titleToAlt
«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!» «E di që s'duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.» «Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.» «Më duket se do të ngel në provime.» «Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.» A të duken gjëra të njohura këto? Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç'duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë. Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit. Kur Rejçëll Çu pranon ta kalojë verën në Singapor me të dashurin e saj Nikolas Jang, ajo përfytyron një familje të thjeshtë, udhëtime për të vizituar ishullin dhe pushime të bukura me djalin me të cilin shpreson të martohet një ditë. Çka ajo nuk di është se shtëpia e familjes së Nikut është në të vërtetë pallat, se do të udhëtojë më shumë me aeroplane private sesa me makina dhe se me një nga beqarët më të lakmuar të Azisë përkrah mund të bëhet shënjestër e goditjeve. E ndodhur në botën e shkëlqimit përtej përfytyrimit të dinastive Rejçëlli takon Astridën, vajzën seksi e të famshme të shoqërisë singaporase; Edin, familja e të cilit jeton praktikisht në faqet e revistave të Hong-Kongut; si dhe Elenorën, nënën e tmerrshme të Nikut, një grua që ka mendimet e saj fikse se me cilën vajzë duhet a nuk duhet të martohet i biri. Argëtues, tërheqës dhe plot me situata të pazakonta, "Aziatikë çmendurishf të pasur" jep një vështrim nga brenda të shoqërisë së lartë aziatike, një tablo të saktë të përplasjes midis të pasurve të vjetër e të rinj; midis kinezëve të përtejdetit dhe kinezëve të kontinentit. Por edhe një rrëfim të mrekullueshëm për faktin se çfarë do të thotë të jesh i ri, i dashuruar dhe jashtëzakonisht, "çmendurisht", i pasur.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Jeta e Ed Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë përspektivë për të ardhmen. Kur s'lexonte e kalonte kohën me miqtë duke luajtur letra para një gote birrë ose duke shëtitur Portierin, qenin e tij, që pintë shumë kafe dhe kutërbonte edhe kur ishte i pastër. Nuk para ishte fort i shkathët me vajzat, sepse e vetmja që i interesonte vërtet ishte Odri, arsyeja përse kishte mbetur në ketë vend pa rrugëdalje. E zonja ta godiste në zemer me një fjalë: "Je miku im më i mire". S'ka nevojë për plumb që ta vrasesh një burrë, mjaftojnë fjalët. Gjithçka dukej kaq tmerrësisht e pandryshueshme; derisa rastësia e vuri përpara një grabitësi, dhe Edi bëhet heroi i dites. Nga ai çast nisi të merrte mesazhe të çuditshme të shkruara ne letra bixhozi, dhe secila syrësh i priu udhë drejt bëmash të reja të paharrueshme. Dhe ndërsa Edi bëhej përherë e më popullor, ndërsa shihte një tjetër dritë të shkreptinte në sytë e Odrit dhe njerëzit e përshëndesnin rrugës, filloi të pyesë: prej nga mbërrijnë mesazhet, kush është lajmëtari?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme. Por Boni e di se diçka ka për të ndodhur së shpejti. E ndjen se forca e ligë që ka mbjellë aq shumë tmerr, po bëhet gati për t'u kthyer. Një fatkeqësi tjetër ka për të rënë mbi Fell's Çërç-in dhe banorët e tij, një fatkeqësi e rrallë: Fuqia tjetër po përgatitet të korrë të tjera viktima dhe heronjtë tanë të rinj do të marrin pjesë në një betejë të furishme, në të cilën për të ndaluar në kohë të ligën, duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Edhe për të vënë mënjanë pasionet e tyre personale, kaq përvëluese dhe kaq shkatërruese.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me Stefanin misterioz. Por Stefani fsheh një sekret, një mister të tmerrshëm që do të mundte fare mirë të trondiste përgjithmonë jetën e vajzës. Fillon kështu për Elenën, aventura më magjepsëse dhe njëkohësisht më e rrezikshmja. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, drite dhe errësire, në të cilën Stefani dhe Dejmoni, dy vëllezër vampirë, kundërshtarë në luftën e tyre mijëvjeçare, do të luftojnë për zemrën e vajzës si dhe për fatin e saj. Mes dashurish të penguara dhe miqësish fatale, vampirët zbarkojnë në lice. Të gjithë personazhet janë vërtet magnetikë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë për t'ia arritur qëllimit. Stefani është në kërkim të një fuqie më të madhe, që të jetë në gjendje të eliminojë rivalin e tij të urryer, por nuk ka ndërmend t'i dorëzohet etjes për gjak njerëzor që e mundon shpesh. Elena e di që duhet të marrë një vendim fatal: duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj Stefanit dhe tërheqjes këmbëngulëse ndaj Dejmonit. Në errësirën e shpirtit të saj, ndjenja konfliktuale luftojnë me njëra-tjetrën. Jashtë, ka shpërthyer beteja më e furishme e të gjithë kohërave, ku çdo goditje është e ligjshme dhe e lejuar...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyruar të shpallin armëpushimin dhe të bashkojnë fuqitë e tyre për t'u përballur me një kërcënim të errët dhe të tmerrshëm. Një tërbim i ligë, i cili mund të thyhet vetëm nëpërmjet një aleance solide. Urrejtje dhe dashuri, gjak dhe hakmarrje; këto janë simbolet që shfaqen në aventurën e frikshme dhe vulosin fundin e saj. Pas "Zgjimi" dhe "Lufta", Lisa Jane Smith përgatitet të godasë direkt në zemër lexuesit e saj me një tjetër episod tronditës të Ditarit të Vampirit. Lisa Jane Smith ka filluar të shkruajë që në fëmijëri dhe romani i saj i parë është botuar sapo u diplomua. Librat e saj janë përkthyer në të gjithë botën dhe kanë dituar admirimin e dy gjenerata lexuesish. Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare" po publikon në Shqipëri një nga baladat e saj më të suksesshme: "Ditari i Vampirit" (Zgjimi, Lufta, Tërbimi, Mesha e zezë, Rikthimi: Zbret nata). Saga e "Ditari i Vampirit" është tani edhe një seri e sukseshme televizive.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania