titleToAlt
Kutiza magjepsëse “Njerëz që takoj", e përbërë nga pesëmbëdhjetë Libërtha, i njeh fëmijët me njerëzit që mund të takojnë në jetën e përditshme. Teksti i thjeshtë e i qartë, si dhe ilustrimet e mrekullueshme, e bëjnë këtë koleksion tepër të vyer.Vogëlushët njihen me botën që i rrethon, konceptet e para dhe njerëzit që do të takojnë çdo ditë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura: lexo e zbavitu me formueset magjike plot ngjyra. Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja; Libri i xhunglës; Piter Pan; Rosaku shëmtaraku; Shpata në shkëmb.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Seria e librave puzzle: Tre derrkucët; Maçoku me çizme; Gishtoja; Bambi; Kësulëkuqja; Borëbardha; Pinoku; Hirushja.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Në këtë botim do të gjeni disa nga kryeveprat e Dino Buzzatit si: Barnaboja i maleve, E fshehta e Pyllit të Vjetër, Shkretëtira e Tartarëve, Shtatë lajmëtarët, Dyndja e famshme e arinjve në Siçili, Frikë në Skala, Shembja e Balivernës, Gjashtëdhjetë tregime, Eksperimem magjie,18 tregime, Portreti i madh, Zotëri i nderuar, na vjen keq që, Një dashuri, Kolombra dhe pesëdhjetë tregime të tjera, Butiku i mistent, Poemë në fumet, Netët e vështira, Regjimenti niset në agim, Krishtlindjet e çuditshme të Mr. Skroxhes dhe histori të tjera dhe vepra të zgjedhura.
Çmimi: 2500 2250 Lekë
titleToAlt
Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju-Jork Milosh Formanit, tamam në prag të tetëdhjetëvjetorit të ditëlindjes së tij. Se kush ishte Formani, nuk ishte e nevojshme t’ua thosha. Sapo kisha përfunduar me ta një cikël leksionesh, bisedash e shfaqje filmash të njeriut që ata e dinin se ishte për mua një pikë e madhe referimi jetësor e profesional. Kishte lindur në një qytet të vogël të Çekisë, në Çaslav, tamam në ditën e Shën Valentinit, pra më 14 shkurt të vitit 1931. E dija gjithashtu se tashmë këtij regjisori të famshëm i shkonin çdo ditë me dhjetëra letra e fotografi, skenarë e kërkesa nga më të çuditshmet. Por, dyshimin se atë letër të pazakontë të dërguar nga Shqipëria do ta injoronte, e mbajta për vete. Ndaj, u gëzova pa masë, kur Formani, jo vetëm që nuk e injoroi atë fotografi, me anë të së cilës disa të panjohur i uronin me zemër ditëlindjen, por dërgoi edhe një përgjigje të ngrohtë të shkruar me dorën e tij. Në jetë kam lexuar shumë jetëshkrime dhe të jem i sinqertë është një lloj zhanri që e parapëlqej, por për mua, autobiografia e Milosh Formanit është pa dyshim më e përkryera, jo vetëm për faktin se ai ashtu si unë ia ka kushtuar jetën më shumë kinemasë sesa aftësisë që përmes jetës së tij arrin të të mësojë me elegancë shumë më tepër sesa një libër voluminoz për historinë e Europës dhe të botës. Domethënë, ti paske vendosur të botosh librin tim në shqip, - më pyeti pesë minuta pas takimit tonë të parë në shtëpinë e tij verore në Konektikat. - Epo unë e dua një kopje të tij këtu. As mos t’ju shkojë në mendje, nuk keni për ta pasur. Si kështu? Atë do ta keni vetëm kur të vini në Shqipëri, ku do të organizojmë një autogramiadë për librin. Buzëqeshi lehtë dhe më tha se nuk do të ishte ide e keqe, veçse mosha “bënte të vetën”. Ndërsa unë, me mendjen time, shtova edhe atë që dija nga libri i tij: ndjenjën e klaustrofobisë, frikën e tmerrshme të fluturimit me avion, si shkaqe të tjera për të refuzuar. Sidoqoftë, vizita e tij në Shqipëri mbetet një kapitull i hapur. Lexojeni këtë libër të bukur dhe do të bindeni se jeta e Milosh Formanit, është pasqyra më e qartë e asaj që kaloi Europa, Çekosllovakia e Shqipëria, nën nazizmin, komunizmin, paradokset, absurditetet e demokracinë. Lexojeni dhe do të më jepni të drejtë. PËRKTHYESI
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dom Gjergji përpiqet që me gjithë modestinë e skajshme të përhapë konceptin kristian për njeriun, që mbështetet tek individualiteti i veçantë dhe dinjiteti i paprekshëm i çdonjërit. Të gjitha shkrimet e tij na dëshmojnë se njeriu nuk është eksponent i një klase sociale (si në marksizëm), por është unik dhe i paprekshëm, individ me të drejta të patjetërsueshme dhe qenie sociale, e cila realizohet vetëm gjatë bashkëjetesës me njerëzit e tjerë. Pra Dom Gjergj Meta i është përkushtuar me të gjitha mjetet çështjeve morale dhe zakonore, raporteve midis njerëzve dhe përgjegjësive të gjithsecilit për veten e tij ashtu edhe përgjegjësisë kolektive. Modeli i njeriut kristian, që predikon ndër shkrimet e veta Dom Gjergji ka të bëjë me pranimin e dinjitetit individual të njeriut, respektimin e lirisë dhe përgjegjësisë, mbrojtjen e jetës, ruajtjen e krijesës dhe vlerave të veçanta të familjes. Kësisoj ai e ka shndërruar kishën e vet të improvizuar prej betoni edhe në studion e një publicisti që nxit shpirtin qytetar dhe mirëqenien publike. Ai nuk akuzon, ai bashkëndan fajin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kopshti i Edenit” ishte një bestseller kur doli në vitin 1986, edhe pse është libri i fundit i pambaruar i Ernest Heminguejit, me të cilin punoi nga viti 1946 deri sa vdiq në vitin 1961. Libri tregon historinë e një shkrimtari të ri amerikan, David Bourne, gruas së tij Catherine dhe lojën e rrezikshme erotike që ata luajnë kur bien në dashuri me të njëjtën grua. Ngjarjet në libër përshkruajnë pesë muaj të jetës së David Bourne në rivierën franceze. Historia nis gjatë muajit të tyre të mjaltit. Çifti i ri takohet me një grua të re që quhet Marita, me të cilën bien të dy në dashuri. David nis një histori me Maritën, ndërsa marrëdhënia me gruan e tij bëhet gjithmonë e më e largët.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vepra e madhe "Agu i mëngjesit", ardhur në shqip në mënyrë të plotë dhe me një përkthim të bukur, është nga veprat e shkruara më me ndjenjë prej filozofit të madh Fridrih Niçe. Hap pas hapi, duke ecur përpara, bashkë me vepën dhe mendimet e shkëlqyera që parashtron, lexuesi gjen besimin që e udhëheq, sikur të ishte thjesht një ngushëllim apo edhe dëmshpërblim në luftën e paepur që bën kundër prapësive dhe të këqijave që vijnë në mënyrë të pashmangshme. Lexuesi ka ndjesinë se dëshiron një errësirë të gjatë për veten, dëshiron gjëra që i ndien si të tijat, gjëra të pakuptueshme, të fshehta, enigmatike, sepse e di çfarë do të përfitojë më pas nga këto: mëngjesin e tij, çlirimin e tij, agun e tij... Njeriu, lexuesi, pra, ka ndjesinë se agu do të kthehet dhe kjo është e sigurt, ndërkaq, pa e pyetur se çfarë ka aty poshtë, por me siguri që në fund do t'jua thotë me zë të lartë se ai "bëhet njeri përsëri". Lexuesi ndihet gjithashtu i duruar, edhe pse mezi pret, por mos harroni se atje poshtë askush s'të vjen në ndihmë, duhet t'i përballosh të gjitha vetë: rreziqet, rastësitë, ligësitë dhe të gjitha kohërat e këqija që has. Sepse, thotë Niçja, është vetëm jotja, dhe siç është e drejtë, edhe hidhërimi dhe ndonjëherë mërzitja që ndjen për shkak të kësaj që ndodh, por mes këtij hidhërimi dhe kësaj mërzie përfshihet, për shembull, pamundësia në të cilën gjenden miqtë e tu për të të gjetur se ku je, se ku po shkon dhe patjetër që habiten duke e shprehur hapur: "Si, ende po bën përpara? Ende ka rrugë?" Dhe... Niçja vijon të zbresë në thellësi, me një botë mendimesh të mrekullueshme...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Turqishtja e re pa mundim” e Assimil është një metodë tërheqëse dhe mjaft e shpejtë. Tekstet e librit janë ndërtuar thjesht dhe sipas parimit duke ruajtur përshkallëzimin e vështirësisë. Duhet të kapërceni mësimin e tridhjetë që të shijoni pa problem efektet e këndshme që krijohen nga zotërimi i një gjuhe. Këto mësime të para duket sikur janë “të mërzitshme”, por të domosdoshme, sepse në fazën e parë kur je i detyruar të kalosh përms një etape pune lidhur me mekanizmat bazë, ato ju japin si shpërblim një fjalor mjaft të dobishëm. Kjo nuk do të thotë se ky aspect do të lihet pasdore në vijim. Ne thjesht duam të themi se me të kaluar vështirësitë e para mundësitë për të luajtur me fjalët do të jenë më të mëdha dhe vetë gjuha në tërësinë e saj do t’ju paraqitet nën një vështrim të ri. Dora-dorës që përparoni në gjuhë ndjenja e këndshme që ndodheni “si në shtëpi” do të lindë tek ju. Nga ana tjetër, shtojca gramatikore që trajton foljet, të cilat sigurisht paraqesin një vështirësi jo të vogël, është paraqitur e plotë. Mënyra e procedimit gjatë studimit ndjek këtë radhë: Dëgjohet mësimi në CD. Pastaj lexohet çdo fjali me zë të lartë. Ndërkohë mund të shihni shqiptimin e figuruar. E njëjta procedure vlen edhe për ushtrimet, të cilat duhet ti zhvilloni me shkrim dhe shoqëruar me gojë. Aty nga mësimi 50 ju do të filloni përsëritjen paralele, domethënë pas mësimit të ri do të ndiqni edhe një mësim të kaluar, të përcaktuar me numër. Në këtë mënyrë do të ngulitni në mendje përfundimisht dhe në mënyrë aktive strukturat dhe fjalët më të rëndësishme të kaluara. Dhe detyra e përditshme plotësuese është: shihni filma në këtë gjuhë, mësoni poezi përmendësh, po ashtu tekstet e këngëve dhe këndojini ato vazhdimisht. Kjo ka për t’ju ndihmuar shumë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Një libër i rrallë me njëqind poetë e njëqind poezi, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një antologji që i ka munguar letërsisë dhe kulturës shqiptare. Titullohet: ‘Muza e Mëmëdheut’, kurse autor i saj është poeti dhe studiuesi Agim Vinca. Botues të këtij libri janë: Shtëpia botuese “Uegen” nga Tirana dhe “Artini” nga Prishtina. Në të janë përfshirë poezi të njëqind poetëve shqiptarë kushtuar Atdheut, që nga De Rada, Naimi, Serembe, Dara i Ri, Skiroi, Doçi, Shiroka, Çajupi, Mjeda, Fishta, Asdreni, Gjeçovi, Gurakuqi, Prenushi, Noli, Poradeci, Migjeni e deri te poetët bashkëkohorë nga tërë hapësira shqiptare. Libri hapet me poemën madhore ‘O moj Shqypni’ të Pashko Vasës dhe mbyllet me poezinë ‘Atdheu im’ të poeteshës së re nga Saranda Irena Gjoni.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një libër tërësisht politik, “Djajtë” është një lloj testamenti i jetës në Rusinë perandorake të fundit të shekullit XIX. Me shkëlqimin e revolucionit demokratik në Rusi, nisën të lindin edhe ideologji të ndryshme. Dostojevski i sheh me sy kritik edhe idealistët liberalë, duke i portretizuar idetë e tyre si demoniake, edhe absurditetin e konservatorëve për t’u përballur me pasojat sociale. Libri ka pesë personazhe kryesore ideologjike: Verkhovensky, Shatov, Stavrogin, Stepan Trofimovich dhe Kirilov. Nëpërmjet filozofive të tyre, Dostojevski përshkruan kaosin politik të shekullit XIX. Ngjarjet zhvillohen në një ambient provincial, në fillim në pronën e Stepan Trofimovich Verkhovensky dhe Varvara Stavrogina. Djali i e Stepan është një revolucionar i cili përpiqet të organizojë një aleancë revolucionarësh në zonë. Ai e konsideron Nikolain, djalin e Varvarës, si person kyç në planin e tij, pasi ky i fundit nuk ka simpati për njerëzit në përgjithësi. I frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë e një vrasjeje politike, Dostojevski e shkroi “Djajtë” si një mënyrë për të thënë gjithçka mbi plagën e materializmit që infektoi vendin e tij.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania