titleToAlt
“ … ne shqipëtarët, jemi si ai udhëtari që ec me hejbe në krahë : njërën ,torbën më të rëndë , që ja dërrmon shpinën , e mban mbas kurrizit . Tjetrën , e mban përpara vetes . Te ajo më e rënda , që nuk e sheh ka vu palë-palë hallet e veta .Te torba më e lehtë , që nuk e ka atë peshë krahasuar me të pasmen, ka fut ngushtë e ngushtë hallet e botës.Tërë ditën i del punë me torbën më të lehtë me hallet e botës ,ndërsa me atë që ja thyen kurrizin , pra me hallet e veta , që nuk i sheh , nuk ka sesi të merret , sepse kujton , duke qenë se nuk i sheh, nuk i takojnë atij . “
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e "Fitimtari nuk merr asgjë" shkëlqen vula e talentit të tij të veçantë. Gjuetarë, gra, pleq të mençur, luftëtarë, gra të dashuruara, gra të braktisura: aty mund të gjendet gjithçka, aty jeton gjithkush, dashuron e përballet me realitetin e pashmangshëm të vdekjes. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit. Qoftë e parë si hyrje e veprës së tij, qoftë si një vështrim i përgjithshëm mbi temat që zhvilloi gjerësisht dhe fuqishëm në romanet e veta, bëhet fjalë për një koleksion të mahnitshëm e të suksesshëm.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ankthi, frika dhe përpjekjet për afirmimin e unit paraqiten përmes një vizatimi realist të jetës së personazheve origjinale të pesë novelave. Autori vjen para lexuesit si filozof dhe si shkrimtar i fortë. Në pesë novelat e përfshira në këtë vëllim, mjeshtri francez i ekzistencializmit shpalos në mënyrë të shkëlqyer forcën e tij të rrëlimit, gërshetuar me vëzhgimin psikologjik. Karakteret dhe situatat e Sartrit pasqyrojnë konlliktet, kompleksitetet, neurozat dhe sensualitetin e shekullit të njëzetë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Për lexuesin e tij të ri e të vjetër, kjo përmbledhje vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. Një vetëdije e kthjedhët, një solemnitet i thellë, i pandryshueshëm kalon mes datash, vendesh dhe epokash të largëta mes tyre, për të pohuar sovranitetin e Letërsisë në jetën e brendshme të një shkrimtari. Kjo përmbledhje, e titulluar "Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit" i ngjan një ftese të veçantë, të tjetërllojshme do të thoshte vetë autori, për të soditur brenda një dhome thesari disa prej vezullimeve të tij të çmueshme.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania