titleToAlt
...po jua dhurojmë bashkërisht poezitë dhe pikturat, që dhe pse nuk janë bërë enkas për to, japin gjëndje të përbashkëta plot dritë... Kështu shkruan Edlira Zhiti në esenë e saj që shoqëron këtë përmbledhje me poezi nga Visar Zhiti dhe me piktura nga djali i tyre, Atjoni. Pra, tre autorë në një libër, që është për të gjitha moshat, shfletohet me ëndje dhe nga të rriturit ashtu siç ngazëllen të vegjlit dhe adoleshentët, duke patur brenda dhe një si udhëzues të vogël për marrëdhëniet e para të një mamaje me fëmijën, se si mund të rritet, me përkushtim nga një dashuri prindërore e shenjtë.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania