titleToAlt
Adoleshenca është nje periudhë mbushur plot me ndryshime dhe emocione të reja.Ky libër të ndihmon të qartësosh nga afër dhe lehtësisht dyshimet e mëdha që mund të të lindin në këtë etapë. Si mund të flas për problemet e mia me prindërit? Çfarë të bëj që t'i pëlqej personit tjetër? Çfarë rrobash duhet të vesh? Këto dhe shumë çështje të tjera qartësohen te libri "101 pyetje dhe përgjigje", 101 dyshime të të rinjve të moshës sate. Do të zbulosh se "shqetësimet" që të prekin ty, i kanë gjithashtu edhe shokët e tu të klasës, miqtë e tu apo të rinj të cilët takon përditë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
TË DASHUR MATURANTË Me qëllim që të shmangni frikën, e cila vjen nga emocionet e provimeve, duhet ta kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t'ju bjerë në provimin e matures shtetërore. E rëndësishme është që të keni siguruar çelësin e njohurive bazë me të cilat jeni pajisur gjatë këtyre viteve. Kështu, p.sh., nëse ju keni përvetësuar veçoritë që e bëjnë poemën Çajld Harold një vepër romantike apo heroin e saj një hero romantik, atëherë me këto njohuri ju mund të zbërtheni çdo lloj fragmenti të kësaj vepre. Po kështu ju duhet të rikujtoni njohuritë gramatikore (nga morfologjia e sintaksa) nga fusha e leksikut, nga drejtshkrimi, pasi ato do të jenë baza e një analize gjuhësore të çdo lloj teksti (letrar ose joletrar) si dhe treguesi kryesor gjatë procesit tuaj të të shkruarit. Duhet të mësoni strukturat e llojeve të ndryshme të teksteve joletrare me qëllim që, mbi bazën e tyre, të ushtroheni për shkrimin e teksteve të ndryshme. Psh., në shkrimin e esesë duhet të ushtroheni të zbuloni dhe të shkruani sa më tepër argumente pro dhe kundër tezave të caktuara. Në këtë lloj teksti duhet të "shtrydhni" mirë trurin që të aftësoni logjikën; ndërsa në një tekst përshkrues duhet të mprihni të vëzhguarin për ta parë objektin nga këndvështrime të ndryshme. Për tekstin informues duhet të mblidhni sa më shumë informacione dhe të dalloni informacionin e rëndësishëm nga ai më pak i rëndësishmi. Për këtë qëllim është shkruar dhe ky libër, që t'ju vijë në ndihmë në këtë prag sezoni. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar që t'ju fiksohen çështjet bazë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive në provime. Suksese Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Të dashur nxënës, Ju keni mësuar për shumë vjet lëndën e gjuhës shqipe dhe së shpejti do të provoni, se sa jeni aftësuar për t'i përdorur si duhet këto njohuri. Për t'ju ardhur në ndihmë ne kemi përgatitur këtë libër ndihmës, ku janë përmbledhur në dy kapituj kryesorë: 1. Teksti letrar dhe joletrar 2. Njohuritë gjuhësore të përfshira në programin rientues të miratuar nga MASR. Në të dy kapitujt njohuritë teorikej epen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, me qëllim që ju ta ushtroni praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi, si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë. Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që ju të përgatiteni sa më mirë për t'iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e sakte/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim. Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie. Ju, duhet ta kuptoni se nëse keni siguruar çelësin bazë të njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme se cili fragment apo cila temë eseje mund t'ju bjerë në tezën e provimit. Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai do të jetë gjithmonë i vlefshëm për ju, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive. Suksese! Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Koni përhumbet në sytë e kafenjtë të Filipit kur e sheh. Fluturat në stomak nuk po i ikin. Përkundrazi, ajo bëhet gjithnjë e më keq, kur një vajzë e re shfaqet në shkollën e tyre. Larisa jo vetëm që është shumë e bukur, por është edhe superinteligjente, sportiste e zonja dhe mjaft e gatshme për të ndihmuar të tjerët. Ajo është kaq e përsosur në të gjitha drejtimet, sa duket sikur vjen nga një botë tjetër. Brenda Konit ndizet sinjali i alarmit. Mos kjo bukuroshja e re po shoqërohet me Filipin? Por Ana, si gjithnjë, ka një plan. Koni do ta mundë Klarisën me "armët" e saj më të forta!
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Shoqërisë ndonjëherë i nevojitet guxim Koni duhet t'i dalë në krahë Billit.Tanja , nxënëse e klasës paralele,keqtrajton shokët e saj të klasës.Papritur ajo e ka kap me Billin.C'mund të bëjë Koni për shoqen e saj? Si mund ta ndihmojë Billin,për të shpëtuar nga banda e Tanjvs? Për fat,me të është edhe Ana me Dinën.Shoqet e vërteta mund t'i besojnë njëra-tjetrës. Me ta është edhe Filipi,gjithnjë i gatshëm për t'i ndihmuar.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Nju-Jork, 1903: në qytetin e shanseve të mëdha, ku zbarkojnë dymbëdhjetë mijë të huaj çdo ditë, ku italianët shihen si kriminelë dhe të prapambetur, mbërrijnë prej fshatit Tufo të Minturnos, një provincë e Kazertës, Diamanti dhe Vita, dy fëmijë, dymbëdhjetë e nëntë vjeç. Ai i heshtur, krenar dhe trim. Ajo instiktive, xheloze dhe e aftë të zhvendosë objektet vetëm me shikim. Në një pension të mbrapshtë në Prince Street, në lagjen mjerane të italianëve në periferi të qytetit, i pret Anjeloja, babai i Vitës, bashkë me gruan me të cilën bashkëjeton, Lenën, si dhe Rokoja, Xheremia, Coca-Cola, e mbi të gjitha, Amerika. Mes urisë, peripecive, kërcënimeve të Dorës së Zezë e të një babai të dhunshëm, dy fëmijët të lidhur fort pas njëri-tjetrit nga një pasion i hershëm dhe i parakohshëm, zbulojnë së bashku vdekjen dhe alfabetin, ngasjet, seksin, dashurinë, tradhtinë dhe besnikërinë. Në dhjetë vjet, Diamanti, gjithnjë në pritje të një fati më të mirë, do të punojë si gazetashitës, mbledhës plehrash, çirak në një agjenci funeralesh, ujësjellës në hekurudha, mbajtës veglash në një shoqëri prodhimi filmash me kauboj; Vita do të sajojë lule artificiale, do të bëhet hajdute, rrugaçe, kuzhiniere, e dashura e një banditi, shitëse puthjesh, fjalësh e shtëpish të paqena – të dy fort të bindur se do të gjejnë lumturinë e njohur me ligj, si një e drejtë që u takon sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ëndrrat e tyre të brishta nuk është e thënë të realizohen, së paku, jo në Nju-Jork dhe jo për të dy së bashku. Dyzet vjet më pas, më 1944, biri amerikan i Vitës shkon në Itali të luftojë në Frontin e Jugut me Ushtrinë Amerikane, pikërisht pranë lumit Guariliano të fshatit Tufo, dhe të kërkojë njeriun që mund të kishte qenë i ati i tij. Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzucco, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të dhëna në gazetat e kohës, në letërkëmbimet private, në arkivat e policisë së Bruklinit, në listat e udhëtarëve të anijeve, në dosjet e Shoqërive Amerikane të Hekurudhave.
Çmimi: 1050 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania