titleToAlt
Antoni është një djalë nëntëvjeçar, që i pëlqejnë librat me histori të frikshme. Mirëpo një natë, në parvazin e dritares së dhomës së gjumit, zbriti një Gjë më e frikshme se King Kongu, më e frikshme se përbindëshi i Frankenshtajnit, madje më e frikshme se vetë Drakula. Gjëja në dritare quhej Rudiger dhe ishte një vampir i vogël. A ndodhet djali në rrezik nga Rudigeri? Po nga të afërmit e Rudigerit, të cilët janë vampirë të pamëshirshëm? Shfletoni librin për të mësuar se çfarë bën Antoni për të ruajtur sekretin e shoqërisë me një vampir.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania