titleToAlt
Gjenerali i ushtrisë së vdekur doli për herë të parë në bullgarisht (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor. Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin  Gjenerali i ushtrisë së vdekur , romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse gre-qishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij. Por gjuhët dhe letërsitë ballkanike nuk kishin as mundësinë dhe as besu-eshmërinë e mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të tyre. Në këtë endje prove  Gjenerali i ushtrisë së vdekur , sikurse dhe romanet e tjerë më vonë, kërkonte hapësirat e veta të mëdha për të cilat ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i tij ishte i ngushtë për të. Shqipëria zyrtare, që i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellta me krejt Perëndimin, vetëm me Francën kishte lejuar një lloj marrëdhënieje. Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht, sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati  Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1968) e ka lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë, në qendrën botërore të provës dhe të miratimit të vlerave të mëdha letrare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në romanin  Kështjella Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror. Më se një duzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, përbëjnë kontigjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake - që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.nNë fillim mënyra e tregimit të këtij romani është irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga këndvështrimi i pushtuesve të mëvon-shëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrin të hedhë dritë mbi karakterin psikologjik të kundër-shtarit. Tursun Pashai karakterizohet nga një pasion i çmendur për pushtet, i cili e kthen mënyrën e tij të të vepruarit në një refleks të ulët, të pamenduar. Nga ky rrethim varet tërë nderi i tij personal, asnjë përllogaritje politike nuk ka më rëndësi...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të rreptë bijt e Shqipes! Por vetitën.Nuk u mungojn veç t ishin më t arrira:Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë.Kush e duron si ata mundimn e luftës.Shkëmbinjt e tyre s jan më të patundurnNga ata në cast rreziku dhe nevoje;Ç armiq për vdekje, po sa miq besnikë!Kur besa a nderi i thrret të derdhin gjakun,Si trima, turren ku t i çojë i pari i tyre.Jeta e Bajronit, e këtij Prometheu të shekullit XIX, siç e ka quajtur Bjelinski, është lidhur fort ngushtë me krijimtarinë e tij, prandaj duhet edhe ta njohim mirë që t'i kuptojmë si duhet veprat e tija.Shtegtimi i Çajld Haroldi është ndër punët letrare më të mëdha të Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia.Çajld Haroldi zë vend të posaçëm në veprat e Bajronit. Është një poemë me temë të gjerë shoqërore; nuk është vetëm një tregim mbi fatin e heroit romantik, po dhe një temë politike. Etja për liri politike, urrejtja kundër aristokracisë feudale përbëjnë thelbin kryesor të poemës.Çajld Harold i u bë emër i përgjithshëm i heroit romantik, i njeriut të ri.të vetmuar, të pakënaqur me gjendjen aktuale, të deziluzionuar. Në qendër të këngës së dytë kemi Shqipërinë dhe Greqinë e robëruar, që ka humbur lirinë e madhështinë e dikurshme. Bajroni stigmatizon veprimtarinë kolonizuese të Anglisë, e cila tok me Turqinë, i ka vënë popullit grek zinxhirë të dyfishtë robërie. Kështu, në të dy këngët e para të Shtegtimit të Çajld Haroldit, Bajroni përshëndet daljen në skenë të forcave përparimtare, ngritjen e masave popullore, mbrojtjen e lirisë.Në këngën e tretë, të botuar në qershor 1816, Bajroni prek çështjen e rëndësishme dhe shpreh qëndrimin e tij ndaj Republikës borgjeze franceze të shekullit XVIII, ndaj luftërave napoleoniane dhe ndaj Lidhjes së Shenjtë. Zvicra, ku bartet veprimi i poemës, i kujton filozofët iluministë francezë Rusò dhe Volter. Për Bajronin që të dy qenë titanë të mendjes. Veprimtaria e tyre pati përgatitur ideologjikisht shpërthimin revolucionar në Francë dhe për këtë i çmon shumë Bajroni.nNë këngën e katërt, të botuar më 1818, Bajroni përshkruan madhështinë e dikurshme të Italisë, ndërkohë e coptuar e nën zgjedhë. U bën thirrje italianëve për kryengritje. Në strofat e fundit Bajroni vizaton detin. Stuhia e tërbuar dhe e pamposhtshme e detit simbolizon forcat e pashterura të popujve dhe përmban, si të themi, paralajmërimin e poetit të drejtuar gjithë tiranëve. Fundi i Shtegtimit të Çajld Haroldit është një nga ato tablotë e përsosura të cilat e lejuan Pushkinin të thotë për Bajronin: Ai, o det, qe këngëtari yt.Skënder Luarasi
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kronikë në gur afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. nQë nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë  universin Kadare . Ai fiton sensin e tij të mpreh-të të fantastikes, apo të  realizmit magjik . Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm.nGjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare,  duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha . Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë:  Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë, që kisha dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e këtyre plakave të vjetra e të mençura, veshur me të zeza, që mbanin kupën e kafesë në njërën dorë dhe tejqyrën në tjetrën .
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e  Iliadës janë vendosur nëvitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.nTipar karakteristik i mitologjisë greke është se në të kanë mbizotëruar heronjtë dhe historitë heroike. Kjo e bën atë unike midis mitologjive botërore. Në pjesën më të madhe të mitologjive, heronjtë janë ose të zakonshëm ose mungojnë krejtësisht. Pozicioni sipëran i poemave homerike në letërsinë greke është e lidhur me këtë, edhe pse ne nuk jemi në një fushë ku mund të gjejmë një marrëdhënie të thjeshtë shkak-pasojë. nZëvendësimi i madhështores, së paqartës dhe mizores me imazhin njerëzor dhe nivelin njerëzor është, ndoshta, arritja më themelore dhe që do të zgjasë më shumë nga të gjitha arritjet e Greqisë, si në letërsi edhe në art. Te  Iliada kjo arritje shfaqet tashmë e përfunduar.nNë poemat homerike, të nënshtruara një kritike të rreptë, do të japin një përkthim veçanërisht të ndryshëm nga ai i pranuar prej helenistëve zanatçinj. Le të marrim vargun e pare të Iliadës: Mhninaeide, Jea, Õhlhiadew AcilhoV, që kemi zakon ta përkthejmë kështu: Chante déesse, la colèred Achille, fils de Plélée (Këndo perëndeshë, zemërimin e Akilit, birit të Peleut). Këtu nuk ka asnjë fjalë që të jetë përkthyer si duhet, veç në përjashtofshim Akilin.nMhniV nuk kadashur të thotë zemërim, por mendimi ngulët, si dëshmojnë fjalët e së njëjtës familje: menw mania, në greqisht; maneo, në latinisht, etj., të cilat shprehin të gjitha idenë e ndaljes, të qëndrueshmërisë. Së fundi, mhniV është ruajtur në shqipen e veriut mëni ku ka kuptimin rancune. Zemërim dhe mëri nuk kanë të njëjtën vlerë; do të guxoja madje të thosha se të dyja ndjenjat janë diametralisht të kundërta, e para karakterizohet nga vrazhdësia dhe shkurtësia, e dyta nga këmbëngulja dhe qëndrueshmëria. Zemërimi i Akilit pat zgjatur tepër sa për ta quajtur zemërim; mos dyshoni  helenistë të mirë se qe mëria që e brente.nnFAIK KONICAnnPoemat homerike  Iliada dhe  Odiseja s janë, veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutaledrejtLindjes (Iliada), e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja).nnISMAIL KADARE
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Qyteti pa reklama” ka pasur një konceptim të veçante si libër. Student për letërsi në Moskë, Kadare është zhytur në mikro-kozmosin e letërsisë sovjetike. Autori ka përshtypjen se pasioni për letërsinë po shuhet tek ai dhe “Qyteti pa reklama” merr pamjen e një sfide: ai lufton kundër një fataliteti, që e shtyn në indiferencë ndaj asaj që ai e quante deri tani fatin e tij…
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel! "Magazine litteraire ", Paris
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Lulet e ftohta të marsit”, është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Figura kryesore është një piktor kryeqytetas, që megjithëse Shqipëria doli nga diktatura “nuk di as nuk do të dijë përse nuk është aspak i gëzuar” dhe nuk ka dëshirë të kthehet në kryeqytet, por rri në qytetin e vogël alpin, ku e pati degdisur diktatura.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju-Jork Milosh Formanit, tamam në prag të tetëdhjetëvjetorit të ditëlindjes së tij. Se kush ishte Formani, nuk ishte e nevojshme t’ua thosha. Sapo kisha përfunduar me ta një cikël leksionesh, bisedash e shfaqje filmash të njeriut që ata e dinin se ishte për mua një pikë e madhe referimi jetësor e profesional. Kishte lindur në një qytet të vogël të Çekisë, në Çaslav, tamam në ditën e Shën Valentinit, pra më 14 shkurt të vitit 1931. E dija gjithashtu se tashmë këtij regjisori të famshëm i shkonin çdo ditë me dhjetëra letra e fotografi, skenarë e kërkesa nga më të çuditshmet. Por, dyshimin se atë letër të pazakontë të dërguar nga Shqipëria do ta injoronte, e mbajta për vete. Ndaj, u gëzova pa masë, kur Formani, jo vetëm që nuk e injoroi atë fotografi, me anë të së cilës disa të panjohur i uronin me zemër ditëlindjen, por dërgoi edhe një përgjigje të ngrohtë të shkruar me dorën e tij. Në jetë kam lexuar shumë jetëshkrime dhe të jem i sinqertë është një lloj zhanri që e parapëlqej, por për mua, autobiografia e Milosh Formanit është pa dyshim më e përkryera, jo vetëm për faktin se ai ashtu si unë ia ka kushtuar jetën më shumë kinemasë sesa aftësisë që përmes jetës së tij arrin të të mësojë me elegancë shumë më tepër sesa një libër voluminoz për historinë e Europës dhe të botës. Domethënë, ti paske vendosur të botosh librin tim në shqip, - më pyeti pesë minuta pas takimit tonë të parë në shtëpinë e tij verore në Konektikat. - Epo unë e dua një kopje të tij këtu. As mos t’ju shkojë në mendje, nuk keni për ta pasur. Si kështu? Atë do ta keni vetëm kur të vini në Shqipëri, ku do të organizojmë një autogramiadë për librin. Buzëqeshi lehtë dhe më tha se nuk do të ishte ide e keqe, veçse mosha “bënte të vetën”. Ndërsa unë, me mendjen time, shtova edhe atë që dija nga libri i tij: ndjenjën e klaustrofobisë, frikën e tmerrshme të fluturimit me avion, si shkaqe të tjera për të refuzuar. Sidoqoftë, vizita e tij në Shqipëri mbetet një kapitull i hapur. Lexojeni këtë libër të bukur dhe do të bindeni se jeta e Milosh Formanit, është pasqyra më e qartë e asaj që kaloi Europa, Çekosllovakia e Shqipëria, nën nazizmin, komunizmin, paradokset, absurditetet e demokracinë. Lexojeni dhe do të më jepni të drejtë. PËRKTHYESI
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit e të vetë duke u përpjekur që pikërisht përmes fatit dhe figurës së tij ndonëse në një kohë më të largët ta rrënojë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe piramidën që kishte ndërtuar ai për 50 vite me radhë në Shqipëri dhe së dyti për afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Vajza e Agamemnonit”, është një nga dorëshkrimet e nxjerra jashtë shtetit, që më pas do të përbënte pjesën e parë të një dipliku. Vepra u botua për herë të parë pas rënies së komunizmit. Në këtë libër përshkruan thelbit e sistemit totalitar dhe në radhë të parë, të mekanizmave kryesorë të tij: thirrja që i bëjnë popullit drejtuesit e këtij sistemi, për të bërë sakrifica. Kadareja ka treguar se ashpërsia e Agamemnonit ndaj vajzës së vet, Ifigjenisë, që për të pasur në favor zotat, është i gatshëm ta flijojë atë, ngjason dukshëm me historinë e vendeve të Lindjes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Kristal”, është pasuesi i librit poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. Këtë herë libri vjen me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm. Ansambli prej 100 poezish, që përmbajnë këto dy libra, përfaqësojnë pjesën më të mirë të gjithë krijimtarisë poetike gati gjysmëshekullore të Kadaresë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dom Gjergji përpiqet që me gjithë modestinë e skajshme të përhapë konceptin kristian për njeriun, që mbështetet tek individualiteti i veçantë dhe dinjiteti i paprekshëm i çdonjërit. Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë. Pra Dom Gjergj Meta i është përkushtuar me të gjitha mjetet çështjeve morale dhe zakonore, raporteve midis njerëzve dhe përgjegjësive të gjithsecilit për veten e tij ashtu edhe përgjegjësisë kolektive. Modeli i njeriut kristian, që predikon ndër shkrimet e veta Dom Gjergji ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe përgjegjësisë, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e krijesës dhe vlerave të veçanta të familjes. Kësisoj ai e ka shndërruar kishën e vet të improvizuar prej betoni edhe në studion e një publicisti që nxit shpirtin qytetar dhe mirëqenien publike. Ai nuk akuzon, ai bashkëndan fajin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Makbeth”, është tragjedia e ambicies kriminale dhe mëkatit, jo në ferrin e jetës tjetër, por në ferrin e kësaj jete. Gjëja më tragjike e kësaj vepre është se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harxhojnë heroizmin e tyre për të shtypur të tjerët dhe për të vrarë veten. Tragjedia e Makbethit dhe Zonjës Makbeth, e përsëritur me qindra herë me ca variante në histori të botës, na provon me një mënyrë shkencore, që ka një gjyq këtu mbi dhe për të ligun. Nga tragjeditë shekspiriane, kjo është më e lehta për t’u kuptuar. Zhvillimi i subjektit është i qartë dhe natyral, aksioni rritet gjersa arrin në kulm me një simplicitet e një shpejtësi pothuajse klasike.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Jul Çezari” është tragjedia e parë e Shekspirit dhe një nga tri tragjeditë me temë historike. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur në historianin e lashtë romak Plutarkun. Jul Cezari është gjithashtu një tragjedi, por, pavarësisht nga titulli, karakteri tragjik i pjesës është Bruti, romaku fisnik, vendimi i të cilit, për të marrë pjesë për hir të lirisë, e çon atë, në një konflikt personal dhe vendin e tij në një luftë civile.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Dritë që vjen nga humnera” është libër ditar dhë me poezi të autores Drita Çomo. Libri është shkruar gjatë kohës kur autorja ka qenë e internuar. Fate të përmbysura, njerëz të ndarë përjetë për së gjalli, egërsi e skajshme, mungesë mëshire, çnjerëzi e ngritur në doktrinë, janë tema trajtohen ne këtë libër të shkruar në kohën e komunizmit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “Odiseja” u krijua në shekullin e 8 para Krishtit. Ajo tregon aventurat e rrezikshmë të Odisesë (Uliksit), heroit grek dhe mbretit të Itakës, në Greqinë e Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij Penelopa, në Itakë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Karpa”, një roman kompleks që rrëfen dëshirat e papërmbushura të autorit Martin Camaj. Personazhi kryesor Voni, është një qenie e destinuar të mbijetojë falë vetive mbinjerëzore që i jep arti i të shkruarit. Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: atë historike-gjuhësore dhe mbi shtyllën antropologjike. Ky parim i shfrytëzimit të rremë të botëve të trilluara dhe të banorëve të tyre i jep të drejtën letërsisë të sfidojë vdekjen në emër të jetës. Camaj i besoi personazhit kryesor detyrën “të rindërtojë” një botë që t’i ngjasojë atij, duke e lejuar të përdorë të gjitha mjetet e mundshme, kujtimet, mallin, për të krijuar një vend ideal, imagjinar, magjik, origjinal, ku njerëzit ëndërrojnë të lënë dëshirat e papërmbushura.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri “Tolstoi dhe gruaja e tij” është një histori dashurie. Autori na tregon se alternimi i fazave të zhvillimit të Tolstoit gërshetohet me rrethanat e jetës së tij intime. Ja përse, si sfond rrëfimi ka zgjedhur historinë e marrëdhënieve familjare të Tolstoit. Për studimin e figurës së tij, Autori Tihon Polner ka pasur mundësinë ti hidhte një sy ditarëve të pabotuara të Tolstoit, si dhe kujtimeve të gjetura në dorëshkrime.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania