titleToAlt
Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt. Ai përpiqet ta harrojë vajzën, mirëpo përfshihet në një furtunë emocionesh që nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk mund t’u rezistojë. Ndryshe nga çdo grua që ka njohur më parë, Ana e druajtur dhe e papërvojë duket se sheh tejpërtej tij... përtej gjeniut të biznesit dhe stilit të jetës luksoze... sheh zemrën e akullt dhe të lënduar të Kristianit. A do t’i davaritë bashkimi me Anën tmerret e fëmijërisë që i faniten çdo natë Kristianit? Apo dëshirat e tij të errëta seksuale, fiksimi për të pasur gjithçka nën kontroll dhe vetëpërçmimi që mbush shpirtin e tij do ta largojnë vajzën dhe do të shkatërrojnë shpresën e brishtë që ajo i ofron?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Apofisi është i lashtë sa gjithësia dhe vetëm një armiku i trembet: Rasë. Mund edhe të mos ia dilja mbanë ta riktheja Ranë, por instinkti më thoshte se ishte mundësia e vetme. Dhe, që ta them troç, fakti që të gjithë më thoshin pareshtur se po gaboja - Basti, Horusi, madje edhe Sejdi - ma mbushte edhe më shumë mendjen se isha në rrugë të mbarë. E pranoj, jam kokë më vete unë! Autor i suksesshëm për fëmijë dhe të rritur, është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme të gjinisë mystery. Pasi punoi si mësues anglishteje për pesëmbëdhjetë vjet, iu kushtua me kohë të plotë të shkruarit dhe jeton në San Antonio, Teksas, me të shoqen dhe dy fëmijët. Qëkur Zotat e Egjiptit të Lashtë u këshuan në botën modern, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së jetës, keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lane kohë që t’I praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin. Ndërkaq, Apofisi, gjarpri gjigant, armiku i tyre, po çlirohet nga forcat e të keqes. Nëse ata nuk arrijnë ta ndalojnë, brenda disa ditësh bota do të zhduket. Me fjalë të tjera, kjo mund të quhet një javë e zakonshme për familjen Kein. Shpresa e vetme për shpëtim është të ringjallin Ranë, zotën më të lashtë dhe më të fuqishme të egjiptianëve. Sipas mitologjisë, Raja, nën kanosjen e Apofisit dhe Isidës, ia lë fronin e zjarrtë Osiridit, dhe bie në një gjumë të përjetshëm. Që të mos zgjohet, e ka ndarë në tri pjesë Librin e Rasë, një papirus antik, që përmban sekretet dhe formulat magjike për ta zgjuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
SHOQËRIA E MBËSHTETUR TE GRUPIMET ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati. Ndoshta përtej gardhit, ajo dhe Tobiasi do të gjenin një jetë më të thjeshtë së bashku, pa gënjeshtrat e ngatërruara, besnikërinë e vështirë dhe kujtimet e dhimbshme. Por realiteti i ri i Trisit është edhe më alarmues se ai që la pas. Zbulimet e dikurshme tani i duken të pakuptimta. Të vërteta të reja e shpërthyese u ndryshojnë zemrën njerëzve që do. Edhe kësaj here, Trisi duhet të luftojë për të kuptuar natyrën e ngatërruar njerëzore - dhe të vetes së saj - ndërkohë që përballet me zgjedhje të pamundura që i vënë në provë guximin, besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë. I treguar nga një perspektivë e dyzuar, libri Besnikja i autores më të shitur sipas New York Times-it, Veronika Roth, përmbyll në mënyrë të fuqishme serinë “Divergjentja” duke zbuluar të fshehtat e botës imagjinare që tërhoqi miliona lexues me librat “Divergjentja” dhe “Kryengritësja”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË - ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e parë e Trisit pas stërvitjes me grupimin e ri që zgjodhi duhet të ishte ditë feste e fitoreje, por ajo ditë u mbyll me pamje të tmerrshme. Lufta është pranë dhe konflikti mes grupimeve i pashmangshëm, ndërkohë që ndasitë mes ideologjive të tyre sa vijnë e rriten. Dhe në kohë lufte duhet të zgjedhur një anë, të fshehtat do dalin në shesh dhe zgjedhjet e bëra do jenë edhe më të pakthyeshme - por edhe më të forta. E shndërruar nga vendimet e saj, por edhe me ndjenjën e dhimbjes dhe të fajit në shpirt, me zbulimet e reja që ka bërë dhe marrëdhëniet e tendosura, Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, megjithëse nuk e di se çfarë mund të humbë duke vepruar kështu. Ky është libri i dytë dhe i shumëpritur i serisë Divergjentja nga autorja bestseller Veronica Roth sipas gazetës New York Times. Është një rrëfim tjetër marramendës i një historie të pasur me kthesa të papritura, thyerje zemrash, romancë dhe përsiatje të thella për natyrën njerëzore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kafr Karami është një fshat i vogël në kufi të shkretëtirës irakiane. Fshatarët diskutojnë duke parë televizorin dhe mërziten, presin, larg luftës që porsa shpërthyen Perëndimoret dhe që i kanë vënë flakën të gjithë vendit. Por konflikti, me pjesën e vet të egërsisë, moskuptimit dhe aksidenteve tragjike do të përfundojë duke e përfshirë dhe këtë zonë ku besimi, zakonet dhe nderi nuk janë fjalë boshe. Dhe kur një poshtërim i ri vjen të përdhosë atë që një Beduin ka më të shenjtë, atëherë fillon koha e revoltimit dhe përgjigjes flakë për flakë. Një hakmarrje e tmerrshme, e pamëshirshme sepse që tash e tutje vetëm gjaku mund ta lajë atë që është fëlliqur.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Që kur erdhën në pushtet talebanët, jeta e Mosheen dhe gruas së tij të bukur, Zunaira, filloi të shkatërrohej gradualisht. Ëndrra e Mosheen për tu bërë diplomat u përmbys si dhe Zunaira nuk mund të shfaqej më rrugëve të Kabulit e pambuluar siç bënte më përpara. Atiqi është roje burgu për të dënuarit me vdekje; errësira e burgut dhe fatkeqësia e punës kanë depërtuar në shpirtin e tij. Gruaja e Atiqit, Musarrati, vuan nga një sëmundje që asnjë mjek nuk mund ta kurojë. Edhe pse, jeta e këtyre katër njerëz është gati për t’u ndërthurur në mënyrë të pashpjegueshme, me anë të vdekjes dhe burgimit historia flet për pasionin dhe vetësakrificën e jashtëzakonshme. “Dallëndyshet e Kabulit”, është një roman befasues dhe elegjiak që tregon luftën e katër njerëzve për të qëndruar njerëzor, në një vend ku kënaqësia është mëkat vdekjeprurës dhe vdekja është bërë rutinë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një grua e re hedh veten në erë në mes të një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës. Goxha pas mesnate, si është kthyer në shtëpi, e thërrasin të paraqitet me ngut në spital për të këqyrur trupin e capërlyer të kamikazes. Doktorit i rrëshqet toka nën këmbë: gjendet para gruas së tij. Si të pranosh të pamundurën, të kuptosh të pamendeushmen, të zbulosh se për vite me radhë ke jetuar njësh me një njeri për të cilin s'paskëshe ditur më kryesoren? Për ta ditur, duhet të hysh në urrejtjen, gjakun dhe luftën e dëshpëruar të popullit palestinez. Yasmina Khadra, ky mjeshtër i romaneve me terrorizmin në sfond, shpalos tërë dhuntitë e tij si rrëfyes për të dhënë një tablo të ndjerë mbi një vend të gërryer nga terrori.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Pesëdhjetë Hijet e Greit” një roman romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur studentja e letërsisë Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja, derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë. Naive dhe e pafajshme, Ana shokohet kur zbulon se e dëshiron këtë mashkull. Dhe, kur ai e paralajmëron t'i qëndrojë larg, kjo e bën Anën ta dëshirojë edhe më shumë. Po Grei torturohet nga demonë të brendshëm dhe digjet nga nevoja për kontroll. Teksa nisin një histori dashurie pasionante, Ana zbulon më shumë mbi dëshirat e saj, si edhe mbi sekretet e errëta që Grei mban të fshehura.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
E tmerruar nga sekretet e errëta, që torturojnë biznesmenin e ri Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Po dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar, të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo ...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romantik, çlirues dhe kryekëput pëfthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet me ju përgjithmonë. Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve. Ana e kishte ditur gjithmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Ana duhet të mësojë të ndajë stilin e pasur të jetës së Greit pa sakrifikuar integritetin dhe pavarësinë e saj; ndërsa Grei duhet të mposhtë dëshirën për kontroll dhe të varrosë fantazmat, të cilat akoma e përndjekin. Tani, së bashku, më në fund, ata kanë dashuri, pasion, intimitet, pasuri dhe një botë mundësish të pafundme. Po pikërisht kur duket se kanë vërtet gjithçka, fatkeqësia dhe risku ndërthuren dhe kthejnë në realitet makthet më të këqija të Anës...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë. Ajo përbën kërcënim: nëse ndokush rrëmon në jetën e saj dhe dëgjon atë që ajo ka për të thënë, organizma të fuqishme sekrete do të rrëzohen si kështjella prej letre. Duhet të zhduket përgjithnjë; më e mira do të ishte sikur të mbyllej në çmendinë. Konspiracioni në qendër të të cilit ndodhet, ndonëse pa dëshirën e saj, dhe që nisi kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçe, vazhdon ende. Ndërkaq, gazetari Mikael Blomkvist ka arritur t'i afrohet së vërtetës mbi të kaluarën e tmerrshme të Lisbetës dhe është i vendosur të botojë në Milenium një artikull denoncues, që do t'i bëjë të dridhen shërbimet e fshehta, qeverinë dhe mbarë vendin. Nuk do të ketë kompromise. Kapitulli i fundit i trilogjisë së Stig Larsson-it - një nga rastet më të bujshme në botën e botimeve ndërkombëtare të viteve të fundit - është një përshkrim i mahnitshëm i shoqërisë së sotme në trajtën e një romani policor. Një roman emocionues për komplote të errëta dhe shërbime të fshehta të devijuara, që ngërthen ritmin e kohës sonë dhe zbulon se ku mund të çojnë perversitetet e një sistemi të sëmurë. Një histori që, besnike ndaj shpirtit të autorit, rrëfen për dhunën kundër grave dhe për burrat që e bëjnë të mundur atë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vrasje e dyfishtë në një apartament në Stokholm. Gjenden dy të vdekur. Pranë vendngjarjes zbulohet arma e dyshuar e krimit. Policia çoroditet nga vrasjet profesioniste në lagjen e banuar. Lisbetë Salanderi kërkohet nga të gjitha forcat policore në Suedi. E dyshuara kryesore për tri vrasje, ish-analistja e sigurimit, Salander, i shmanget kërkimit mbarëkombëtar. Inspektor Bublanski udhëheq skuadrën e Stokholmit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kanë kaluar shumë vjet që kur Harieta, mbesa e dashur e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger, është zhdukur pa lënë gjurmë. Që atëherë dërgimi i përvitshëm i një dhurate anonime e hap përsëri çështjen.Një rit që përsëritet me përpikëri dhe zgjon sërish shqetësimin për një enigmë të pazgjidhur kurrë. Tashmë shumë plak, Henrik Vangeri vendos të bëjë një përpjekje të fundit për të hedhur dritë mbi misterin që ka shënjuar gjithë jetën e tij. Detyra për kërkimin e së vërtetës i besohet Mikael Blomkvistit. Një dyzetvjeçar mjaft tërheqës, Blomkvisti është gazetar i suksesshëm, që drejton revistën Milenium, e specializuar për reportazhe që denoncojnë korriupsionin dhe bizneset e dyshimta të botës së sipërmarrësve. Në brigjet e Detit Baltik, me ndihmën e Lisbetë Salanderit - një hacker-e e re dhe e zonja, protagonistja,femër e paharrueshme përkrah tij, rebele dhe e shqetësuar, Blomkvisti heton me themel historinë e familjes Vanger . Dhe sa më shumë që heton, aq më të frikshme janë zbulimet. I pritur në debutimin e tij si një zbulim, Stieg Larsson-i ka shkruar një thriller që të emocionon dhe njëkohësisht një roman që, përtej hetimit dhe kthesave të papritura, përmban një mesazh për kohën tonë. Një libër i verdhë, që veprimin dhe dramën i kombinon me një histori tejet njerëzore dhe tragjikisht moderne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Qershori i vitin 1940 shënoi verën e disfatës për ushtarët francezë, të braktisur nga oficerët e tyre, të demoralizuar dhe duke pritur armëpushimin. Ditë pas dite, orë pas ore, “Vdekje në shpirt” shpalos ato që burrat menduan, ndjenë dhe bënë ndërkohë që Franca binte. Burra që qëndruan, burra që ikën, burra që luftuan dhe burra me fate tragjike si Methju, i cili ia kishte dedikuar jetën gjetjes së lirisë personale, por tashmë është i mbushur me hidhërim dhe pendim. “Vdekje në shpirt” është një përshkrim pikëllues i luftës dhe se çfarë do të thotë të humbësh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Rrugët e lirisë”, është një seri e novelave nga Jean-Paul Sartre. E menduar si një tetralogji, ajo u la e paplotë me vetëm tre nga katër vëllimet e planifikuara për publikim. Romanet, janë shkruar kryesisht në përgjigje të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit nazist të Francës, dhe paraqesin ndryshimet në mendimin filozofik dhe pozitën filozofike të Sartrit. Kjo seri e romaneve është konsideruar se ka disa karakteristika autobiografike ku, Mathieu personifikon Sartrin, dhe Ivich përfaqëson Olga Kosakieëicz.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani i parë në serinë monumentale “Rrugët e Lirisë” të Sartrit, Mosha e arsyes është vendosur në vitin 1938 dhe tregon për Mathieu, një profesor francez i filozofisë i cili është i fiksuar me idenë e lirisë. Ndërkohë që hijet e Luftës së Dytë Botërore afrohen më afër - edhe pse jeta e tij personale është e komplikuar nga shtatzënia e zonjës së tij - kërkimi i tij për një mënyrë që të mbetet i lirë bëhet gjithnjë e më i fortë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë. Tre romane: Qyteti i qelqtë; Fantazmat; Dhoma e kyçur, të botuara fillimisht më vete, më pas të përmbledhura në një vëllim të vetëm, që tashmë konsiderohet një nga klasikët e letërsisë bashkëkohore amerikane. Ky është libri që e bëri Paul Auster-in të njohur, si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së sotme botërore. Duke përdorur mjeshtërisht formën klasike të romanit dedektiv, të organizuar rreth një misteri që duhet zbuluar, Paul Auster krijon një Nju Jork të tijin fantastik, ku personazhet, në vetminë e tyre, vihen të kërkojnë të zbulojnë disa prej të vërtetave thelbësore të jetës njerëzore, duke nisur që nga ajo e identitetit, deri te çështja e hapësirës, e gjuhës apo dhe vetë letërsia. Një vepër krejtësisht origjinale, në mos gjeniale. Një nisje e re për gjithë letërsinë amerikane.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Me Trilogjinë e Dëshirave ashtu si në shumicën e veprave të Drajzerit elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar me besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetem me grafikën e kontrasteve shoqërore por edhe me depërtimin në detaje në sestimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim. Trilogjia, "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko-sociale të sistemit të ri ekonomik. Drajzeri është edhe terapisti i duhur për plagët që nisën t 'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të egzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën ndaj mbiegzistencës, virtutin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë, kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i ri i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Stoiku" pas "Financierit" dhe "Titanit" mbyll "Trilogjinë e dëshirave" të Drajzerit. Kjo qe vepra e fundit e shkrimtarit. Ai vdiq gjatë kohës që e shkruante atë, duke bërë çmos ta mbarojë, meqenëse romanin e tretë për Kauperudin, e quante "pjesë të pandashme" të krijimtarisë së tij letrare. Siç dihet, midis "Titanit" dhe "Stoikut" pati një shkëputje prej tridhjetë vitesh. Gjatë kësaj kohe, Drajzeri pati kohë t'i rishikojë vlerat që prodhoi te romanet e mëparshme; "Financieri" dhe "Titani." Ka mundësi që, herë pas here, shkrimtari i hynte punës me "Stoikun" duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e detyrës së vështirë. Ajo çka nxori nga pena, në muajt e fundit të jetës, dëshmon për fluturimin e guximshëm të mendimeve të tij. Romani mbeti i papërfunduar edhe ngaqë ndoshta Drajzeri kishte ndërmend t'u rikthehej e t'i zgjeronte disa kapituj të ndryshëm. Të gjitha këto duhen patur parasysh gjatë leximit të "Stoikut." E megjithatë, romani të le mbresë mjaft të thellë. Në të është dhënë dënimi i pashmangshëm i Kauperudit dhe në këtë kuptim, "Stoiku" paraqitet si përfundim i denjë i "Trilogjisë së dëshirave" në po atë nivel që ishte përgatitur i gjithë zhvillimi logjik i kësaj vepre madhore. "Stoiku" u botua në Sh.B.A. në 1947 nga e veja e Drajzerit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Romani "Financieri" është pjesa e parë e "Triologjisë së dëshirave" të Drajzerit. Me këtë vepër, shkrimtari nis zbatimin e mendimit të madh për të treguar trajtën e vërtetë të kapitalizmit amerikan të gjysmës së dytë të shekuliit të XIX. Me syrin depërtues të artistit, ai ka kapur tiparet e veçanta, të cilat karakterizojne fillimin e epokës imperialiste. Në planin e parë të telajos së madhe, siç paraqitet "Triogjia e dëshirave", ne shohim grabitqarët kapitalistë që zhvatin popullin, duke u pasuruar me ndihmën e makinacioneve më të ndyra, ndërsa shfrytëzojnë me cinizëm për qëllimet e tyre, të giithë aparatin shtetëror të Sh.BA-së. Autori mblodhi materiale të shumta, që deëshmonin për veprimtarinë kriminale të qarkullimit të kapitaleve financiare dhe industriale në Amerikë, të cilat në atë kohë u bënë të njohura nga buja që shkaktuan makinacionet e "manjatit të tramvajeve," Çarlz Jerksit, që e pati shtrirë veprimtarinë e vet në Filadefia, Çikago, Nju Jork dhe Londër. Padyshim që, ai edhe i shërbeu Drajtçerit si karakter i ngiashëm për figuren e Kauperudit, personazhit kryesor të "Triologjisë së dëshirave."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Vajza e zjarrit” është vazhdimi i romanit “Lojërat e urisë”. Kundër çdo parashikimi, Katnis i fitoi “Lojërat e urisë”. Ajo dhe Pita janë të dy gjallë. Katnis duhet të ndihet e lehtësuar, madje e lumtur. Tek e fundit, ajo u kthye në familjen e saj dhe tek shoku i saj i përjetshëm, Geil. Por përsëri asgjë nuk është ashtu siç ajo do të dëshironte: Geil është ftohur dhe i rri larg, Pita i ka kthyer shpinën dhe ka zëra për një komplot të mundshëm kundër Kapitolit, një rebelim që ajo vetë dhe Pita kanë ndihmuar për t’u krijuar. Katnis ka ndihmuar në krijimin e një situate që nuk është e sigurt nëse mund ta ndalojë dhe çfarë e shqetëson më shumë është se nuk është e sigurt edhe nëse duhet të përpiqet ta bëjë. Ndërsa afrohet koha për t’u kthyer në Kapitol, Katnis dhe Pita duhet të provojnë se janë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndryshe pasojat do të jenë të tmerrshme.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania