titleToAlt
«Princi i vogël turk magjeps gjithë botën.» Helsinki Sanomat – FINLAND «Libri i tij është një fabul moderne, një risjelljee mençur e kryeveprës "Princi i vogël"të Antoine de Saint-Exupery.» DPA - GJERMANI «E mrekulluesbme. Cilido mund të thotë seky libër ka fuqinë për të na bashkuar.» TVA Televizion - KANADA «Serdar Ozkan ësbtë përfaqësuesi tipik i letërsisë bashkëkohore turke.» Moleskine City - ITALI «Trëndafili i humbur ësbtë një urë mes Lindjes dhe Perëndimit.» Vijesti - SERBl & MALl 1 Z1 «Nëse ju ka pëlqyer Alkimisti i Paulo Coelho-s, ju me siguri do të dashuroheni pas Trëndafilit të humbur.» Time Out
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman të ndjerë, Danielle Steel i thur lavde virtytit të bukurisë ndërsa shtjellon çështje të tilla si pesha, imazhi vetjak, marrëdhënia mes motrave dhe familja. Një vajzë çapkëne me flokë të verdhë, sy blu dhe pamje të zakonshme, Victoria Dawson, është ndjerë gjithmonë si e huaj në familjen e saj. Babai i saj, Jim, është i gjatë, ndërsa e ëma, Christina, është grua e bukur, me trup të mirë e flokë të errët. Të dy janë të kulturuar, oratorë dhe pak të dëshpëruar për pamjen e vajzës së tyre. Kur Victoria është 6 vjeç shikon një fotografi të Mbretëreshës Victoria dhe i ati i ka thënë gjithmonë se ajo i ngjan shumë mbretëreshës. Pas lindjes së motrës perfekte të Victorias, Grace, babai i saj i referohej vajzës së parë si “keku eksperimental”. Ndërsa prindërit e saj dhe e motra mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shtojnë në peshë, Victoria është e detyruar të kujdeset për çdo ushqim. E vetmja gjë për të cilën është e sigurt është të largohet nga shtëpia, kështu që pas kolegjit në Çikago, ajo shpërngulet në Nju Jork, ku fiton punën e ëndrrave të saj: mësuese. Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuar me prindërit, Victoria i ruan kontaktet me të motrën. Edhe pse nuk mund të ishin më të ndryshme, dashuria për njëra-tjetrën është e pakushtëzuar. Kur Grace njofton për fejesën e saj me një burrë narcizist si i ati, Victoria shqetësohet për të motrën. Ndërkohë, përpara ka një sfidë të madhe: të luftojë për veten e saj, të pranojë veten ashtu siç është.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të mrekullueshëm të autores. Karol Barbër ka ardhur në Parisin me shi e me rrugë pa fund, për të shkruar librin e saj – e për të rigjetur vetveten, pas një jete të tërë, që ka kaluar në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Një legjendë e filmit në ekran, Karoli është shumë tërheqëse dhe e hirshme, vazhdimisht i është përkushtuar familjes dhe çështjeve të ndryshme botërore. Por në atë natë të ftohtë nëntori, ndërkohë që taksia e saj nxiton për të hyrë në tunelin pranë Luvrit, një shpërthim terrorist trondit qindra jetë njerëzish – dhe e lë Karolin vetëm, pa vetëdije e të pa identifikuar, në një dhomë spitali në Paris. Në hotel "Ritz" të gjithë pyesin se ku shkoi mysafirja e tyre e famshme. Nga Kalifornia në Londër, miqtë dhe familja e Karolit fillojnë ta kërkojnë. Pastaj vjen një çast tronditës, ndërkohë që ajo ndodhet larg shtëpisë dhe po lufton për të mbijetuar. Por paparacët gjurmojnë si bletët. Një i huaj misterioz, i famshëm në sferën e tij, e viziton Karolin në spital fshehurazi, për të parë gruan që dikur kishte dashur e që s'e kishte harruar. Dy fëmijët e saj i qëndrojnë pranë shtratit, duke pritur e duke u lutur – derisa ndodh... Ky tregim për mbijetesën e dinjitetin, i surprizave të mëdha dhe i mrekullive të vogla, krijon një portret të paharrueshëm të një figure publike, shpresat, frikat dhe zemërthyerjet, të cilat janë kaq reale, sikur të qenë tonat...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punoj në barin “Simitja me gjalpë”, di që nuk është e sigurt në dashurinë për Patrikun.Ajo që Luja nuk di është se do të humbas punën dhe se ,ato që do t’i ndodhin më pas ,do ta bëjnë normale… Will Trejnëri e di që aksidenti me motor i ka hequr dëshirën për të jetuar. E di që gjithçka i duket pa vlerë e pa gëzim dhe e di mënyren se si mund t’i japë fund gjithë kësaj.Ajo që Will nuk di është se Luja do të hyjë në botën e tij me një larmi ngjyrash . Dhe asnjëri prej tyre nuk e di se ka për ta ndryshuar tjetrin një here e përgjithmonë. ‘Vërtet i bukur. Na bëri të qeshnim, të buzëqeshnim e të dëmesnim si fëmijë – thjesht lexojeni “. Closer I destinuar të jetë romani që shokët do të shtyjnë njeri-tjetrin per ta lexuar. Më shumë se kushdo tjetër, Luja dhe Uilli janë një çift që do t’u hyjë në zemër po aq shume sa Ema dhe Deksi te libri “Nje ditë”.Një roman që ka nevojë për një pasdite në divan dhe një dorë pecetash pranë vetes". Independent on Sunday
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e një gruaje, e cila guxoi të ëndërronte dhe të triumfonte. Në një fshat të vogël, Emma Harte, një shërbëtore e thjeshtë, me këmbëngulje shpalosi talentet e saj, zbuloi kuptimin e tradhtisë, mësoi të mbijetonte, të bëhej një grua. Në prag tragjedie, ajo u shndërrua nga një grua e varfër në një person të fuqishëm dhe të pasur në sajë të vullnetit të hekurt. Si një nga gratë më të pasura në botë, Emma Harte ka gati gjithçka për të cilat kishte luftuar fort për të arritur, përveç dashurisë dhe pasionit për të vetmin mashkull të cilin nuk mund ta kishte. Pas dy martesave, dy luftërave shkatërruese dhe sekreteve të shumta, suksesi i saj është arritur me një çmim të lartë për t’u paguar. Tashmë ajo përballet me një luftë të re: atë me njerëzit dikur të besuar dhe tashmë tradhtarë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Cila vajzë nuk ka një ëndërr, qoftë dhe një herë të vetme në jetë, cila vajzë nuk dëshiron të marrë një dhuratë të çmuar, për më tepër nga Tiffany? Në Nju Jork, në Avenue 5, ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, dy burra kanë blerë një dhuratë për gruan që dashurojnë. Geri që thuajse e kishte harruar dhuratën për të fejuarën Rashel, kujtohet për të dhe i blen një byzylyk fatsjellës. Ethani përkundrazi kërkon diçka më të veçantë: një unazë për të fejuarën, Vanesën, e zgjedhura e tij e shkëlqyer, para së cilës ka vendosur të bjerë në gjunjë për t'i propozuar në mënyrë romantike, martesën. Por, me të dalë nga shitorja, në një aksident të çuditshëm, ai do të shohë më vonë, me tmerr, se të dyja dhuratat janë shkëmbyer. Rashelës i ra fati të vërë në gisht unazën e destinuar për Vanesën. Kështu për Ethanin fillon një periudhë rishqyrtimi, kthim prapa, ecje në gjurmët e asaj çfarë ka ndodhur, derisa përballet me të vërtetat e largimeve, një dashurie të re, përballje me gjërat më të thjeshta dhe që tingëllojnë ende të bukura, ndonëse në një botë moderne.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Melanie Stryder refuzon të zhduket. Planeti Tokë është pushtuar nga një lloj specie që infekton mendjen e humanëve, ndërsa nuk e prek trupin e tyre. “Mendja” pushtuese që ka marrë trupin e Melanie nuk e priste që banori i mëparshëm të luftonte kaq shumë për të mbajtur mendjen. Ndërsa Melanie i mbush mendimet e mysafirit me vizione të Jared, një human që jeton i fshehur, mysafiri fillon të ndiejë mall për një njeri që nuk e ka takuar. Kështu Melanie dhe mysafiri nisen në kërkim të burrit që të dy e duan. Romani me një trekëndësh të pazakontë dashurie është një rrëfim për forcën e dashurisë dhe për thelbin e ekzistencës njerëzore.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Vajza e zjarrit” është vazhdimi i romanit “Lojërat e urisë”. Kundër çdo parashikimi, Katnis i fitoi “Lojërat e urisë”. Ajo dhe Pita janë të dy gjallë. Katnis duhet të ndihet e lehtësuar, madje e lumtur. Tek e fundit, ajo u kthye në familjen e saj dhe tek shoku i saj i përjetshëm, Geil. Por përsëri asgjë nuk është ashtu siç ajo do të dëshironte: Geil është ftohur dhe i rri larg, Pita i ka kthyer shpinën dhe ka zëra për një komplot të mundshëm kundër Kapitolit, një rebelim që ajo vetë dhe Pita kanë ndihmuar për t’u krijuar. Katnis ka ndihmuar në krijimin e një situate që nuk është e sigurt nëse mund ta ndalojë dhe çfarë e shqetëson më shumë është se nuk është e sigurt edhe nëse duhet të përpiqet ta bëjë. Ndërsa afrohet koha për t’u kthyer në Kapitol, Katnis dhe Pita duhet të provojnë se janë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndryshe pasojat do të jenë të tmerrshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmim për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit. Veprat e fundit të autores janë Ai"(2008), dhe "Më shumë se kurrë" (2009).
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka pasur në letërsi një efekt që s’mund të krahasohet. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka vetëm për një elitë intelektuale dhe nga ana tjetër, është shndërruar në një kulturë popullore. Të gjitha përgjithësimet te ky libër janë bajate dhe banale, thua sikur autori është frymëzuar nga stereotipat e vjetra. Tek “Uliksi” gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesja, konflikti, beteja apo pushteti, rrëzimi, zija ,vetmia, mashtrimi,të gjitha të paraqitura aq vrullshëm tek Odiseja.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Dublinasit” një libër që fillon të shkruhet në 1905 nga autori James Joyce, dhe pas shumë peripecive dhe refuzimeve arrihet te botohet në Nju York në 1915. Ky Libër është një përmbledhje me tregime, ndër të cilët do të gjeni: • Motrat • Takim • Arabia • Evelina • Pas garës • Dy kodoshë etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Libri i rërës” është një libër më tregime. Ky vëllim perfshin 13 tregime, një numër sa i rastësishëm aq dhe fatal. Tregimet janë nga më të ndryshmet: autobigrafike, tregime dashurie, psikologjike, rrëfenja , etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Balzaku e dështon figurën për ikonën. E dështon, përshkrimin mbi fundin e kryeveprës, për ta lënë një kaligramë. Jo për atë çka ajo mbërriti të jetë, më shumë se për të lajmëruar atë që donte të ishte: të shkatërrojë realen për t’i zënë vendin. Për të shpëtuar copën, të pareduktueshmen, monadën, bukurinë. Për t’ia dhënë asaj që është e pashkatërrueshme e cilësinë e vet. Asaj që është …Imazh.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Filozofia e salloneve” e ilustruar nga një frontespic alegorik dhe katër figura erotike. Nëntitulli, ose mësuesit imoral, paraqesin me saktësi që në dialogun e parë përmbajtjen e veprës. Ajo është e ndarë në shtatë dialogje, ku personazhet kryesorë jane zonjusha Eugjeni de Mistival, zonja Sent- Anzhe dhe Dolmantesë. Ky libër na jep edukimin erotik të një vajze të re, që dy personazhet e tjerë do ta shtynë në botën e shthurjes, pasionit, epsheve e mekatit…
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Më librin “Pyesni Pluhurin”, shfaqet personazhi që do e shoqërojë Fanten në udhëtimin e tij drejt drejtësisë: Arturo Bandini. Në këtë libër të sagës së Bandinit njihemi me një të ri italo-amerikan më ëndrrën e çmendur për t’u bërë shkrimtar. Fatkeq në dashuri, dorëshpuar dhe i urritur, rebel dhe zemërbardhë, merakli i të bukurës, altruist… Arturo Bandini është një personazh që për nga freskia e tij dhe gjallëria nuk e ka shokun në romanin modern dhe shumë personazhe të tjerë, ai i bën të duken të lodhur. Por nuk është heroi tipik amerikan, që në fund i kapërcen pengesat dhe korr duartrokitje. Asnjë nga personazhet e librit nuk del i fituar nga beteja me jetën.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Mbi autorin Michel Tournier, lindur në Paris më 1924. Është mbiquajtur "Kontrabandisti i Filozofisë" meqë u rrek të kalonte Platonin, Spinozën dhe Kantin në botën e historive dhe rrëfimeve. Ka jetuar në Vallèe de Chevreuse pranë Parisit. Për këtë roman është vlerësuar me Çmimin Grand Prix të Akademisë Franceze në 1967; Çmimin Goncourt (1970) për romanin "Mbreti i Verrishtave"; Anëtar i Akademisë Goncourt (1972) dhe Medalja Goethe (1993). Konsiderohet si një nga prozatorët më të mëdhenj me inspirim metafizik të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Për Francën” është një libër i çuditshëm dhe befasues i autorit Emil Cioran. Nisur për t’iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie. Nëse fjala dekadencë përsëritet dora-dorës për të shpjeguar që Franca s’ka më të ardhme, sepse për shumë kohë ka dhënë më tepër se çdo vend i botës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Makiaveli parashtron disa koncepte themelore të refleksionit të tij teorik në lidhje me të pazgjidhshmen të ndërtuar mes “luftës” dhe “politikës”, mes pushtetit ushtarak dhe pushtetit civil.” Arti i luftës”, mund të përcaktohet si një vepër kalimtare, pra nga literatura politike, aktive dhe qëllimore, në një forme shkrimi më të shkëputur dhe më pesimist.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në mes të dy luftrave botërore, vapori Virginia ecejakej nga Europa në Amerikë, me pasagjerë miliarderë, emigrantë e njerëzi dosido. Mbi Virginia jepte shfaqje një pianist i jashtëzakonshëm, me një teknikë të mahnitshme,i aftë të luajë një muzikë të padëgjuar kurrë më parë, të mrekullueshme. Historia e këtij pianisti është një çmenduri; ai kishte lindur mbi atë anije dhe nuk kishte zbritur kurrë prej saj. Askush nuk e di ende pse-në. Libri është shndërruar edhe ne film.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Një mijë e Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katër”, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe shtypë individualitetin e qytetarit. Me shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell-it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlerëshëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e të shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim... Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij ...përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlerëshëm me lutjen për të mos e evituar kurrësesi.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania