titleToAlt
Megjithëse këtë radhë Eli Knina ka ndryshuar regjistër krijues,(duke sjellë për lexuesit tregime dhe rrefime memuaristike), përsëri letërsia e saj ka po atë përndritje dhe vezullim, atë shkëlqim dhe magji, sikurse edhe poezia e katër librave të saj të mëparshëm. Këtë herë Autorja ka vënë në skenën e teatrit të saj artistik dhjetra linja kujtimesh, të vecanta e interesante, subjekte të këndëshme (që e shtgtojnë lexuesin në rrëfenja fëmijërie), situata nga më të çuditshme, kthina historishë të padëgjuara, ndodhi të habitshme, personazhe të tipologjive të jashtëzakonshme, imazhe të mrekullueshme. Ajo ka po të njëjtën zhdërvjelltësi. Lehtësi të shkruari, fjalor të harlisur, gjendje dhe frymëzime, sic i ka provuar dhe me poezinë e suksesshme që Eli bën. "Memuaret nuk janë përmbledhje të jetës. por dritare të hapura ne jetën e dikujt, si fotografi që nderojnë një realitet"-shkruan Ëilliam Zinsser. Pikërisht këtë devize kam përjetuar, kur lexova rrëfimet e "Vetja ma shkel syrin". Qyteti i lindjes së shkrimtares, personazhet e vecante. ngjarjet që sillen nëpër jetët e njerëzve, janë në fokusin e veëendjes artistike të Eli Kanines.Çdo gjë na vjen para vëmendjes me një elegancë të shkruari, me një stil fin të rrefyeri, me një dritë të vecantë që e ka vetem kjo autore. Shkrimtarja luan estetikisht me të kaluarën si me nje dimension sa argetues dhe të këndshëm, aq dhe filozofik dhe racional. "E shkuara nuk vdes, madje ajo as nuk ka shkuar"- thote Ëilliam Foulkner. Po. Vërtetë e shkuara është prezente, me ate tisin e saj misterioz, tundues, ndjellës, të këndshëm. Këtë më mirë se kushdo, na e deshmon ky libër krejt i vecantë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një libër për të rinj të moshës 14-18 vjeç. Romani i përket zhanrit fantastiko-shkencor. Një grup të rinjsh gjimnazistë, gjatë një ore praktike mësimore nën det, bien robër të një baze të fshehtë ushtarake, nga e cila pritet që së shpejti të nisë një sulm për pushtimin e vendit të tyre. Të rinjtë humbin kujtesën, vetëm njëri prej tyre arrin t’i shpëtojë këtij kurthi dhe pas shumë rreziqesh kthehet në atdhe për të njoftuar në lidhje me ekzistencën e bazës.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania