titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore. Në “Koha e maturisë”, një profesoreshë e suksesshme dhe lumturisht e martuar e gjen veten gjithmonë e më të pakënaqur për shkak të tërheqjes së djalit të saj për gruan e tij të re dhe vlerat e saj. Në “Monolog”,një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në Natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në nje zënkë bezdisëse.Këto tre pjesëza magjepsëse, të mbushura me mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme të de Beauvoir-it, na zbulojnë shkrimtaren legjendare në nivelet e saj më të larta. Ajo i tregon personazhet e saja si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do t'i shpëtojnë këto femra. Në një kohë kur libraritë janë të mbushura me romanca bukuroshesh njëzet e ca vjeçare që gjejnë lumturinë me “princin” e radhës, një libër i vërtetë dhe kompleks është një fllad i mirëpritur pranveror.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Kujt i pëlqen misteri, ndodhitë e pashpjegueshme nga logjika, suspansa, i gjen të gjitha në këtë roman."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër. Heroinat tona jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën? Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare? Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I botuar për herë të parë në vitin 1977, “Rrezatimi” u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen Kingt. Romani ndjek historinë e Xhek Torrensit, një shkrimtari të alkoolizuar, në shërim e sipër, i cili pranon të bëhet kujdestari i një hoteli të izoluar në malet e Kolorados, gjatë stinës së gjatë të dimrit. Ai dhe familja e tij shpërngulen për të jetuar në hotelin “Overlook”, të izoluar nga bota, për disa muaj me radhë. Deni, djali i tij pesëvjeçar, falë dhuntive të tij psikike, do të kthehet në qendrën e vorbullës dashakeqe të hotelit famëkeq. Xheku, ndërkohë, do të rigjejë kohën dhe qetësinë për të pyetur veten mbi fatin e tij dhe të familjes së tij. Ai dëshiron të shkruajë përsëri, të shmanget nga alkooli dhe të mos përsërisë gabimet e së shkuarës. Por fantazmat tona të brendshme nuk largohen me një të rënë të lapsit. Ato na ndjekin kudo dhe nganjëherë, në varësi të vendit e të kohës, rizgjohen më të acaruara se kurrë. I përshtatur për ekranin e madh nga regjisori legjendar Stanley Kubrick dhe falë aktrimit të paharrueshëm të Jack Nicholson, “Rrezatimi” është kthyer në një ikonë kulturore të horrorit modern.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kryetari i një familjeje të çuditshme (gjashtë gjysmëvëllezër e gjysmëmotra) gjendet i pleksur në një histori të dyshimtë atentatesh, që vulos fatin e tij prej dashi, dash kurbani. Beniamin Maloseni punon në një Qendër Tregtare si dash kurbani... Ai paguhet që të mbartë të gjitha fajet e Qendrës Tregtare në sytë e klientëve. Kur në Qendër fillojnë të shpërthejnë bomba, që lënë pas nga një a dy viktima, situata komplikohet. Beniamini bie në dashuri, viktimizohet, bëhet hetues e i dyshuar në të njëjtën kohë... e gjitha kjo e treguar me një humor të hollë, që do t’ju bëjë të qeshni edhe në ditët tuaja më të zymta. Ky libër, i përkthyer në mbi 20 gjuhë, është libri i parë i sagës së Malosenëve. Pennac i vazhdoi aventurat e Beniaminit dhe familjes së tij edhe në pesë romane të tjerë po aq të hollë e të këndshëm sa edhe ky. Shkarkoni këtu një ekstrakt të librit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te “Penelopa në luftë” autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi. Historia e një gruaje e cila, e huaj në Nju Jork, nuk ngurron të sfidojë padrejtësitë e një shoqërie maskiliste, duke u përballur me tematika, si: homoseksualiteti, aborti dhe integrimi racial, që janë aktuale edhe sot. Fallaci flet për veten, për takimin e saj me Amerikën dhe për idenë mbi Amerikën: atë të parën, iluzionin, dhe atë të mëpasmen, realitetin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në një mbrëmje të butë të vitit 1971, pesë gra mblidhen në një dhomë ndenjjeje të vogël në rrethinat e Londrës. Të pakënaqura me burrat dhe të lodhura me jetët e tyre të pakëndshme, ato krijojnë Meduzën, një shtëpi botuese e bazuar mbi parimin e hakmarrjes. Megjithatë ato janë njerëzore dhe është njerëzore të gabosh, ndaj ato bëjnë gabime e armiq, përleshen e shahen, pajtohen e dashurohen, lindin e dështojnë, duke u shpërqendruar kështu, pak nga pak, nga beteja e tyre të dikurshme. Me një humor të mençur dhe ironik, autorja na shoqëron përmes vijimit njëzetvjeçar të jetës së këtyre grave, teksa qëllimet e mira lihen mënjanë, pre e politikës, seksit dhe tradhtive. Midis të tjerash ky roman përmban edhe një denoncim të hollë të aspiratave demagogjike të çdo lëvizjeje shoqërore, jo vetëm asaj feministe. E megjithatë, autorja lë në fije shprese. Pasi, një ditë, do të vijë një brez tjetër femrash, brezi i femrave të lindura nga këto gra idealiste. E këto femra do të kenë potencialin dhe dëshirën për t'i ndryshuar vërtet gjërat, madje edhe në kurriz të vetë lëvizjes feministe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mprehtësinë dhe ironinë që karakterizonte Jane Austen, një kombinim i përkryer i ndjenjave romantike dhe satirës. Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk e ndjen nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq Emën më shumë se ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ema, e rritur me një respekt të lartë për vlerat e saj, është kaq e sigurt në bindjet e saj, sa që është e verbër ndaj opinioneve të të tjerëve. Historia është një komedi gabimesh, ku Ema duke u munduar të zgjidhë çështjen e martesës së një shoqeje e cila nuk gjendet në të njëjtin status social apo ekonomik si ajo vetë, në të vërtetë rrezikon të shkatërrojë mundësinë e vetme që të dyja kanë për të qenë të lumtura. Çiftet formohen nën shenjën e një Dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe afërsitë e preferencave. Megjithëse Austen vetë e ka përshkruar Emën si një heroinë që “askush përveç meje nuk do ta pëlqejë”, ajo e veshi krijesën e saj me sharm të mjaftueshëm dhe me aftësinë për të mësuar nga gabimet e saj. Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer, dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, Ema shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen-it. Që nga botimi i saj në fillimin e shekullit XIX, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra studime akademike, përsiatje dhe filma.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nostramiusi kishte parashikuar gjithçka madje edhe Datën e Fundit të Botës! Unë dëshiroja të botoja dorëshkrimin, por në Mifurt, gjatë Panairit të Librit ndodhi diçka që s'jua rrok mendja. Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni?! Janë histori gazmo-re, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola, histori për t'u pirë në kupë. Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Tesi i D’Erbervilëve” është libri më i vlerësuar dhe më i famshëm i shkrimtarit anglez Tomas Hardi. Personazhet udhëhiqen nga forca e temperamentit të tyre, paguajnë gabimet që kanë bërë dhe fati i mposht ata. Romani mbetet një lëndë e gjallë e magjishme e shpirtit fërgëllues në shtegtimet e veta mbikohore, në kërkim ndoshta të një parajse, përfundimisht të humbur...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
"Sekreti i shtëpisë në ishull", është një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetë vjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të largët pranë bregut të Uellsit. Atje, ai zbulon rrënojat e jetimores së fëmijëve të veçantë, drejtoreshë e së cilës ka qenë zonjusha Fajkoi. Teksa eksploron dhomat dhe korridoret e braktisura, Xhejkobi e kupton se fëmijët e zonjushës Fajkoi kanë qenë më shumë se të veçantë. Mund të kenë qenë të rrezikshëm. Mund t'i kenë izoluar për një arsye të fortë në atë ishull të braktisur. Dhe, në njëfarë mënyre, sado e pamundur që duket, ata mund të jenë ende gjallë. Një histori rrëqethëse e llojit fantastik, "Sekreti i shtëpisë rnë ishull”, kënaq lexuesit e rritur dhe të rinj, si dhe të gjithë ata që pëlqejnë aventurat e frikshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është një dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në shekullin XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që nuk i ndien. Historia shpaloset nëpërmjet statuseve në Facebook, kërkimeve në Google, pyetësorëve dhe rrëfimit në vetën e parë, duke satirizuar fiksimin tonë për internetin dhe lehtësinë për t'u shpalosur të huajve sekrete që nuk mund t'ua themi atyre që duam. "Të pathënat e një martese" është përkthyer në 30 gjuhë dhe po kthehet në film. Në pellgun e dyndur të romaneve mbi krizën e moshës së mesme, "Të pathënat e një martese" të ndihmon të mos mbytesh.Të pathënat e një martese" është lnstagram gazmor i dashurisë në një botë të ndërlidhur. Nuk është vetëm historia e një martese të lodhur apo drama e përvuajtur e një vajze beqare. Jo, ajo i prek nga pak të gjitha, duke filluar nga jeta familjare në shekullin XXI, te shokët në Facebook dhe tek akti i dhimshëm i google-imit të vetvetes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tetë ditë para solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish. Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten. Ai lë një letër shumë të mistershme për djalin e tij, arkeologun e ri Gideon Çeiz. Bashkë me Megan Bejkërin, një detektive e guximshme, Gideoni do të zbulojë një shoqëri sekrete, një Lidhje Ndërkombëtare, e përkushtuar e tëra ndaj Stonhenxhit. Mjeshtri i ri dhe karizmatik i kësaj Lidhjeje, së bashku me Apostujt e të Shenjtëve, kanë vendosur të kryejnë sakrifica njerëzore, për t'ua blatuar Të Shenjtëve, me qëllim që të depërtojnë në sekretet mijëravjeçare të gurëve. E zgjedhura e tyre e fundit do të jetë Kejtlin Lok, që krejt rastësisht është e bija e zëvendëspresidentit të ShBA-së. Kjo i ndërlikon gjërat për Anëtarët e Lidhjes. A do të mundet Gideoni ta shpëtojë atë nga kthetrat e tyre, apo Kejtlini do të jetë viktima e radhës?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Oskari është një djalë i ëmbël, me dellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju-Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë të familjes së tij duke i ndjekur ata në emigrime epike drejt Shteteve të Bashkuara dhe sërish gjatë kthimit për në atdhe. "Një histori e frikshme, tepër energjike... ta ka ënda ta lexosh, por, sidomos, ta rilexosh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fitues i çmimit të parë "Pulitzer" për një shkrimtare (1921), ky libër përshkruan gjallërisht dramën e një njeriu të përçarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror. Historia përqendrohet rreth jetës së një çifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor, hyn në jetën e tyre. Lumturia e çiftit "të përkryer në sytë e të gjithëve", fillon të lëkundet. Historia është bashkëkohore në kritikën ndaj moralit të rremë dhe strukturës shoqërore të ngurtë tipike të elitave kudo. Titulli ironizon mirësjelljen e qelibartë të shoqërisë së lartë, të krahasuar me intrigat e brendshme të saj.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Damka e turpit", është një nga klasikët më të njohur të letërsisë amerikane. I shkruar në vitin 1850 dhe mjeshtërisht i shqipëruar nga Amik Kasoruho, ky roman është një nga historitë romantike më prekëse të të gjitha kohërave. Temat e tij kryesore lidhen me rolin e gruas në familje dhe në shoqëri, me mëkatin dhe kontrastin midis së kaluarës e së ardhmes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në Bashkimin Sovjetik stalinist, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj Shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit. Oficeri Leo Demidov, një hero lufte idealist, beson se po ndërton një shoqëri të përkryer. Por, besnikëria e tij nis të lëkundet, pasi bëhet dëshmitar i marrjes në pyetje të një njeriu të pafajshëm dhe kur merr urdhër të hetojë gruan e vet Raisën, ai detyrohet të zgjedhë të vërtetën që i dikton zemra. Atëherë ndodh e pabesueshmja. Një vrasës është i lirë të vrasë sa herë të dojë dhe dogmat e Leos marrin fund njëherë e përgjithmonë. I denoncuar nga armiqtë e vet dhe i internuar, vetëm me Raisën në krah, rrezikon edhe jetën për të gjetur këtë kriminel, të cilin, Shteti nuk pranon as që ekziston. Dhe ndërkaq, Leoja zbulon se rreziku i vërtetë nuk i kanoset nga vrasësi që përpiqet të kapë, por nga individi që përpiqet ta mbrojë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Martin Ibrahimi apo Marti, siç e thërrasin miqtë, diplomuar për letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë". Jeta e tij merr një kthesë të çuditshme kur njeh Enxhin, e cila, me "enxhitetin"e saj, do ta sfidojë Martinin në një duel joshjesh e fjalësh, duke e tërhequr në një Tiranë të panjohur për të. Është një Tiranë që ka zhurmën e tregut të Medresesë, ironinë e mbrëmjeve poetike dhe sfidën e një proteste. Pastaj ka edhe zakone bilardosh, spitale të ndyra, ideale partish e mësime universitare, pa harruar provat për koncertin e radhës, të gjitha këto të shërbyera me zhargonin dhe humorin e rrugëve shqiptare. Në këtë vorbull ngjarjesh personazhet dalin nga bota e fantazisë e marrin shëmbëlltyrën e këtij apo atij personi që çdo lexues me siguri njeh. Martini na rrëfen rrugëtimin e tij duke u ndalur tek e përditshmja që e nervozon e ndaj së cilës i duhet të jetë indiferent; te pasioni i tij për muzikën e vërtetë, por që shumica nuk e kupton; te ngushëllimi që kërkon të gjejë tek antidepresivët, por që nuk mund t'ia zgjidhin problemet; te domethënia e një dashurie, ndaj së cilës realiteti i zymtë shqiptar ka vënë një zgjedhë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mia Fredriksen, poetja ironike, rebele, tragjikomike dhe rrëfyese e "Një verë pa burra", ndihet e detyruar të rikonsiderojë jetën e saj. Një ditë, papriturazi, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një "pauzë". Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma jeton në një shtëpi për të moshuar. E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë, ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim. Nga Siri Hustvedt, autorja bestseller në vende të ndryshme, vjen një roman që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi pyetjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis sekseve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kujtesa na perkufizon. Atehere, cdo te ndodhte sikur te humbisje kujtimet e tua sa here qe fie? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerezit qe do - te gjitha te harruara brenda nates. Dhe i vetmi njeri te cilit i beson, ndoshta po te tregon vetem gjysmen e historise. Mire se erdhe ne jeten e Kristines.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Revolta e Atlasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë. Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë. Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Atlasit". Pse?
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania