titleToAlt
Janë të shumtë "zogjtë grabitqarë" që i janë vërsulur pasurisë së mbetur së Spartak Kangonit, i mbiquajtur "Korsari’, për shkak të shpirtit të tij aventuresk dhe të anijeve të tij që transportojnë drithëra në të gjithë botën. Por për Lenën, bashkëshorten e tij, tashmë tetëdhjetë vjeçare, gjëja që ka më shumë rëndësi është të shpëtojë nga ankandi ku po shiten pasuritë e familjes, një karficë në formë trëndafili të cilin ajo e konsideron si fatndjellëse. Dhe ndërsa lufton për ta shtënë sërish në dorë xhevahirin e çmuar dhe për të shpëtuar fatet e familjes, ajo përjeton edhe njëherë gjithë historinë e saj, që nga vitet '30 deri në ditët tona.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Historia plot aventura e mundime e një familjeje shumë të pasur nga Milanoja; ngjarjet, që zhvillohen përgjatë një shekulli, madje edhe në një hapësirë ndërkombëtare, sillen rreth një personazhi të paharruar femëror. Hija e një incesti, krijimi i një perandorie të madhe industriale, ngjyrimet e përgjakura të luftës, bota vezulluese e modës, plogështia e sensualitetit dhe të fshehtat e patreguara të njerëzve të pushtetshëm - këto janë pjesët përbërëse të këtij romani të dhunshëm e romantik, që e josh lexuesin dhe e përfshin në thellësitë e veta.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Trashëgimtari i fundit i njërës prej familjeve më të vjetra siçiliane, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, thirret nga të gjithë si "Baroni". Shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ai ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka që shkëlqen është e vërtetë. I përfshirë në bizneset e princërve të naftës, mes njerëzve më të pushtetshëm të botës, historia e tij kapërthehet me atë të tre grave shumë të bukura e të largëta njëkohësisht. Një roman i madhërishëm dhe i pazakontë në një botë ku pasuria dhe prestigji vlejnë më shumë se jeta vetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkojnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. Nga prindërit ka mësuar të ruajë dinjitetin e saj dhe të kërkojë të drejtat në një shoqëri ku më dobëtit pësojnë shpesh padrejtësi. Ndërkaq kohët ndryshojnë me shpejtësi: janë vitet e bumit ekonomik, të revoltave, vitet e errëta të terrorizmit, në një Milano ku ndërthuret politika me biznesin. Liliana djeg etapat: një sukses i jashtëzakonshëm në jetën e saj profesionale, një martesë e mrekullueshme me një burrë të dashur, të kuptueshëm dhe pastaj fundi i karrierës së saj të gjatë. Edhe një herë një formulë që të siguron fitoren dhe shumë vullnet për t'ia dalë mbanë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur "Mjellma e Zezë", i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të. Bashkë me forcën e ndjenjës që i bashkon, do të arrijnë t'ia kthejnë dinjitetin dhe prestigjin emrit të Montaltove. Një roman plot patos e suspansë, i shkruar me mjeshtëri.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. E kaluara e tyre ka ecur përmes historish të ndryshme dhe është e mbushur me sakrifica, suksese dhe dështime. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr, kalon përmes një beteje rraskapitëse. Ky roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura, ka fituar çmimin "Selezione Bancarella", 1987, dhe ka frymëzuar serialin televiziv që mban të njëjtin titull.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj, por mbi të gjitha me atë të të atit; një udhëtim nëpër kohë, ku historitë pasionante të dashurisë pleksen me ngjarje misterioze dhe dramatike. Një histori e ngjeshur, e mbushur me ngjarje mbresëlënëse dhe e treguar në mënyrë të shkëlqyer.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë, kishte qenë një nga gratë më të famshme të Nju Jorkut, madje që synonte deri edhe kolltukun e kryetares së bashkisë. Por mbi të kaluarën e saj rëndon hija e gjatë e Koza Nostras, ndërsa e tashmja nuk ngjan aq e qartë dhe e kthjellët... Një roman mbresëlënës.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Napoli, fillimi i shekullit XX. Midis Roza Avilianos - që vjen nga shtresat më të ulëta, lindur e rritur në bodrume - dhe fisnikes Jozefa Paraviçini - gruas së palumtur të princit Enrik Kastilia - merr jetë një lidhje e fuqishme që, përtej dallimeve sociale, do t'i bashkojë për gjithë jetën. Përmes ngjarjeve të jetuara, shenjuar nga tragjedi dhe pasione të mëdha, si në një afresk të fuqishëm dhe realist të një epoke, pasqyrohen dramat dhe vështirësitë e shekullit të kaluar. Duke pasur në qendër dy figura të jashtëzakonshme femërore, ky roman shpalos ndjenja dhe ideale të fuqishme.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në dukje Xhovana dhe Matilda, nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç që banojnë të dyja në lagjen Brera në Milano dhe herë pas here shkëmbehen rrugës me njëra-tjetrën. Njëra është një antikuare tërheqëse, e martuar dhe me një vajzë adoleshente; tjetra një grua e moshuar, e varfër që jeton e vetme në një nënçati, prej së cilës kërkon me këmbëngulje të mos largohet për asnjë arsye. Një sërë ngjarjesh dramatike do t’i afrojnë të dy gratë, të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë dhe të fortë.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Vanilja dhe çokollata, dy shije të ndryshme, por që lidhen shumë mirë me njëra-tjetrën. Ashtu siç ndodh ngandonjëherë në dashuri. Ashtu siç u ndodhi edhe Pepes e Andreas që, pas tetëmbëdhjetë vjetësh martesë dhe tre fëmijëve, kurrë nuk reshtën së dashuruari njëri-tjetrin. Por, një ditë, alkimia magjike prishet, kështu që ajo, e zhgënjyer dhe e poshtëruar nga aventurat dashurore të të shoqit, vendos të largohet dhe ta lërë atë vetëm, e të merret me problemet e pafundme të së përditshmes. Një ndarje që gjithsesi, merr një rëndësi vendimtare për të dy, pasi i ndihmon të shohin me vëmendje brenda vetes dhe ta gjejnë sërish njëri-tjetrin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një mëngjes vere, në kishën milaneze të San Markos, dikush sulmon e godet rëndë në kokë një grua të re e të bukur, ndërsa ajo lutej. Pas shtrimit në spital dhe operacionit, në zgjim, gruaja nuk kujton asgjë nga e kaluara e saj. Dhe kështu detyrohet të fillojë një proces të vështirë për të rifituar identitetin e saj. Pak nga pak, nga errësira e harresës, nisin e lulëzojnë copëza kujtimesh e mes vështirësive, ajo nis të rikompozojë historinë e jetës së saj dhe të familjes së vet.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Romani "Një botë femërore" eshtë një pohim drithërues dhe krenar i amësisë. Personazhi rreth të cilit shtjellohet e gjithë historia është Martina, një figurë e veçantë, plotësisht e vetëdijshme për prirjen më të qenësishme të femrës: atë të krijimit të jetës. Këtë prirje, që qëndron përmbi feminizmin, do ta shprehë për të ndjekur rrjedhën e feminilitetit: do të sjellë në jetë tri vajza me tre burra të ndryshëm dhe nuk do të martohet me asnjërin prej tyre. Ngjarja e saj e pazakontë fillon në vitet dyzetë dhe arrin deri në ditët tona, duke u ndërthurur me ato të së ëmës Vjena dhe gjyshes Ines. Na shpërfaqen portrete me të vërtetë mbresëlënëse për nga origjinaliteti i tyre.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania