titleToAlt
Burri do të tërhiqet gjithmonë nga gruaja që reflekton shëmbëlltyrën më të thellë të vetë atij, nga gruaja që do të përjetojë, apo të shtiret se provon, një ndjesi vlerësimi për veten e vet. Burri krenar dhe i sigurt në vlerat e tij do të zgjedhë gruan më fisnike, gruan që admiron, më të fortën, atë që është më e vështirë ta shtjerë në dorë, sepse vetëm kur zotëron një heroinë, mund të ndiejë se ka mbërritur diçka, dhe jo një të përdalë pa tru. Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg -1982, Nju-Jork) ishte një shkrimtare e filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem "laissez-faire". Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ifluencues në kulturën dhe shoqërinë e SHBA-së. Revolta e Atlasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë.Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai e shihte, por nuk e njihte. Derisa, falë një rastësie, ai u bë SHPËTIMTARI I SAJ... Tërheqja midis tyre ishte E PAMOHUESHME. E, megjithatë, e kaluara që ai mezi e kishte kapërcyer, dhe E ARDHMJA që ajo kishte pritur, mund T'l NDANIN. Vetëm BASHKË ata mund të gjenin kurajën për të luftuar kundër fajit dhe dhimbjes, të përballonin të vërtetën e të gjenin FUQINË E PAPRITUR TË DASHURISË. "Dr. Heleri kishte filluar leksionin, kështu që unë rrëshqita në karrige, iu përgjigja buzëqeshjes përshëndetëse të Benxhit dhe e vlerësova veten që kisha arritur të mbijetoja. I kisha mbijetuar vendimit të Kenedit për t'u ndarë. I kisha mbijetuar asaj që Baku donte të më bënte. Dy herë madje. Dhe, do t'i mbijetoja edhe Lukasit nëse ai nuk donte, ose nuk mundte, të ndante me mua sekretet e tij."
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja me përralla franceze për lexuesin e vogël është një dritare e hapur në botën e letërsisë ndërkombëtare nëpërmjet përkthimit shumë të mirë të shkrimtarit të njohur Anton Papleka. Nëpërmjet përrallave të shkurtra, fëmijët pasurojnë fjalorin, njohin shumë personazhe dhe zhvillojnë imagjinatën mbi shumë dukuri të panjohura për ta. Ky libër është miratuar nga Bordi i leximeve jashtë klase, MASH.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
“Revolta e Atlasit”, me elemente të ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullën më të gjerë të bindjeve politike, filozofike dhe liberale të përpunuara nga Ayn Rand-i. Ky është vëllimi i tretë i romanit “Revolta e Atlasit”. E habitur, Denji zbulon një vend sekret, një luginë ku janë fshehur të gjithë njerëzit e aftë që janë zhdukur nga bota në dymbëdhjetë vitet e fundit. Ky vend është krijimi i Xhon Galltit dhe përfaqëson grevën në të cilën janë tërhequr gjenitë e botës që refuzojnë të bien pre e peshkaqenëve pushtetarë. Lugina është një minishtet i pavarur që furnizohet me energji falë motorit të shpikur nga Gallti. Secili nga njerëzit e pranuar aty luan një rol shoqëror të bazuar në aftësitë e tij. Gallti e detyron Denjin të qëndrojë një muaj në luginë, në shtëpinë e tij dhe brenda saj nis një betejë e ashpër midis dashurisë për punën e për hekurudhat dhe ndjenjave të reja për Galltin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në sytë e bashkësisë ku jeton, veprimi i saj nuk është ai i një vrasëseje, por veprimi i dhembshur i atij që ndihmon fatin të përmbushet. Pikërisht, kjo është nëna e fundit. Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, vështrimet vjedhacake, lakmitë e naivitetet e ishullorëve sardenjas, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët. Do të gjeni më shumë dashuri se vdekje në këto faqe dhe një stil që vizaton çdo personazh, çdo fjali, me të njëjtin kujdes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve të saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Janë vitet pesëdhjetë dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshak stërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën në re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri. Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz, që i dhuron për tërë jetën, një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orëmagjike, madje, që do t’i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbulesash. Kësisoj, Ujkoshi bëhet Fluturak i kohës, rritet i çartur e luftarak. Nga lufta partizane te Gjashtëdhjeteteta, nga lindja e televizionit te koha heroike e rokut, nga dashuria e parë te shoku i parë i humbur, teksa e bren profecia e një krimi që ndoshta do të kryhet: është koha e ndryshimeve, e qytezave që humbasin identitetin për t’u bërë xhepa autostradash, e lindjes dhe e rritjes së makutërisë dhe padronëve të rinj, koha e konsumizmit që po përparon, e shndërrimeve të politikës dhe të botës. A do të arrijë Fluturaku të mos përfshihet nga kjo molepsje e përgjithshme e shoqërisë? Çfarë do ta ndihmojë atë që t’i mbijetojë “kohës së ndryshimeve”? Stefano Benni na kujton, një herë më shumë, se ka ende alternativa ndaj cinizmit dhe makutërisë që na imponon shoqëria bashkëkohore dhe se idealet, sado fëmijërore të jenë, kanë ende një funksion parësor: atë të frymëzimit për një të ardhme më të mirë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një histori e ëmbël dhe e hidhur njëkohësisht në një bestseller të padiskutueshëm në të gjithë botën. Një fëmijëri e kaluar së bashku dhe një ndarje e pamenduar kurrë më parë. Vdekja e Xherrit e shkretoi Olin derisa në prag të 30- vjetorit të saj, ai kthehet me një tufë pusullash, të cilat e udhëheqin Olin drejt një jete të re, ku në fund të secilës prej tyre shënon: "P.S. Të dua". Ndërsa pusullat hapen një e nga një dhe viti numëron ditët e fundit, Oli bëhet njëherësh inkurajuese dhe sfiduese. Njeriu që e njihte më mire se kushdo, i tregon asaj se jeta vazhdon.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania