakteristikë e Petro Markos. Dhe në fund, përfundimi që nxjerr lexuesi është i padiskutueshëm, është krejt i qartë dhe i paimponuar. Interesante duket në këtë roman fundi i historisë së dy të dashuruarve. Jo pa qëllim, Petro Marko, nuk i jep të qarta rrethanat e vrasjes së Besës, duke e lënë evazive këtë ngjarje. Pas vdekjes së partizanes edhe Vetëtima vdes. Ai dëshpërohet për humbjen e saj, e në këto kushte sulet në beteja dhe në fund ai vritet. Si shumë vepra të tjera të Petro Markos edhe ky roman është shkruar për të kapërcyer kohën e shkrimit, ai është një roman që jeton në kohë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman bëhet fjalë për fundin e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri. Pas kapitullimit të fashizmit, në portin e Durrësit tubohen ushtarët e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia për t'u kthyer në vendin e tyre. Pikërisht gjatë ditëve të pritjes në këtë qytet të improvizuar buzë detit, shkrimtari Petro Marko do të zbulojë histori, drama, karaktere, psikologji të nxjerra nga njerëzit e qytetit të fundit. Përveç kësaj autori do të sjellë edhe rrëfimin për dashurinë e oficerit të ri shqiptar Lekës dhe prostitutës së bukur italiane Ana Maria Monte, viktimë po ashtu e luftës dhe e fashizmit. Brenda 7 ditëve, aq sa qëndrojnë italianët e mbledhur në portin e Durrësit për t'u kthyer në Itali, shkrimtari në romanin "Qyteti i fundit" do të zbulojë dhe do të rrëfejë historitë dhe fatet e disave nga ushtria fashiste që para 4-5 viteve e kishte pushtuar Shqipërinë. Në këtë pleksje historish e fatesh, autori do të sajojë linjën e rrëfimit që ndjek hetimi për zbulimin e një krimineli lufte, të maskuar dhe të fshehur brenda turmës së "Qytetit". Në krye të grupit që duhet ta organizojë dhe ta udhëheqë këtë zbulim është toger Leka. Pista që ndjek togeri në këtë drejtim, e ngjashme me labirintet e romaneve dedektive, do të ecë dhe përmes prostitutës italiane Ana Maria Monti. Dhe do të lindë dashuria mes tyre, që është shumëfish më "mëkatare" se ajo mes Gorit dhe Anitës. Leka është toger i Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë së sapodalë nga lufta, që la pas shkatërrime dhe krime, ndërsa italiania Ana është e palës që i kreu ato krime, e palës së cilës i shërbente. Kështu shkrimtari, duke ndjekur këtë linjë do të ecë nëpër një teh të mprehtë: do ta lejojë togerin e Sigurimit t'i nënshtrohet zërit të brendshëm dhe të dashurohet me italianen e bukur, apo do të nxjerrë para tij fuqinë e përgjegjësisë dhe të mëkatit ndaj "mollës së ndaluar"? Romani "Qyteti i fundit", në këtë drejtim, sjell mjeshtërinë e të rrëfyerit të Petro Markos, që, i futur vetë mes dy zjarreve, arrin të manovrojë dhe t'u krijojë hapësirë artikulimi të dy krahëve, duke realizuar portrete komplekse, në radhë të parë si ai i toger Lekës. Gjithsesi ai si shkrimtar, pati i pari kurajo krijuese që të prekë sfera delikate, të rrezikshme të realitetit shqiptar të kohës, pasojat e të cilave i ndjeu gjithë jetën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur. Krahas ngjarjeve për rrjedhat e luftës, rrëfehet dhe linja e dashurisë ndërmjet luftëtarit shqiptar Gori dhe infermieres spanjolle Anita. Ngjarja, pra, në romanin "Hasta la vista" rrjedh në dy binarë: rrëfimi për luftën dhe rrëfimi për dashurinë. Në rrëfimin e parë, shkrimtari e kuadron luftën mes republikanëve që u vijnë në ndihmë vullnetarë nga mbarë bota dhe, monarkistëve të ndihmuar nga fuqitë fashiste evropiane. Në rrethin e të parëve janë dhe vullnetarët shqiptarë që së bashku me të tjerët luftonin fashizmin, që, gjatë luftës në Spanjë (gjysma e dytë e viteve '30) ishte forcuar dhe paralajmëronte Luftën e Dytë Botërore. Anë e fuqishme e rrëfimit për luftën është ndërtimi i personazheve, shpalimi i karaktereve, i psikologjisë dhe i filozofisë së tyre. Numri më i madh i personazheve është nga radhët e vullnetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin personalitete të shquara të kohës si Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Mehmet Shehu, Xhemal Kada, vetë Petro Marko etj. Këta dhe personazhet e sajuara përmes imagjinatës, autori do t'i sprovojë në rrethanat e luftës. Dhe një sprovë do të jetë e rreptë: të ballafaquar shpesh sy më sy me vdekjen, ata hapen plotësisht para të tjerëve, pa mundur të fshehin asgjë. Dhe pikërisht në këtë faqe të artit të vet tregimtar, Petro Marko do ta bëjë shmangien e parë nga shablloni i doktrinës zyrtare: edhe pse grupi i vullnetarëve të luftës mendohej të ishte pjesë e më të zgjedhurve të mjedisit dhe të kohës shqiptare, të vënë përballë rrezikut të vdekjes, jo të gjithë do ta përballojnë atë njësoj. Në mesin e tyre, prandaj, do të vërehet ndonjë luhatje që, nën presionin e frikës, do të manifestohet si ikje, si fshehje, si dezertim. Pra, Petro Markoja, edhe brenda rrethit të personazheve të zgjedhura për kauzën pozitive mbarënjerëzore, do të dallojë dobësi, cene dhe anë të shëmtuara mes tyre. Në linjën e dytë, në rrëfimin e dashurisë mes Gorit dhe Anitës, autori arrin efekte nga më të shënuarat në artikulimin artistik. Dashuria mes tyre, në këtë rast, është vendosur në një kontekst ngjarjesh të veçanta, të jashtëzakonshme. Lufta jepet e pranishme kudo e në çdo çast, si shpërthim gjylesh topi apo granate, aty rrotull e nëpër këmbë, e parashikueshme dhe e paparashikueshme njëherazi, është pikërisht ajo që përcakton rrjedhën e ngjarjeve të ditës, të çastit. Në kuadër të kësaj vetëdijeje dhe nënvetëdijeje lindja e dashurisë mes Gorit luftëtar dhe Anitës infermiere, do të ketë një tjetër shije, tjetër intensitet dhe forcë emozionale Anita, gjimnazistja e bukur spanjolle, në rolin e infermieres, në një kamp të improvizuar që vlon nga rrëmuja e luftës dhe lodhja për t'u ndihmuar të plagosurve nga fronti, befasisht do të ndeshë shikimin e një të plagosuri të ri. Ky luftëtar rreth të njëzetave, kaçurrel e me një bukuri apolonike, prej nga të ketë ardhur vallë për të luftuar, për të vdekur në Spanjë, për Spanjën? Kështu e përjeton Anita takimin e parë me ata sy, duke e përfytyruar Gorin, si një krijesë jashtëtokësore, mitologjike. Dashuria midis tyre, e ngjizur dhe e ndezur në këto rrethana do të jetë po ashtu, e përmasave të jashtëzakonshme. Edhe kjo ishte e veçanta që sillte Petro Marko në temën e dashurisë në romanin shqiptar të asaj kohe.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania