titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Edhe pse vetëm njëzetenëntëvjeçare, Samanta Suiting është asi i një studioje ligjore londineze me emër. Pak minuta këshillim me të kushtojnë një mal me para. Punon natë e ditë dhe është tërësisht e përqendruar në karrierën e saj. Por, pikërisht atëherë kur mendon se do arrijë të bëhet ortake e firmës, vëren se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë vendin e punës. E tronditur, arratiset nga zyra dhe gjendet në një vend të panjohur. Kërkon informacion rreth një shtëpie të mrekullueshme dhe papritur për shkak të një keqkuptimi, të zotët e shtëpisë e marrin si kandidate për postin e guvernantes. Fillon punë, pavarësisht se punëdhënësit e saj nuk kanë dijeni për faktin që vajza intelektuale nuk ka as idenë më të vogël se si mund të mbahet në rregull një shtëpi. Mbretëresha e shtëpisë është historia e një vajze që ka nevojë të çlodhet. Të gjejë veten, të dashurohet. Të fillojë më në fund të jetojë. Dhe të zbulojë se … si hekuroset. Me talentin e pakrahasueshëm të Sophie Kinsella-s, një komedi e re, e admirueshme që po bën të lumtur miliona fansa në botë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ema Korigan është si çdo vajzë e kësaj bote. Ka një jetë të qetë, një punë si asistente marketingu në një kompani të rëndësishme shumëkom-bëshe, një të dashur simpatik. Por, si të gjitha vajzat, ëndërron një jetë ndryshe dhe ka të fshehtat e saj të vogla. Ose të paktën i kishte ... derisa, në udhëtimin e parë të punës përballoi një fluturim shqetësues dhe e kapi paniku. E pushtuar nga një nervozizëm i pakontrollueshëm, Ema ia zbraz të gjitha të fshehtat — por, vërtet gjithçka — udhëtarit ngjitur. Një amerikan që dëgjon për qejf sekretet e saj më intime. Në fund të fundit, ai s'është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai është... burri i avionit. Ajo i ka treguar gjithçka për veten. Do dijë ai t'ia ruajë të fshehtën?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko-sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh dhe jeton e lumtur e pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan, së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë. Por, pas këtij propozimi, jeta e saj merr një tjetër drejtim. Nëna e Bekit këmbëngul që dasma të bëhet në kopshtin e shtëpisë së saj, në periferi të Londrës, e rrethuar nga familjarë dhe miq të vjetër; nga ana tjetër, nëna e tmerrshme e Lukut bën plane të tjera në qytetin vezullues të Nju Jorkut. Beki nuk do të zhgënjejë asnjë, mirëpo, si pa dashur, bëhet pjesë e përgatitjeve të dasmës në Plaza të Nju Jorkut, argëtohet duke provuar fustane nusesh, shijon torta dhe harton lista për dhuratat e dasmës. Por koha kalon, në të dyja anët e oqeanit përgatitjet vazhdojnë dhe papritur Beki kupton se gjendet sërish në telash.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jeta e Bekit po ecën për mrekulli. Ajo punon në dyqanin më të ri të Londrës, The Look, dhe së bashku me të shoqin, Lukun, po kërkojnë shtëpi (dëshira e saj e fshehtë është të ketë një dhomë këpucësh) ... dhe është shtatzënë! Nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, veçanërisht kur mësoi se të bërit pazar të ndihmon për të larguar ankthin që të kap sa herë zgjohesh në mëngjes! Ajo dëshiron që çdo gjë për fëmijën e saj të jetë e përsosur, duke filluar nga mobilimi i dhomës ... karroca, që duhet të jetë model i fundit ... e deri te mjekja e famshme obstetre, të cilën çdokush do të ëndërronte ta kishte. Por kur zbulon se mjekja e famshme obstetre, intelektuale dhe magjepsëse, kishte qenë e dashura e Lukut, bota e saj e përsosur fillon të shembet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për Beki Blumvudin, jeta nuk mund të shkojë më mirë se kaq: ka një të fejuar që e adhuron, një punë për t’u admiruar si konsulente në një emision televiziv dhe është duke shkruar librin e saj të parë. Dhe, si të mos mjaftojnë këto, i jepet mundësia për t’u transferuar në Nju Jork. Është një mundësi të cilën e kishte pritur prej vitesh, të niste një jetë të re, ta bënte ëndrrën realitet. Beki është e ekzaltuar nga Muzeu i Artit Modern, Guggenheim-i... e mbi të gjitha nga mijëra drita vezulluese të dyqaneve. Në Bloomingdale, Tiffany, Fifth Avenue: kudo ka oferta të papara. “Bli vetëm ato që të duhen”, është motoja e saj. Sigurisht, kur bëhet fjalë për ujdi që me të vërtetë ia vlejnë...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje, që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake... Blerja për të "është si dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit". Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë, për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot. Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron. Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar. £ fiksuar pas dyqaneve është një roman rrezëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një gardërobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pa-ngushëlluar. Pasi i ka joshur dhe ka futur duart në kartat e tyre të kreditit, ajo zhduket pa lënë gjurmë, të paktën derisa të ketë takuar një tjetër viktimë të re, naive. Historia përsëritet. Por kur ndesh të mërzitshmin dhe të paparashikueshmin Riçard Fejvër në përkujtimoren e gruas së tij të shtrenjtë, diçka ndryshon. Edhe një herë, si profesioniste e vërtetë, Flëri arrin të thyejë zemrën e vejanit të gjorë, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërtit miq të saj, Gerardi, i ofron vilën e tij të, mrekullueshme në Spanjë, ku mund të kalojë disa ditë në paqe. Hjuja nuk është i lumtur. Amanda, gruaja e tij që s'ka të sharë, duket më tepër e interesuar për ngjyrën e mureve të apartamentit të tyre luksoz, sesa për atë vetë, ndaj Hjusë s'i mbetet tjetër veçse të punojë nga mëngjesi në mbrëmje. Por Gerardi, një shok i vjetër shkolle, të cilin e ka ritakuar rastësisht, i jep mundësinë ta thyejë këtë rutinë të mërzitshme duke i ofruar disa ditë pushime në shtëpinë e tij në Spanjë. Ideale! Dhe kështu Kloja dhe Hjuja, së bashku me familjet e tyre, gjenden në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, duke zbuluar shumë të zhgënjyer se Gerardi i ka ftuar në vilë njëkohësisht. Fillimisht habiten, por pastaj janë të detyruar t'i kalojnë ditët mes shqetësimesh të vogla, por, mbi të gjitha, mes tensionesh të fshehta. Sepse Kloja dhe Hjuja kanë një të shkuar të përbashkët, një e shkuar që zbulohet befas gjatë pushimeve që do të nxjerrin në pah mjaft të papritura dhe surpriza.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Familja ka një numër të madh fëmijësh, po jo para të mjaftueshme për t'u kujdesur për të gjithë. Ndaj Rebeka duhet të largohet nga ferma e dashur Sanibruk për të jetuar me dy teto, të cilat thuajse nuk i njeh fare. Tetot kujtonin se e njihnin natyrën e Rebekës. Në fakt, ato kishin dëshiruar të merrnin motrën e saj më të madhe. Rebeka ka kurajë, zgjuarsi dhe një hijeshi krejt të veçantë, të gjitha këto do t'i nevojiten, madje shumë. Vajza fiton zemrat e të gjithëve që e njohin. Kjo është një ndër historitë më të pëlqyera nga fëmijët e tërë kohërave.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
I fuqishëm, si një dozë me Viagra dhe gazmor, si jeta dashurore e çdo femre moderne, libri “Kërkohet një burrë impotent” është një vështrim thellësisht i paturpshëm i kërkimit të një gruaje për Mr. “Të duhurin”. Karmen Leg është rreth tridhjetë e pesë vjeç, tërheqëse dhe tunduese; si shumë gra bashkëkohore beqare, ajo shpreson të gjejë Princin e Kaltër, duke nxjerrë një lajmërim në gazetë, ku përshkruan dëshirën e saj: Kërkohet një burrë i zgjuar, inteligjent dhe impotent . Menjëherë pas lajmërimit, Karmeni takon lloj–lloj burrash dhe fillon të kuptojë se shmangia e seksit nuk është domosdoshmërisht rruga më e mire për të pasur marrëdhënie të kthjellëta.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nostramiusi kishte parashikuar gjithçka madje edhe Datën e Fundit të Botës! Unë dëshiroja të botoja dorëshkrimin, por në Mifurt, gjatë Panairit të Librit ndodhi diçka që s'jua rrok mendja. Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni?! Janë histori gazmo-re, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola, histori për t'u pirë në kupë. Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania