titleToAlt
Humoristik për fëmijë
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut. Djalli ishte në punë e sipër. Po kush apo çfarë fshihej pas kësaj? Hapni sytë! Kjo është një histori me tmerre. Plot e përplot me fjalë të shpikura. Autori i famshëm i "Gjyshja Gango" dhe "Qofte miu" sjell për ju një tjetër libër që të kall datën dhe të bën të shqyesh gazit, për Alfin, një djalë me zemër të madhe, por me një frikë edhe më të madhe nga dentistët. David Walliams iu paraqet personazhin e tij më të keq në këtë rrëfenjë drithëruese, që do t'ju bëjë t'ju kërcasin dhëmbët nga frika dhe t'ju shqyhen nofullat prej gazit!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Humoristik per femije
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania