titleToAlt
"Mish dhe qiell është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t?i shoqëruar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia e tij shprehëse dhe përfytyruese. Boshti rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë, si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore. Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohen: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse. Mish dhe qiell
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Agostino, një djalë trembëdhjetëvjeçar, gjendet befas në një pozitë tëpasigurt, mes fëmijërisë dhe adoleshencës. Ai është biri i dashur i një nënë të ve e tërheqëse dhe ndihet i kënaqur që po pushon bashkë me të në plazh. Por më pas, nena krijon një marrëdhënie të përzemërt me një djalë të ri që punon aty pranë. Agostino e kupton që asaj i pëlqen Renco, por është i pafuqishëm ta shmangë këtë. Ngjitur me kabinën e tyre të pushimit, sillen edhe disa djem vendas, që bëjnë një jetë të shthurur e gati vulgare. Fjalët e bisedat e tyre të pahijshme fillimisht e vënë në siklet, por më pas e joshin Agostinon, që është një djalë tepër i ndrojtur e naiv dhe që kurrë nuk mund të përshtatet plotësisht me një kulturë të tillë. Me shumë mprehtësi psikologjike, Mora ia portretizon agoninë e Agostinos adoleshent, i cili për herë të parë nis ta shohë të ëmën si grua dhe, në të njëjtën kohë, tepër joshëse. Për t'i shpëtuar ambivalencës që ndien, ai lidh miqësi me djemtë fqinjë, të cilët e ngacmojnë pareshtur dhe tallen me të. Dhe pas kësaj beteje, Agostino kupton se "e kishte këmbyer pafajësinë e dikurshme jo me gjendjen burrërore e të qetë që pat shpresuar, por me nje gjendje të paqartë e hibride, në të cilën, pa kurrfarë mëshire, neverive të vjetra u shtoheshin edhe ca të reja. Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe cmimin e tij të parë letrar.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania