titleToAlt
Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të pastër e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t'u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat. Ky roman tregon aventurat e një" grupi kushërinjsh të rinj dhe të miqve të tyre që jetojnë në ishullin Princ Eduard, në Kanada, ku fëmijët dhe të rriturit grumbullohen tërë kuriozitet për të dëgjuar tregimet magjepsëse të Vajzës së Historive. Kur Bev Kingu dhe vëllai i tij Feliksi mbërrijnë për të kaluar verën në" shtëpinë e tezes Xhanet dhe të xhaxhait Aleks King, ndërsa babai i tyre udhëton nëpër botë për biznes, ata mahniten nga Vajza e Historive. Ata e kalojnë kohën e lire me kushërinjtë e tyre Dan, Felisiti dhe Sesilia Kingun, me djalin e punësuar Peter Kreigun, me fqinjën Sara Rein dhe me një kushërirë tjetër, Sara Stenlin. Kjo e fundit është pikërisht Vajza e Historive, e titullit të librit, e cila argëton grupin me tregime magjepsëse, duke tërhequr vëmendjen e auditorit me çdo fjalë të saj. Njihuni me Sara Stenlin, e njohur në libër si Vajza e Historive. Ajo është heroina më' e këndshme per L.M. Montgomery, bashkë me personazhin tjetër aq të njohur Ana flokëkuqja.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ajo do të dukej e çuditshme edhe në fytyrën e një vajze njëmbëdhjetëvjeçare, kurse Sara Kru ishte vetëm shtatë vjeçe. Puna është se Sara nuk ngjante me fëmijët e tjerë. Ajo gjithnjë mendonte dhe ëndërronte për diçka të pazakontë dhe gjithmonë, për sa kohë e mbante mend veten, interesohej për të rriturit dhe jetën e tyre. Asaj i dukej sikur Jetonte në këtë botë prej shumë, shumë vjetësh.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania