titleToAlt
Takoni njëmbëdhjetëvjeçaren, Flavia, kimisten e ardhshme të tërhequr nga helmet. Është vera e vitit 1950 dhe disa ngjarje të pashpjegueshme kanë ngërthyer Bakshoun, rezidencën e kalbur angleze, që familja e Flavias e quan shtëpi. Një zog i ngordhur gjendet në pragun e derës së shtëpisë me një pullë poste të vendosur çuditërisht në sqepin e tij. Disa orë më vonë, Flavia gjen një burrë të shtrirë në ngastrën me kastravecë dhe e sheh tek jep frymën e fundit. Për Flavian, e cila është edhe e tronditur edhe e ngazëllyer, jeta fillon të lëvizë kur vrasja vjen në Bakshou. “Do të doja të thosha që isha e frikësuar, por nuk isha. Krejt e kundërta. Kjo ishte ku e ku gjëja më interesante që më kishte ndodhur ndonjëherë në jetë”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve,  veprimeve dashurore dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta. Merilini në tri kocka është një road-movie me tri akte: akti i parë i përket periudhës së fëmijërisë, moshës 6-8 vjeçe, pjesa e dytë asaj të rinisë dhe akti i fundit përcaktohet si  këtu dhe tani . Kjo është historia e një eksplorimi dhe devijimi. Cilat janë format e ndryshme në të cilat mishërohet dashuria. Ç'është kjo çmenduri që papritmas i lidh së bashku dy krijesa për një moment të veçantë. Eksplorimi i Merilinit nuk njeh kufij. Ajo kërkon kudo ku e nuhat, duke përfshirë botën e njerëzve, botën e kafshëve dhe botën e bimëve.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
NJË ZGJEDHJE MUND TË TA SHNDËRROJË JETËN Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit). Në një ditë të përcaktuar të çdo viti, të gjithë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët duhet të zgjedhin grupin të cilit do t'i përkushtohen gjatë gjithë pjesën tjetër të jetës. Për Beatrisin, vendimi luhatej më dysh: ose të qëndronte me familjen, ose të bëhej ajo që donte të ishte; nuk mund t'i kishte të dyja bashkë. Kështu që bëri një zgjedhje, e cila i habiti të gjithë, madje edhe veten e saj. Gjatë stërvitjes së rëndë që pasoi, Beatrisi ia ndërroi emrin vetes në Tris dhe u përpoq të zbulonte se kush ishin shokët e saj të rinj dhe ç'vend zinte në jetën e re që zgjodhi romanca me një djalë herë magjepsës e herë të frikshëm, që e njohu atje. Por Trisi kishte edhe një të fshehtë të madhe, që e mbante larg të gjithëve, sepse e paralajmëruan që ajo mund t'i sillte vdekjen. Ndërkohë që zbulon një konflikt të madh, i cili kërcënon përmbysjen e shoqërisë së përsosur, siç e kishte njohur ajo, mëson njëherësh se kjo e fshehtë mund ta ndihmojë për të shpëtuar njerëzit e dashur... ose për ta shkatërruar përfundimisht. Veronica Roth shfaqet në skenën e letërsisë me librin e parë të serisë DIVERGJENTJA, një vepër fantastike e mbushur me vendime drithëruese, tradhti që të thyejnë zemrën, rrjedhime të paparashikueshme dhe romanca të papritura. VERONICA ROTH është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë. Zonjusha Roth jeton në Çikago. DIVERGJENTJA është romani i saj i parë. NJË ZGJEDHJE NJË ZGJEDHJE VENDOS PËR MIQTË NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESIMIN NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESNIKËRINË - PËRGJITHMONË NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË "Një libër tërheqës, i magjishëm" James Dashner Autori bestseller sipas New York Times-it, librit Vrapuesi i labirintit
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Apofisi është i lashtë sa gjithësia dhe vetëm një armiku i trembet: Rasë. Mund edhe të mos ia dilja mbanë ta riktheja Ranë, por instinkti më thoshte se ishte mundësia e vetme. Dhe, që ta them troç, fakti që të gjithë më thoshin pareshtur se po gaboja - Basti, Horusi, madje edhe Sejdi - ma mbushte edhe më shumë mendjen se isha në rrugë të mbarë. E pranoj, jam kokë më vete unë! Autor i suksesshëm për fëmijë dhe të rritur, është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme të gjinisë mystery. Pasi punoi si mësues anglishteje për pesëmbëdhjetë vjet, iu kushtua me kohë të plotë të shkruarit dhe jeton në San Antonio, Teksas, me të shoqen dhe dy fëmijët. Qëkur Zotat e Egjiptit të Lashtë u këshuan në botën modern, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së jetës, keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lane kohë që t’I praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin. Ndërkaq, Apofisi, gjarpri gjigant, armiku i tyre, po çlirohet nga forcat e të keqes. Nëse ata nuk arrijnë ta ndalojnë, brenda disa ditësh bota do të zhduket. Me fjalë të tjera, kjo mund të quhet një javë e zakonshme për familjen Kein. Shpresa e vetme për shpëtim është të ringjallin Ranë, zotën më të lashtë dhe më të fuqishme të egjiptianëve. Sipas mitologjisë, Raja, nën kanosjen e Apofisit dhe Isidës, ia lë fronin e zjarrtë Osiridit, dhe bie në një gjumë të përjetshëm. Që të mos zgjohet, e ka ndarë në tri pjesë Librin e Rasë, një papirus antik, që përmban sekretet dhe formulat magjike për ta zgjuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
SHOQËRIA E MBËSHTETUR TE GRUPIMET ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati. Ndoshta përtej gardhit, ajo dhe Tobiasi do të gjenin një jetë më të thjeshtë së bashku, pa gënjeshtrat e ngatërruara, besnikërinë e vështirë dhe kujtimet e dhimbshme. Por realiteti i ri i Trisit është edhe më alarmues se ai që la pas. Zbulimet e dikurshme tani i duken të pakuptimta. Të vërteta të reja e shpërthyese u ndryshojnë zemrën njerëzve që do. Edhe kësaj here, Trisi duhet të luftojë për të kuptuar natyrën e ngatërruar njerëzore - dhe të vetes së saj - ndërkohë që përballet me zgjedhje të pamundura që i vënë në provë guximin, besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë. I treguar nga një perspektivë e dyzuar, libri Besnikja i autores më të shitur sipas New York Times-it, Veronika Roth, përmbyll në mënyrë të fuqishme serinë “Divergjentja” duke zbuluar të fshehtat e botës imagjinare që tërhoqi miliona lexues me librat “Divergjentja” dhe “Kryengritësja”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t’u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Er-in nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë. Takimi mes të dyjave s’premton asgjë të mirë: Moli është ngaherë çehrengrysur, më shumë mbllaçitet nëpër dhëmbë sesa flet, ka pirsing në gjithë trupin dhe dy cullufe të oksigjenuara që i varen ndanë fytyrës. Vetëm se Viviani është një grua e rrallë, të cilës jeta i ka marrë e dhuruar shumë: nuk stepet aspak nga pamja e Molit. Ditë pas dite, që të dyja zbulojnë se ka diçka që i bashkon: edhe Viviani ka mbetur vetëm në vogëli dhe, si shumë fëmijë të tjerë të kohës së vet, futet në “Trenin e jetimëve” për të gjetur një familje që ta merrte në kujdestari. Dhe, kur Moli e kupton se mund ta ndihmojë, që ta davarisë atë tis misteri, që prej vitesh e përndjek, shkëndija e ndjenjës më të zjarrtë e të sinqertë do t’i çlirojë të dyja. Historia e një miqësie që magjeps dhe mallëngjen. Christina Baker Kline rrëfen mrekullinë e një zemre të madhe dhe bujare.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË - ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e parë e Trisit pas stërvitjes me grupimin e ri që zgjodhi duhet të ishte ditë feste e fitoreje, por ajo ditë u mbyll me pamje të tmerrshme. Lufta është pranë dhe konflikti mes grupimeve i pashmangshëm, ndërkohë që ndasitë mes ideologjive të tyre sa vijnë e rriten. Dhe në kohë lufte duhet të zgjedhur një anë, të fshehtat do dalin në shesh dhe zgjedhjet e bëra do jenë edhe më të pakthyeshme - por edhe më të forta. E shndërruar nga vendimet e saj, por edhe me ndjenjën e dhimbjes dhe të fajit në shpirt, me zbulimet e reja që ka bërë dhe marrëdhëniet e tendosura, Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, megjithëse nuk e di se çfarë mund të humbë duke vepruar kështu. Ky është libri i dytë dhe i shumëpritur i serisë Divergjentja nga autorja bestseller Veronica Roth sipas gazetës New York Times. Është një rrëfim tjetër marramendës i një historie të pasur me kthesa të papritura, thyerje zemrash, romancë dhe përsiatje të thella për natyrën njerëzore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja përpara nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin. Me forcë të papërmbajtshme e moskokëçarëse ata drejtoheshin pa u ndalur drejt fundit, fundit të gjithçkaje. Por nuk ishte ëndërr, dhe ndryshe nga makthi, unë nuk po vrapoja për jetën time; po rrekesha të shpëtoja diçka, që ishte pafundësisht më e çmuar. Sot jeta ime nuk kishte asfare rëndësi. Për Bela Suanin ka vetëm diçka më të rëndësishme se vetë jeta: Eduard Kulleni. Por, të dashurosh një vampir është shumë më e rrezikshme nga ç'mund ta kishte menduar Bela. Sakaq, Eduardi e ka shpëtuar Belën nga kthetrat e një vampiri të rrezikshëm. Por, tani që lidhja e tyre përbën rrezik për çka është e shtrenjtë për ta, ata kuptojnë se telashet vetëm sa kanë filluar. Mijëra lexues, të mahnitur nga bestselleri i Neë York Times,” Muzgu”, mezi po presin vazhdimin e historisë së dy të dashuruarve, Belës dhe Eduardit. Te “Hëna e Re”, Stephenie Meyer paraqet një tjetër rrëfim të parezistueshëm, ku romanca ndërthuret me suspancën. Pasionant, gozhdues dhe me plot degëzime e kthesa të papritura, kjo sagë dashurie vampirësh është në rrugën e duhur për t'iu bashkuar letërsisë së pavdekshme.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Por kur dashuroje vrasësin tënd, atëherë nuk kishe rrugëdalje. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur ai të ishte një njeri që e doje me të vërtetë? Të biesh kokë e këmbë në dashuri me një vampir, është njëherazi edhe fantazi edhe makth, ndërthur me realitetin tejet të rrezikshëm të Bela Suanit. E tërhequr në një drejtim nga pasioni çmendurak për Eduardin, dhe në një tjetër nga lidhja e thellë me njeriun-ujk, Xhekob Bllekun, ajo ka duruar një vit të trazuar joshjeje, humbjeje dhe grindjeje për të arritur në pikën përfundimtare të kthesës. Zgjedhja e saj e afërt për t'u bashkuar me botën e errët por joshese të të pavdekshmëve ose për të vijuar një jetë krejt njerëzore është kthyer në fijen tek e cila varet fati i dy klaneve. Tanimë që bela e ka marrë vendimin e vet, një zinxhir befasues me ngjarje të padëgjuara do të copëtohet duke sjellë pasoja potencialisht shkatërruese dhe të pazbulueshme. Kur fijet e copëtuara të jetës së Belës - fillimisht të ekspozuara te Muzgu, pastaj të hapërdara dhe të shqyera te “Hëna e re” dhe “Eklipsi” - duken gati për t'u lidhur dhe thurur me njëra-tjetrën, a mund të shkatërrohen përgjithmonë? Përfundimi mahnitës dhe marrafrymës i Sagës së Muzgut, “Agimi”, hedh dritë mbi të fshehtat dhe misteret e kësaj epike magjepsëse dhe romantike, që ka mbërthyer miliona lexues.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ndërkohë që Siatëlli kërcënohet nga një seri vrasjesh të mistershme dhe një vampire e pamëshirshme vazhdon të kërkojë hakmarrje, Bela gjendet sërish e rrezikuar. Mes gjithë kësaj, asaj i duhet të zgjedhë mes dashurisë së saj për Eduardin dhe miqësisë me Xhekobin, duke e ditur që vendimi i saj ka mundësi të rindezë betejën e përjetshme mes vampirëve dhe njerëzve-ujq. Ndërkohë që dita e diplomimit po afrohet me të shpejtë, Bela duhet të marrë edhe një vendim tjetër: jetën a vdekjen. Lexuesit të mbërthyer nga “Muzgu” dhe “Hëna e re”, do ta përpijnë menjëherë edhe “Eklipsin”, librin e tretë, të shumëpritur të sagës gozhduese të dashurisë së vampirëve, nga Stephenie Meyer.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Pas vdekjes së nënës, Karteri u detyrua t'i shkojë pas anembanë botës të atit, Juliusit (egjiptolog), dhe të jetojë i ndarë nga motra Sejdi. Familja Kein mund të kalojë së bashku vetëm dy ditë në vit, dhe në një prej këtyre ditëve Juliusi vendos t'i çojë fëmijët në Muzeun Britanik. Por diçka nuk shkoi mbarë. Juliusi thirri një figurë misterioze. Sa çel e mbyll sytë, ndodhi një shpërthim i fuqishem dhe burri u zhduk. Karteri dhe Sejdi u gjendën përpara një të vërtete të beftë dhe tronditëse: zotat e Egjiptit të Lashtë po zgjohen dhe më i keqi ndër të gjithë, Seti, bluan në mendje një plan të frikshëm kaosi dhe shkatërrimi të mbarë planetit. Për të shpëtuar të atin, vëlla e motër nisin një udhëtim të ethshëm midis Londrës, Kajros, Parisit dhe Shteteve të Bashkuara, që do t'i çojë drejt të vërtetës rreth familjes së tyre dhe lidhjeve të saj me Shtëpinë e Jetës, një shoqëri e fshehtë që nga koha e faraonëve. Përherë e më shumë të çmeritur, përherë e më shumë të përfshirë, përherë e më shumë të zhytur në rrezik, do të zbulojnë që shpesh dukja të gënjen....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Kur Izabela Suan transferohet në qytetin e zymtë Forks, ku takon Eduard Kullenin misterioz dhe tërheqës, jeta e saj merr një kthesë drithëruese dhe të frikshme. Me lëkurën e tij të porcelantë, sytë e artë, zërin hipnotizues dhe me dhunti të mbinatyrshme, Eduardi është njëherazi i papërballueshëm dhe i papërshkueshëm. Deri më tani ai ia ka dalë mbanë për ta fshehur identitetin e tij të vërtetë, por Bela është e vendosur që ta zbulojë të fshehtën e tij të errët. Belës nuk ia rrok mendja se sa shumë është afruar me të, se gjithnjë e më shumë po e vendos veten, dhe ata që e rrethojnë, në rrezik. Dhe, se mund të jetë tepër vonë për t'u kthyer pas. Thellësisht tërheqës dhe me suspensë të jashtëzakonshme, “Muzgu” do gjejë lexues që do gozhdohen deri në faqen e fundit.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania