titleToAlt
Në librin "Mashtrimi i madh" autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. "Mashtrimi i madh" është një roman mbi të gjitha emocionues.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Një kod gjenial i fshehur në veprat e Leonardo Da Vinçit. Një vrap i dëshpëruar nëpër katedralet dhe kështjellat e Europës. Një e vërtetë që të lë gojëhapur fshehur në shekuj. Më në fund zbulohet. Sipas miliona lexuesve në mbarë botën leximi i Kodit të Da Vinçit është një përvojë krejt ndryshe nga të tjerat.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një luftë për jetë a vdekje - një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm... një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë një herë e përgjithmonë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në acarin e dimrit të Oslos, ndodhin disa vrasje makabër që, tronditin gjithë Norvegjinë. Ata që vriten janë të gjithë njerëzve të famshëm: një drejtuese e famshme televizive gjendet e vrarë me gjuhën e prerë; një politikane e re e suksesshme, gjendet e kryqëzuar, me një kopje të Kuranit mes këmbëve; një kritik arti e vrasin duke i ngulur një stilograf në sy. Duket sikur vrasësi kërkon një lloj shpagimi, por përse? Detektivi Ingvari Stubo bashkë me të shoqen Johanne Vik, që sapo janë bërë me fëmijë, tërhiqen thuajse me pahir në hetimin e këtyre vrasjeve, që duket sikur s'kanë ndonjë motiv. Por ndonëse është Ingvari ai që drejton hetimet, në të vërtetë është Johanne ajo që pak nga pak nis të ravijëzojë profilin e vrasësit, duke rrëmuar thellë në të shkuarën e saj pranë FBI, që prej vitesh kish bërë çmos që ta harronte. Pas romanit "Atë që meriton" të botuar vitin që shkoi, romani i ri i Anne Holt, "Vrasja e fundit" e konfirmon atë si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë policore skandinave, aq të suksesshme sot në mbarë botën. Protagonistët e romanit të ri të ish-ministres së drejtësisë të Norvegjisë janë po ata të romanit "Atë që meriton": detektivi Ingvar Stubo dhe psikologia Johanne Vike.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është "kumbari i fundit". Bosi i cih ka tre fëmijë, Xhorxhion, Vinsentin, Petin dhe të nipin Pipi de Lenën kontrollon një rreth biznesi të frikshëm. Qëlhmi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare. Por, pikërisht atëherë kur kishte arritur qëllimin e tij, një sekret familjar i varrosur prej kohësh, kërcënon të dalë në shesh dhe të shpërthejë një luftë vëllazërore... Las Vegasi me kazinotë, HoUivudi dhe industria kinematografike - dy botë në dukje sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme -krijojnë tablonë e kryeveprës së fundit të Mario Puzos.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër fundit të dëbimit dyvjeçar në Siçili dhe po përgatitet të kthehet në Amerikë. Ndërkohë, i ati, Kumbari, i dërgon urdhërin të marrë me vete në Amerikë një bandit të ri siçilian të quajtur Salvatore Xhuliano, për ta shpëtuar nga vdekja që po përgatitet për të. Fillon kështu historia e Siçilianit, një njeri që ka në gjak dhunën dhe hakmarrjen, i cili ka guxuar të sfidojë qeverinë e Romës dhe vetë Cosa Nostra-n në emër të drejtësisë dhe lirisë së bashkëvendasve të tij. Veprimet e Xhulianos kanë prekur interesa shumë të thella, nxjerr në shesh aleanca të fuqishme që s'mund të përfliten, thyer pakte të vulosura me gjak e të shkruara në 'kodin e nderit'. Për mafian dhe për ata që nëpërmjet saj kontrollojnë dhe shfrytëzojnë Siçilinë, kjo është shumë: Don Kryqi, 'kryetari i kryetarëve' ka vendosur dënimin me vdekje për Xhulianon. A do të mund Majkëll Korleone të shpëtojë Siçilianin? Tashmë fati i Majkëll Korleones është i lidhur ngushtë me legjendën e rrezikshme të Xhulianos: luftëtarit, dashuruesit dhe Siçilianit të fundit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I pari ishte Kumbari. Më pas vjen Kumbari i Fundit. Tash kemi Omerta-n, suksesi i fundit i një shkrimtari të madh. Bosi plak, Rajmondo Aprile, tanimë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo, thë-rret nga Sicilia nipin e birësuar, Astorr Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare. Tërheqja nga skena e armiqve të betuar, i jep mundësinë rivalit, Tomaso Portela të shpërthejë në një luftë c pamëshirshme në qendër të së cilës ndodhen Astorr Viola dhe Aprilët, të cilët u detyruan të ndeshen me një "Cosa Nostra" të re, ku ndershmë-ria dhe Omerta tashmë janë vlera të harruara.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsebet Bathory, të cilën e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese. A ishte ajo vallë vërtet një shtrigë, një e çmendur, një vrasëse e pamëshirshme, siç e akuzuan? Apo e vërteta është ndryshe? A mos vallë Erzsebet Bathory në të vërtetë s'qe veç një grua që, e ndarë mes urrejtjes e pasionit, s'pranoi aspak t'i nënshtrohej kokulur fatit të vet?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera. Janë mbytur, janë lakuriq, pa sy dhe me një germë të skalitur në bark: nënshkrimi i frikshëm i një vrasësi serial. Pranë njërës prej viktimave është gjetur një kryq: mos ndoshta vrasësi është një fetar fanatik? Njëri nga të dy burrat ishte homoseksual: mos ndoshta vrasësi është një manjak seksual? Dhe pastaj: fakti që dy nga viktimat kishin shkruar biografinë e vet, mos ndoshta është një e dhënë e mundshme, që duhet ndjekur? I vendosur në Skandinavinë e ftohtë, ky triller mizor dhe i pamëshirshëm i ofron lexuesit një perspektivë brengosëse mbi natyrën njerëzore, një histori që të lë pa frymë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht. Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton? Por ka edhe më pasi t'ju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me Viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë? Duket si një makth marrafrymës, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës, zonjë shtëpie për ta pirë në kupë dhe një nënë shembullore, që sakrifikoi gjithçka për t'u martuar me David Stadlendsin. Burrë ideal, kirurg me emër dhe i përkushtuar në bëmat më fisnike humanitare, që i vë brirët me t'iu dhanë rasti! Për fat, në krah i gjenden shoqet më të mira. Hana, galeriste arti shik, e martuar për interes, me mendjen top se dëshira e partnerit për të mos pasur fëmijë përputhet me të sajën, dhe Kejsi, mësuese me fëmijë dhe burrin veteriner, e zhgënjyer dhe e cingërisur nga mjedisi ku punon dhe çka është më e rëndësishme, nga orgazma e humbur. Jeta e Xhesit do të tronditë edhe të tyren duke nxjerrë në sipërfaqe ëndrrat dhe dëshirat e struktura thellë përbrenda. Derisa tradhtive të Davidit do t'iu shtohen edhe zbulime fort të hidhura dhe Xhesi do të paditet për vrasjen e tij. Por ta ketë kryer në të vërtetë, vallë? Gra, nëse keni një burrë, përpiquni të mos e vrisni, durimi është virtyt i bashkëshorteve, por nëse jeni ende në kohë dhe askush s'iu ka paralajmëruar për efektet anësore të martesës, atëherë lexoni këtë libër, para se të jetë shumë vonë!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese. Ky roman zë fill në l2 shkurt 1947, në Londër, ku Uinston Çërçilli mori një vendim që do t'i rëndojë në ndërgjegje deri në fund të jetës. Një vendim që të kall datën por i nevojshëm. Ky roman zë fill në 10 korrik 1947, në Uashington, kur Herri Trumani, presidenti i bombës së parë atomike, zbuloi një të fshehtë që, nëse merrte dhenë, do të mbillte panik në mbarë botën. Një sekret i largët dhe njëherësh fare i prekshëm. Ky roman zë fill në 21 maj 2009, në Nju Jork, kur bankieri i ri David Suisher merr një kartolinë me një qivur dhe datën e asaj dite. Pak kohë më pas, gjen vdekjen. Dhe e njëjta gjë u ndodh edhe pesë personave të tjerë. Një fat mizor dhe i paparashikueshëm.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Romani “Një Tragjedi Amerikane” trajton historinë e një njeriu me vullnet të dobët, që është edhe djall dhe viktimë në të njëjtën kohë (viktimë e një shoqërie të pavlerë, materialiste), që në fund shkatërron vetveten. Draizer e modeloi historinë e Clyde Grifisit me një vrasje të vërtetë, të ndodhur në vitin 1906, ku një ngjitës social, i bukur dhe sharmant vret të dashurën e tij shtatzënë për ta hequr qafe në mënyrë që ti hapej rruga me një femër të re dhe të pasur të cilës i kishte vënën syrin. Por një tragjedi amerikane nuk thjesht një histori vrasjeje. Draizer derdh shpresat e tij të errët në karakterin e Clyde Grifisit, gjatë rrugës së tij ambicioze për: pasuri, fuqi dhe vetëkënaqësi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Një Tragjedi Amerikane” trajton historinë e një njeriu me vullnet të dobët, që është edhe djall dhe viktimë në të njëjtën kohë (viktimë e një shoqërie të pavlerë, materialiste), që në fund shkatërron vetveten. Draizer e modeloi historinë e Clyde Grifisit me një vrasje të vërtetë, të ndodhur në vitin 1906, ku një ngjitës social, i bukur dhe sharmant vret të dashurën e tij shtatzënë për ta hequr qafe në mënyrë që ti hapej rruga me një femër të rë dhe të pasur të cilës i kishte vënën syrin. Por një tragjedi amerikane nuk thjesht një histori vrasjeje. Draizer derdh shpresat e tij të errët në karakterin e Clyde Grifisit, gjatë rrugës së tij ambicioze për: pasuri, fuqi dhe vetëkënaqësi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tetë ditë para solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish. Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten. Ai lë një letër shumë të mistershme për djalin e tij, arkeologun e ri Gideon Çeiz. Bashkë me Megan Bejkërin, një detektive e guximshme, Gideoni do të zbulojë një shoqëri sekrete, një Lidhje Ndërkombëtare, e përkushtuar e tëra ndaj Stonhenxhit. Mjeshtri i ri dhe karizmatik i kësaj Lidhjeje, së bashku me Apostujt e të Shenjtëve, kanë vendosur të kryejnë sakrifica njerëzore, për t'ua blatuar Të Shenjtëve, me qëllim që të depërtojnë në sekretet mijëravjeçare të gurëve. E zgjedhura e tyre e fundit do të jetë Kejtlin Lok, që krejt rastësisht është e bija e zëvendëspresidentit të ShBA-së. Kjo i ndërlikon gjërat për Anëtarët e Lidhjes. A do të mundet Gideoni ta shpëtojë atë nga kthetrat e tyre, apo Kejtlini do të jetë viktima e radhës?
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania