titleToAlt
Autori i shumëshitur i "Një burrë i quajtur Uve" rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet. Njerëzit thonë se Qyteti i Arinjve ka marrë fund. Por pranë liqenit gjendet një arenë akulli, e ndërtuar breza më parë nga punëtorët që e themeluan këtë qytet. Dhe brenda asaj arene gjendet arsyeja përse njerëzit e Qytetit të Arinjve besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja. Ekipi i të rinjve i hokejit mbi akull do të marrë pjesë në ndeshjen kombëtare gjysmëfinale dhe, në fakt, një shans për të fituar e kanë. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e këtij vendi rëndojnë tashmë mbi supet e një grushti djemsh adoleshentë. Të kesh përgjegjësi për shpresat e një qyteti të tërë është një peshë e rëndë, dhe mbas ndeshjes gjysmëfinale ndodh një ngjarje tjetër, që më pas tërheq vëmendjen e gjithë Qytetittë Arinjve...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
HISTORIA E BLETËVE është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.Williami është biolog gjenial, depresiv dhe tregëtar farërash i vendosur në Anglinë" e 1852; tashmë ai ka vendosur të ndërtojë një lloj tërësisht të ri kosheresh, gjë që do t'i japë atij dhe familjes nder dhe famë. George është bletëritës amerikan që jeton në SHBA-në e vitit 2007 dhe që po lufton për mbijetesë, por beson se djali i tij mund ta shpëtojë fermën. Ndërkohë Tao, e vendosur në Kinën e së ardhmes, punon në fermën e pllenimit me dorë, në sfondin e errët të zhdukjes së bletëve nga natyra dhe kanosjeve globale. Ajo mbi gjithçka, dëshiron një edukim dhe jetë më të shëndetshme për birin e vet.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Romani "E veçanta e dhjetorit" rrefen nje vit nga jeta e Xhonsi Kanlajfit, nje djalosh i vetmuar, pa pervoje, pa miqesi apo ambicie, qe jeton ne po ate zone rurale te Irlandes ku ndodhin ngjarjet e romanit "Zemra vertitese", shkruar nga i njejti autor. Megjithese i botuar pas ketij te fondit, ngjarjet e paraqitura ne romanin "E veçanta e dhjetorit" jane me te hershme: ato zhvillohen para krizes financiare te vitit 2008, qe perfshiu jo vetem Irlanden, por gjithe Europen. Ne rrefim gjurmohen me zgjuarsi shkaqet fillestare te rritjes se pakontrolluar te çmimeve te pronave te patundshme, te vuajtjes se shume te pafajshmeve, si dhe shfaqet shkaterrimi i komuniteteve, qe dikur jetonin ne harmoni. Kjo histori, sa e embel, aq dhe e hidhur, na kujton se ne jete jemi te rrethuar nga shpirtra te thjeshte, te cilet shpesh jane me te thelle e me te mençur se çmund te mendojme. Finalist i çmimit Romani i Vitit ne Irlande! Finalist i $mimit Kerry Group Irish Novel of the Year!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ne 14 tregimet e novelat e kesaj permbledhjeje interesante do te takoni nje emer: detektivin belg Herkul Puaro. Ate e kerkojne te gjithe, per te zgjidhur nje situate, per te zbuluar nje krim, nje vjedhje e keshtu me radhe. Duke lexuar keto histori interesante e intriguese, do te njihni personazhe te shoqerise se larte londineze, borgjeze e mikroborgjeze, ne kryeqytet apo ne province, doktore e kameriere, vajza te bukura e aventuriere te çfaredolloji. Dhe kurdohere eshte ai: i kudondodhuri dhe i shumekerkuari Puaro. Sepse, asnje "rival" nuk e konkurron dot inteligjencen dhe logjiken e tij, per te zgjidhur nje krim. Prandaj te gjithe lexuesit magjepsen nga misteret e hetuesit belg, per kompleksitetin e zgjidhjeve, humorin dhe shkathtesine e mendjes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Romani "Lekura e shagrenit" rrefen historine e nje te riu, i cili e bleu copen e lekures magjike te shagrenit qe te permbushte cdo deshire te tij. Por nderkohe duke nenvleresuar keshillen e shitesit, qe i ofron atij lekuren protagonisti e sheh veten gjate rrjedhjes se ngjarjeve ne situata teper te paparashikuara. Tema qendrore e romanit "Lekura e shagrenit" eshte konflikti midis plotesimit te deshirave dhe jetegjatesise, midis vazhdimesise se jetes dhe varferimit te shpirtit te njeriut, vecanerisht kur ai eshte i fokusuar ne blerjen e pushtetit .Para se te perfundonte romanin "Lekura e shagrenit’’, Balzaku botoi fragmente te tij ne shtypin parisien te asaj kohe, duke nxitur nje interes te jashtezakonshem te lexuesit, qe i parapriu suksesit pas botimit te librit, sukses i cili vazhdon deri ne ditet tona. Botimi i romanit "Lekura e shagrenit" krijoi bindjen e plote ne te gjitha qarqet letrare, se Balzaku ishte nje nga shkrimtaret me te rendesishem te" letersise franceze.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një djalë i përsosur? E kujt i duhet ky? Si duhet të sillet ai? Norma!? Ky libër rrëfen edhe për lidhjet tona, miqësinë, sepse Konradi nuk është një fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë i bërë artificialisht. Si duhet të jetë ai? I sjellshëm, i shkëlqyer dhe me rezultate të jashtëzakonshme? A kanë vërtetë këto ndonjë rëndësi? A është normal një fëmijë që punon gjithmonë mirë? Një nxënës model, me nota të mira, por që nuk orientohet dot në këtë botë dhe as luan me shokët e klasës? Christine Nostlinger i prek këto tema, duke dhënë përgjigje zbavitëse, ironike, përmes këtij libri gazmor, me vlerë të madhe. Romani mahnitës i Christine Nastlinger rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. Konradi - ose djali konservës" është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht. Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të ‘’infekiojnë" edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht " i prapt''
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Harriet Menërs di shumë fakte: -Letra higjenike u shpik nga kinezët në vitin 600 pas Krishtit -Bishti i kometës largohet nga Dielli. -Një zemër e shëndetshme rreh rreth 70 here në minutë edhe kur është e lenduar. Por, ajo as që ia ka idenë se si të" zërë miq të rinj në gjimnaz, apo se si të jetë një supermodele vezulluese e suksesshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Deti është i trazuar dhe në plazh valeviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë per t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpise së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur. Me sytë plot trishtim, i kërkon djalit ta mbajë ajo ditarin duke premtuar t'ia kthejë. Pastaj hipën në trenin që gati po niset. Nëna e tij nuk u kthye më. Kanë kaluar njëzet vjet. Mikeli ende jeton në shtëpinë e vogël brenda në stacionin e trenit. Në trup, uniforma e punonjësit të stacionit që dikur i përkiste të atit në sy një trishtim i thellë. I pëlqen të jetojë vetëm, në shoqërinë e sendeve të humbura që gjen në trenin e vetëm që kalon nga Miniera di Mare. Sepse sendet nuk largohen, i mbajnë premtimet, nuk të braktisin, Derisa një ditë, në të njëjtin tren që kishte marrë nënën, Mikeli rigjen, midis dy sediljeve, ditarin e vet. E ndien se atje e ka lënë e ëma, për të. Por në botë ekziston vetëm një person që mund ta ndihmojë: Elena, një vajzë plot hare dhe dashuri për jetën, e paparashikueshme si vetë jeta, që e shtyn t'i hipë atij treni dhe të shkojë të kërkojë të vërtetën. Dhe, ndoshta, edhe ilaçin për zemrën e tij të humbur. Kjo është historia e një djali që ka harruar ç'do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-ljetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori e paharrueshme, që do të vizatojë një buzëqeshje në zemrat tona.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të paster e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t'u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat. Ky roman tregon aventurat e një grupi kushërinjsh të rinj dhe të miqve të tyre që jetqjnë në ishullin Princ Eduard, në Kanada, ku fëmijët dhe të rriturit grumbullohen tërë kuriozitet për të dëgjuar tregimet magjepsëse të Vajzës së Historive. Kur Bev Kingu dhe vëllai i tij Feliksi mbërrijnë për të kaluar verën në shtëpinë e tezes Xhanet dhe të xhaxhait Aleks King, ndërsa babai i tyre udhëton nëpër bote per biznes, ata mahniten nga Vajza e Historive. Ata e kalojnë kohën e lire me kushërinjtë e tyre Dan, Felisiti dhe Sesilia Kingun, me djalin e punësuar Peter Kreigun, me fqinjën Sara Rein dhe me një kushërirë tjetër, Sara Stenlin. Kjo e fundit është pikërisht Vajza e Historive, e titullit të librit, e cila argëton grupin me tregime magjepsëse, duke tërhequr vëmendjen e auditorit me çdo fjalë të saj. Njihuni me Sara Stenlin, e njohur në libër si Vajza e Historive. Ajo është heroina më e këndshme per L.M. Montgomery, bashkë me personazhin tjetër aq të njohur Ana flokëkuqja.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit. Kur Rejçëll Çu pranon ta kalojë verën në Singapor me të dashurin e saj Nikolas Jang, ajo përfytyron një familje të thjeshtë, udhëtime për të vizituar ishullin dhe pushime të bukura me djalin me të cilin shpreson të martohet një ditë. Çka ajo nuk di është se shtëpia e familjes së Nikut është në të vërtetë pallat, se do të udhëtojë më shumë me aeroplane private sesa me makina dhe se me një nga beqarët më të lakmuar të Azisë përkrah mund të bëhet shënjestër e goditjeve. E ndodhur në botën e shkëlqimit përtej përfytyrimit të dinastive Rejçëlli takon Astridën, vajzën seksi e të famshme të shoqërisë singaporase; Edin, familja e të cilit jeton praktikisht në faqet e revistave të Hong-Kongut; si dhe Elenorën, nënën e tmerrshme të Nikut, një grua që ka mendimet e saj fikse se me cilën vajzë duhet a nuk duhet të martohet i biri. Argëtues, tërheqës dhe plot me situata të pazakonta, "Aziatikë çmendurishf të pasur" jep një vështrim nga brenda të shoqërisë së lartë aziatike, një tablo të saktë të përplasjes midis të pasurve të vjetër e të rinj; midis kinezëve të përtejdetit dhe kinezëve të kontinentit. Por edhe një rrëfim të mrekullueshëm për faktin se çfarë do të thotë të jesh i ri, i dashuruar dhe jashtëzakonisht, "çmendurisht", i pasur.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Libri ‘’Në lojë me djallin’’ të fut në një bote, ku vërtitesh rreth sfidave marramendëse të varësive, nëpër të cilat jetonte një grup i pandarë shokësh. Në faqet e tij gjen njëherësh dhembshuri, humor e trishtim. Historia e tyre ka prekur thellë, por rimëkëmbja dhe përpjekja për të mbijetuar është një mundësi reale dhe ky libër do t'ju mbushë me shpresë." Joanne Peterson
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Jeta e Ed Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë përspektivë për të ardhmen. Kur s'lexonte e kalonte kohën me miqtë duke luajtur letra para një gote birrë ose duke shëtitur Portierin, qenin e tij, që pintë shumë kafe dhe kutërbonte edhe kur ishte i pastër. Nuk para ishte fort i shkathët me vajzat, sepse e vetmja që i interesonte vërtet ishte Odri, arsyeja përse kishte mbetur në ketë vend pa rrugëdalje. E zonja ta godiste në zemer me një fjalë: "Je miku im më i mire". S'ka nevojë për plumb që ta vrasesh një burrë, mjaftojnë fjalët. Gjithçka dukej kaq tmerrësisht e pandryshueshme; derisa rastësia e vuri përpara një grabitësi, dhe Edi bëhet heroi i dites. Nga ai çast nisi të merrte mesazhe të çuditshme të shkruara ne letra bixhozi, dhe secila syrësh i priu udhë drejt bëmash të reja të paharrueshme. Dhe ndërsa Edi bëhej përherë e më popullor, ndërsa shihte një tjetër dritë të shkreptinte në sytë e Odrit dhe njerëzit e përshëndesnin rrugës, filloi të pyesë: prej nga mbërrijnë mesazhet, kush është lajmëtari?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Apofisi është i lashtë sa gjithësia dhe vetëm një armiku i trembet: Rasë. Mund edhe të mos ia dilja mbanë ta riktheja Ranë, por instinkti më thoshte se ishte mundësia e vetme. Dhe, që ta them troç, fakti që të gjithë më thoshin pareshtur se po gaboja - Basti, Horusi, madje edhe Sejdi - ma mbushte edhe më shumë mendjen se isha në rrugë të mbarë. E pranoj, jam kokë më vete unë! Autor i suksesshëm për fëmijë dhe të rritur, është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme të gjinisë mystery. Pasi punoi si mësues anglishteje për pesëmbëdhjetë vjet, iu kushtua me kohë të plotë të shkruarit dhe jeton në San Antonio, Teksas, me të shoqen dhe dy fëmijët. Qëkur Zotat e Egjiptit të Lashtë u këshuan në botën modern, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së jetës, keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lane kohë që t’I praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin. Ndërkaq, Apofisi, gjarpri gjigant, armiku i tyre, po çlirohet nga forcat e të keqes. Nëse ata nuk arrijnë ta ndalojnë, brenda disa ditësh bota do të zhduket. Me fjalë të tjera, kjo mund të quhet një javë e zakonshme për familjen Kein. Shpresa e vetme për shpëtim është të ringjallin Ranë, zotën më të lashtë dhe më të fuqishme të egjiptianëve. Sipas mitologjisë, Raja, nën kanosjen e Apofisit dhe Isidës, ia lë fronin e zjarrtë Osiridit, dhe bie në një gjumë të përjetshëm. Që të mos zgjohet, e ka ndarë në tri pjesë Librin e Rasë, një papirus antik, që përmban sekretet dhe formulat magjike për ta zgjuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
SHOQËRIA E MBËSHTETUR TE GRUPIMET ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati. Ndoshta përtej gardhit, ajo dhe Tobiasi do të gjenin një jetë më të thjeshtë së bashku, pa gënjeshtrat e ngatërruara, besnikërinë e vështirë dhe kujtimet e dhimbshme. Por realiteti i ri i Trisit është edhe më alarmues se ai që la pas. Zbulimet e dikurshme tani i duken të pakuptimta. Të vërteta të reja e shpërthyese u ndryshojnë zemrën njerëzve që do. Edhe kësaj here, Trisi duhet të luftojë për të kuptuar natyrën e ngatërruar njerëzore - dhe të vetes së saj - ndërkohë që përballet me zgjedhje të pamundura që i vënë në provë guximin, besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë. I treguar nga një perspektivë e dyzuar, libri Besnikja i autores më të shitur sipas New York Times-it, Veronika Roth, përmbyll në mënyrë të fuqishme serinë “Divergjentja” duke zbuluar të fshehtat e botës imagjinare që tërhoqi miliona lexues me librat “Divergjentja” dhe “Kryengritësja”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t’u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Er-in nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë. Takimi mes të dyjave s’premton asgjë të mirë: Moli është ngaherë çehrengrysur, më shumë mbllaçitet nëpër dhëmbë sesa flet, ka pirsing në gjithë trupin dhe dy cullufe të oksigjenuara që i varen ndanë fytyrës. Vetëm se Viviani është një grua e rrallë, të cilës jeta i ka marrë e dhuruar shumë: nuk stepet aspak nga pamja e Molit. Ditë pas dite, që të dyja zbulojnë se ka diçka që i bashkon: edhe Viviani ka mbetur vetëm në vogëli dhe, si shumë fëmijë të tjerë të kohës së vet, futet në “Trenin e jetimëve” për të gjetur një familje që ta merrte në kujdestari. Dhe, kur Moli e kupton se mund ta ndihmojë, që ta davarisë atë tis misteri, që prej vitesh e përndjek, shkëndija e ndjenjës më të zjarrtë e të sinqertë do t’i çlirojë të dyja. Historia e një miqësie që magjeps dhe mallëngjen. Christina Baker Kline rrëfen mrekullinë e një zemre të madhe dhe bujare.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një roman me karakter të thellë psikologjik. Në këtë roman nuk kanë aq rëndësi veprimet e personazheve, sesa gjendjet e tyre. Veprimi, ngjarja, ndodhia, domethënë subjekti zhvendoset brenda botës së personazhit. Thelbi i Ema Bovarisë është ëndërrimi i vazhdueshëm, jeta me iluzione dhe zhgënjimi prej tyre. Prej këtij personazhi ka marrë dhe emrin dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit në jetë (bovarizëm). Për Floberin Ema është viktimë e librushkave romantike pa vlerë dhe e mjedisit meskin shoqëror, por edhe mishërimi i falsitetit, i egoizmit dhe e një trilli sentimental, kështu që ai e simpatizon (më mirë, e mëshiron) dhe e kritikon njëherësh.
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme. Por Boni e di se diçka ka për të ndodhur së shpejti. E ndjen se forca e ligë që ka mbjellë aq shumë tmerr, po bëhet gati për t'u kthyer. Një fatkeqësi tjetër ka për të rënë mbi Fell's Çërç-in dhe banorët e tij, një fatkeqësi e rrallë: Fuqia tjetër po përgatitet të korrë të tjera viktima dhe heronjtë tanë të rinj do të marrin pjesë në një betejë të furishme, në të cilën për të ndaluar në kohë të ligën, duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Edhe për të vënë mënjanë pasionet e tyre personale, kaq përvëluese dhe kaq shkatërruese.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me Stefanin misterioz. Por Stefani fsheh një sekret, një mister të tmerrshëm që do të mundte fare mirë të trondiste përgjithmonë jetën e vajzës. Fillon kështu për Elenën, aventura më magjepsëse dhe njëkohësisht më e rrezikshmja. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, drite dhe errësire, në të cilën Stefani dhe Dejmoni, dy vëllezër vampirë, kundërshtarë në luftën e tyre mijëvjeçare, do të luftojnë për zemrën e vajzës si dhe për fatin e saj. Mes dashurish të penguara dhe miqësish fatale, vampirët zbarkojnë në lice. Të gjithë personazhet janë vërtet magnetikë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë për t'ia arritur qëllimit. Stefani është në kërkim të një fuqie më të madhe, që të jetë në gjendje të eliminojë rivalin e tij të urryer, por nuk ka ndërmend t'i dorëzohet etjes për gjak njerëzor që e mundon shpesh. Elena e di që duhet të marrë një vendim fatal: duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj Stefanit dhe tërheqjes këmbëngulëse ndaj Dejmonit. Në errësirën e shpirtit të saj, ndjenja konfliktuale luftojnë me njëra-tjetrën. Jashtë, ka shpërthyer beteja më e furishme e të gjithë kohërave, ku çdo goditje është e ligjshme dhe e lejuar...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyruar të shpallin armëpushimin dhe të bashkojnë fuqitë e tyre për t'u përballur me një kërcënim të errët dhe të tmerrshëm. Një tërbim i ligë, i cili mund të thyhet vetëm nëpërmjet një aleance solide. Urrejtje dhe dashuri, gjak dhe hakmarrje; këto janë simbolet që shfaqen në aventurën e frikshme dhe vulosin fundin e saj. Pas "Zgjimi" dhe "Lufta", Lisa Jane Smith përgatitet të godasë direkt në zemër lexuesit e saj me një tjetër episod tronditës të Ditarit të Vampirit. Lisa Jane Smith ka filluar të shkruajë që në fëmijëri dhe romani i saj i parë është botuar sapo u diplomua. Librat e saj janë përkthyer në të gjithë botën dhe kanë dituar admirimin e dy gjenerata lexuesish. Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare" po publikon në Shqipëri një nga baladat e saj më të suksesshme: "Ditari i Vampirit" (Zgjimi, Lufta, Tërbimi, Mesha e zezë, Rikthimi: Zbret nata). Saga e "Ditari i Vampirit" është tani edhe një seri e sukseshme televizive.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Është një nga romanet bashkëohorë më të vlerësuar në Greqi për moshat 13 vjeç e më të rritur. Shkrimtarja greke, Voula Mastori, është autore e dhjetra librave për fëmijë. Ajo ka marrë çmime nga Firma e Shkrimtarëve Grekë, nga rrethi i librit grek për fëmijë, nga Këshilli I Shkrimtareve Femra, nga Ministria e Kulturës së Greqisë, në festivale ndërkombëtare etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania